Fillimi | FILMA | SERIALE | EZEL - e hënë - e premte 21:45 vetëm në Alsat-M
Madhësia: Decrease font Enlarge font

EZEL - e hënë - e premte 21:45 vetëm në Alsat-M

EZEL -  e hënë - e premte 21:45 vetëm në Alsat-M

Momentalisht seriali më i shikuar në Turqi, inspiruar me motive urrejtjeje, dashuri, tradhti, dhe hakmarrje. Ku do të bindeni se hakmarrja është më e fuqishme se vdekja .

Ky serial me elemente kriminalistike është xhiruar sipas standardeve më të larta, nëpër lokacione të mrekullueshme të Turqisë, Qipros,  dhe Kroacisë.Televizioni Alsat- M, do jua mundësoj ti shihni të dy sezonet njëorëshe, të këtij seriali të mrekullueshëm, ku do ndiqni ëndrrat e parealizueshme, dhe hulumtimin  drejtë së vërtetës.

Omer Unčar (Ismail Filiz) është një djalosh i sinqertë  dhe familjar, dhe shumë i afërt me tre shokët e tij të cilët i njeh që në fëmijëri . Ali (Baris Falay) dhe Džengiz (Yigit Ozsener) janë dy shokët më të mire të tij, për të cilët do ta kishte dhënë dhe jetën, për këtë shkak ai i llogarit ato si vëllezërit e tij, kurse bukuroshja Ejshan (Cansu Dere) është dashuria e jetës së tij.

Pas një kohe të gjatë të kaluar në shërbimin ushtarak, Omeri kthehet në shtëpi në Stamboll, dhe shumë i lumtur për shkak se dëshiron që ta kërkoj  për grua Ejshanin, vajzën e ëndrrave të tij . Megjithatë, fati e drejtoj në një rrugë tjetër – gjatë kohës të mos prezencës së tij, shokët e tij të jetës, planifikojnë një plan të çmendur për vjedhje të një KASINO, por gjatë vjedhjes vritet një truproje, për këtë vrasje akuzohet Omeri sipas dëshmive të  montuara atë e burgosin në burg të përjetshëm. Derisa shokët e tij me parat e vjedhura ndërtojnë karrierën e tyre private , Omeri në burg përjetonte një trishtim të vërtetë . Ai gjithë kohës mendon për tradhtinë, pabesin  dhe dëshminë e rrejshme nga ana e shokëve të tij më të ngushtë.

Omerin gardianët e burgut vazhdimisht e keqtrajtojnë duke tentuar që të zbulojnë se ku i kanë fshehur parat me shokët e tij, dhe gjatë rrahjes të fundit Omeri lëndohet shumë, por me ndihmën e Ramizit një mafiozi të fuqishëm, largohet nga burgu . Fytyra e tij e dëmtuar  duhet menjëherë të operohet, me ndryshimin të fytyrës, ndryshohet dhe identiteti i tij. Omeri bëhet  Ezel Barjaktari (Kenan Imirzalioglu), tanimë një biznesmen i suksesshëm, dhe i specializuar për artet marciale , dhe lexim të mendimeve njerëzore, mbi të gjitha një kumarxhi i suksesshëm. Pas 12 viteve të kaluara në burg, urrejtja e tij ndaj shokëve rritet edhe më tepër, dhe vendos si një turist të vizitoj Qipron që tu hakmerret .

Inspiruar sipas romanit të Alexandro Dumas „Grofi i  Monte Cristos", „Ezel"  është tregim të një mbarim jete të një të riu pa brenga, dhe fillim i një hakmarrje të një njeriu të dëshpëruar.Kjo temë me shumë intrigë, tradhti dhe dashurisë të pakthyer  korr sukses, dhe tërheq vëmendjen të regjisorit Uluc Bayaktar dhe shtëpisë produktive „Ay Yapim", e cila për ta realizuar këtë serial ka angazhuar aktorët më të njohur të kinematografisë Turke.

Rolin kryesor është Kenanu Imirzalioglu,  të cilin publiku e njeh sipas rolit tek Jusuf Miroglu të seriali „Zemra e çmendur", dhe shumica nga ju teleshikues të nderuar do ta vëren dhe top modelin e cila fitoj në vitin 2001, si top model Bote . Dashurinë të EZELIT , Ejshanin e luan Cans Dere, gjithashtu miss i Turqisë. Kurse shokët e Ezelit  luajnë Yigit Ozsener (Džengiz) i Baris Falay (Ali  „kanxha").. Seria Ezel deri tani ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare , për këtë shkak,  ju ftojmë që shumë me vëmendje të ndiqni këtë film të mrekullueshëm, nuk do ta humbisni  kohë kot .

Image gallery

Subscribe to comments feed Komente (9 dërguar):

jeta më 18/03/2011 18:26:52
avatar
shum serial i bukur nga ana e kenanit si seriali ezel ashtu edhe seriali aci hayat
Thumbs Up Thumbs Down
anita më 23/03/2011 17:02:00
avatar
skam koment
Thumbs Up Thumbs Down
lina më 29/03/2011 21:07:13
avatar
Shum flm stafi per serialet e mrekullueshme,po na kini ngatru terminet shum.Po leshoni cdo dite jo kshtu se shum palidhje.
Thumbs Up Thumbs Down
l më 29/03/2011 21:12:16
avatar
Ju lutemi stafi i alsta-m,regulloni terminet e serialeve si ne cdo kanal tjeter jo kshtu di her njave nji serial transmetohet edhe humb deshira per ti ndjekur se i harojm ngjarjet,gjithsesi teleshikuesit i keni para tvkanalit tuaj ska nevoje per kshu manovrash,
Me respekt dhe shpresojm te na mirkuptoni.
SUKSESE te metutjeshme,vec vazhdoni me ket ritem po keni parasysh edhe kritikat tona.
Thumbs Up Thumbs Down
dake më 30/03/2011 08:43:08
avatar
sa epizoda ka ezeli
Thumbs Up Thumbs Down
Alsat - m më 02/04/2011 10:28:28
avatar
Alsat jeni nder tv me te shikuara.....serilet me te mira i shohim tek ju,vetwm vazhdoni.Nese mund t bej nje sygjerim per nje seri te ardheshme Çocuklar Duymasın eshte nje super serial dhe te shkrin se qeshuri......
HOTELI MIHANES ma i mirir nder te gjith serialet qe i keni .
JENI ME TE MIRET !
Thumbs Up Thumbs Down
Arber më 05/04/2011 08:38:24
avatar
Seriali me i miri qe e kam par ndonje her . Ezel <3
Thumbs Up Thumbs Down
Albanos më 05/04/2011 16:26:40
avatar
Ju Lutem ti jepni serialin xhdo dit ..
Thumbs Up Thumbs Down
bujar më 06/10/2011 21:36:20
avatar
qofte se mundet mem tregu ne net qysh mundem me pa live se spo muj me pa filmat
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 9 | shfaqen: 1 - 9

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga SERIALE
Previous
Next