Newsletter

Fillimi | Argëtim | Është koha për Teatër !!!!!

Është koha për Teatër !!!!!

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Aktualisht në Teatrin Shqiptar përgatitet shfaqja “Gishti”, një tragjedi shkruar nga autorja e re dhe tejet e suksesshme nga Kosova, Doruntina Basha dhe në regji të Agon Myftarit. Kurse premiera e shfaqjes pritet të jetë më 26 shkurt.

‘Gishti’  është rrëfim për luftën e Kosovës nga perspektiva e grave të personave të zhdukur. Drama eksploron jetën e rëndë të dy grave, Zojës (rreth 45) dhe Shkurtës (në të 30-at e hershme), të cilat vazhdojnë të jetojnë bashkë në pritje, pavarësisht faktit që djali i Zojës, respektivisht burri i Shkurtës, është zhdukur në luftën e Kosovës dhjetë vjet më parë. Zoja pret që djali t’i kthehet i gjallë, ndërsa Shkurta pret që të kthehet trupi i tij në qese të zezë.  Në një nivel tjetër ‘‘Gishti’’ eksploron edhe fenomenin shoqëror të ripatriarkalizimit të shoqërisë pas lufte, duke obliguar gratë që jetojnë në ambiente tradicionale e që vazhdojnë të kontrollohen nga kode patriarkale edhe pse burrat e tyre nuk janë më.

‘Gishti’ në vitin 2011, është shpallur ‘Drama më e mirë bashkëkohore e angazhuar’ në konkursin rajonal të Fondit Heartefact për dramë bashkëkohore, në të cilin kanë konkuruar  mbi 120 drama nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi e Kosova. ‘Gishti’ është dhënë premierë në teatrin Bitef në Beograd, më 25 dhjetor 2012, në regji të Ana Tomoviq dhe në role nga Jasna Gjuriçiq dhe Milica Stefanoviq. Njëherit, ‘Gishti’ është teksti i parë i një autoreje shqiptare që inskenohet dhe prodhohet nga një teatër I Beogradit.

Duke lënë pak anash tragjedinë, të theksojmë që në repertoarin e Teatrit Shqiptar – Shkup, rikthehet shfaqja “Kabare ORKESTRA” me tekst nga Zhan Ani dhe në regji të Natasha Popllavska.

“Kabare ORKESTRA”  është produkcion i vitit 2011, ku mori edhe çmimet në festivalin e teatrove“Vojdan Çernodrinski” : aktorja më e mirë në rol dytësor, Amernis Jovanovska  Nokshiqi dhe çmimin për koreografi më të mirë. Regjisorja Popllavska, ka gërshetuar tekstin komik të autorit francez Jan Ani, me koreografi të pasur nga Olga Pango dhe muzikë origjinale dhe këngë të njohura të përpunuara nga Xhengiz Ibrahim, në mënyrë që të rezultojë me një shfaqje kabare.

"ОRKESTRA"  përmes dialogjeve komike përqëndrohet në çështjet universale të femrës duke i pasqyruar rrëfimet e tyre jetësore dhe i ofron publikut mundësinë për të analizuar dhe polemizuar pikërisht rreth raporteve mashkull-femër. Andaj edhe jo rastësisht është zgjedhur për t`u vënë në skenë pikërisht në ditën kur bota kremton dashurinë.

Luajnë: Fisnik Zeqiri, Amernis Jovanovska - Nokshiqi, Emine Kadriu, Genci Mirzo, Linda Saiti, Besfort Idrizi, Blerim Dardhishta, Zarije Jonuzi, , Aida Alidemi, Visar Etemi, Vjollca Bekteshi Hamiti, Beqir Nuredini & Albana Mustafa.

Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Argëtim

INVESTIMI I RRADHËS NË APPLE: ANGELA AHRENDTS

Jo shumë kohë më parë, u bë e ditur zyrtarisht që Ahrendts, ne pranverë të këtij viti do të ndërrojë kahjen e profesionit të saj ne botën e modës, të cilin e ushtroi me shumë sukses dhe arritje, dhe do kalojë në botën e teknologjisë, e kjo ka habitur dhe ka bërë kurioz mediat dhe dizajnerët botërorë.
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Alsat-M