Mospagesa e TVSH-së, gjobiten 60 kompani nga Kumanova dhe Likova
Drejtoria e të ardhurave publike, ka gjobitur rreth 60 kompani nga Kumanova dhe Likova në vlerë prej 1000 deri 5000 euro, për shkak të vonimit 2 ditor të dorëzimit të formularëve për pagesën e tatimit të vlerës së shtuar. Sipas drejtuesve të këtyre kompanive, vonesa e dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm është bërë për shkak se gjithë procedura është vonura nga institucionet shtetërore edhe atë për tre ditë radhazi.
“Shembulli konkret është ndërmarrja ime e cila është dënuar me 5000 euro, ndërsa unë jam kontabilist edhe i 60 kompanive tjera në komunën e Kumanovës dhe Likovës. Ndërsa arsyet e dënimit janë mosdorëzimi i formularëve në afat kohor”, deklaroi Sejfulla Bajrami, kontabilist.
Në Drejtorinë e të ardhurave publike thonë se paditë për kundërvajtje janë dhënë në bazë të ligjit aktual për tatime. Sipas tyre, nuk është bërë kurrfarë padrejtësie ndaj këtyre kompanive dhe se gjithë procedura është zhvilluar në kohë të duhur. “Sipas kalendarit tatimor, Drejtoria e të ardhurave publike rregullisht i informon dhe përkujton taksapaguesit për detyrimet e dorëzimit të të gjitha deklaratat tatimore, afatet e fundit, por edhe për dënimet. Ne praktikojmë gjithashtu edhe kontakte të drejtpërdrejta me tatimpaguesit. Kjo veçanërisht vlen për paraqitjen e aplikimit të TVSH- Afati i fundit për paraqitjen e kësaj kërkese është data 15 e çdo muaji rrjedhës. Pra tatimpaguesi ka një periudhë prej 15 ditësh të paraqesë kërkesën”, thuhet në reagimin e kësaj drejtorie. Sipas Drejtorisë për të ardhura publike deri në muajin shkurt vetëm 2116 tatimpagues kanë dërguar formularë për pagesën e tatimeve. Vitin e kaluar janë paraqitur 47 546 raporte vjetore, ndërsa sipas projeksioneve, numri i raporteve të dërguara për pagesën e tatimeve për vitin 2009, duhet të arrijë në 60 mijë paraqitje.
Nevzat Mamuti


-


Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Nuk dim cka ti bejm krizes financiare, punoje dhe nuk na paguajn, tani edhe te na nxjerin shpirtin me keto denimet.
vaj halli per ne.
per shkak te politikes qe gjdo her ja kan mbajtur krahun maqedonasve...
Gjdo mendim i maqedonasve esht ber realitet per popullin maqedonas...
Ku jan burat shqiptar qe i japin premtimet dhe nuk i realizojn...
Ju perfaqsues shqiptar te bdi a mendoni per popullin shqiptar apo veq per veten ....
Ku jan premtimet e juaja qe i keni dhen fjalen popullit....
A spo shihni se qfar gjoba paguajne shqiptaret qe maqedonaset te ndertojn kisha dhe permendore te veta me parat tona qe ne i fitojm me ndjers......
Ne gjith shtetet e zhvilluara paguhen Taxat ne kohe vetem te Shqiptart jo.
Pyete veten a esht kjo ne rregull si te funkcionon nje shtet.Gjobat jan kudo te shkojsh neper bot nese nuk i pagun borxhet kundrejt shtetit.
Na jena msu vetem te tjert mi kerku Gabimet.
Ma mir mbylle kompanin nese nuk ke mi pagu te dhanat. Ju pershendes ALSAT
Dërgoni komentin