Newsletter

Fillimi | Argëtim | VAJZA QË NOTON ME PESHKAQEN TË RREZIKSHËM

VAJZA QË NOTON ME PESHKAQEN TË RREZIKSHËM

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Në thellësitë detare të Hawaii-t, instruktorja e zhytjes, Ocean Ramsey, është filmuar se si ajo noton pa frikë përkrah përbindshave detar njeri ngrënës – peshkaqenëve, raporton DailyMail

Ocean, notimin me peshkaqenët e praktikon që në moshën 14 vjecare dhe me anë videove të saj, ajo do të tregojë që këta qenie nuk janë mizore sic I përshkruajnë njerrëzit dhe ndaj të njejtave ka vetëm ndjenja shoqërore. Ocean, nuk ka aspak frikë të notoj përkrah peshkaqenëve, të kapet për sqepin e tyre dhe të notojnë paralelisht. Ajo ëhstë shumë e lidhur me peshkaqenët dhe me këtë video do të tregojë dashurinë që ndjen ndaj tyre. Kurse mënyrë për të demostruar të njejtën, ka zgjedhur filmimin me shokët e saj dhe të njejtën vieo e ka publikuar ditën e Shën Valentinit për të demostruar lloj të ndryshëm të dashurisë në ditën e të dashuruarve.
“Me të vërtetë është e vështirë të shpjegohet ndjenja e të notuarit krah për krah me një peshkaqen. Thjesht është veprim që ju lë pa frymë. Janë me të vërtetë qenie të kujdesshme dhe të përgjeshme. Është mendim shumë I gabuar konsiderimi I peshkaqenëve si “makina konsumuese njerrëzore”, sepse nuk janë të tille” – shprehet Ramsey për ABC News / GoodMorningAmerica.
Ndërsa kameramani që ka filmuar këtë video, Juan Oliphant, për ABC Neës thotë: “Peshkaqenët ishin të vetëdijshëm për prezencën tonë, ishin të frikësuar dhe të merakosur. Ju duhet vetëm të fitoni besimin e tyre, sepse janë qenie të ndjeshme.”

Kurse videoja është titulluar "A Blonde and a Great White Shark".

Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Alsat-M