Emisionet
Të gjitha emisionet që transmetohen në ALSAT-M
Lajme - në gjuhën shqipe, çdo ditë në orën 16:00, 18:00, 20:00 dhe 00:05 dhe lajmet në gjuhën maqedonase, çdo ditë në orën 22:30, me informacione më të rejat e më të fundit nga jeta politike, ekonomike, sociale, kulturore-artistike dhe sportive, të vendit dhe të botës.
Rruga drejt... - Emision me përmbajtje politike që zhvillohet në formën e intervistave, debateve dhe komenteve, me temat më aktuale në vend. Të ftuar janë pushtetarë e qeveritarë të lartë, ministra, kryetarë partishë, politikanë të ndryshëm, ambasadorë, personalitete ndërkombëtare, analistë, ekspertë, etj. Midis personaliteteve të larta që kanë marrë pjesë në këtë emision janë: zëvendës ndihmësja amerikane e Shtetit, Rozmari Di Carlo, ambasadori i BE-së në Shkup, Eruan Fuere, ish ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Xhilian Millovanoviç, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha. Emisioni transmetohet çdo të enjte, ora 20:40, ritransmetimi të shtunën ora 14:30. Emisioni drejtohet nga kryeredaktori i ALSAT-M, Muhamed Zeqiri dhe Bobi Hristov.
Magazina ekonomike - Emision për të gjitha zhvillimet ekonomike, në vend, rajon dhe më gjerësisht. Nuk ka politikë, por vetëm prezantohen faktet e standardit jetësor. Emisioni është i hapur për të gjithë, nga ekonomistët e lartë deri te punëtorët. Emisioni drejtohet nga Goran Temenugov dhe transmetohet çdo të diel ora 18:30.
Me shëndet qethja – Është një emision shumë i natyrshëm dhe shumë spontan me një kohëzgjatje jo më shume se 25 minuta sa mund të zgjas një e qethur tek berberi. Intervistohen personalitete të njohura nga jeta politike, ekonomike, kulturore etj. Karakteristik e këtij emisioni është se bisedohet “pa doreza”. Bisedohet për të gjitha temat dhe çështjet aktuale që kanë lidhje me angazhimin profesional dhe jetën private të të ftuarit. Drejtues i emisionit Sasho Ordanovski, drejtor i TV ALSAT-M. Emisioni transmetohet çdo të premte ora 23:00.
EUROFOKUS- është emision i cili i kushtohet tërësisht procesit eurointegrues të Maqedonisë. Në të do të informoheni për të gjitha aktualitetet nga procesi i integrimit në BE, me përvojat e vendeve anëtare dhe përpjekjet e vendeve kandidate si dhe për zhvillimet më të reja në BE. Emisioni transmetohet çdo të diel në orën 21 e 30, ndërsa drejtohet nga Arta Tahiri dhe Bisera Jordanovska.
Studio e Hapur është emision që transmetohet të hënën dhe të mërkurën në orën 23:10 dhe zgjatë 20 minuta. Emisioni drejtohet nga Ismail SINANI. Studio e Hapur është emision kryesisht politik dhe të ftuarit e kësaj studioje janë përfaqësues të nivelit më të lartë politik (president, kryeministër, liderë të opozitës, kryetarë të partive politike, nivelet e para të administratës së shtetit, ekspertë, analistë, përfaqësues të shoqërisë civile etj). Për pasojë dhe debati rrjedh natyrshëm, duke trajtuar çështje aktuale politike dhe jo vetëm dhe duke iu drejtuar publikut më të gjerë. Qëllimi i stafit është që ky debat të bëhet edhe më i prekshëm nga targete të ndryshme të audiencës që kjo e fundit të jetë sa më e gjerë dhe e qëndrueshme.
A e dini se ...? Një emision shumë tërheqës. Udhëheqësi dhe ideatori i këtij emisioni Dritëro Ame, mëshirohet me personazhet e ndryshëm nga jeta, me profesionet e larmishëm. Nëse me vëmendje e ndiqni këtë emision do të zbuloni shumë profesione. Emisioni transmetohet çdo të diel në ora 14:30.
Hite ndër vite - Emision i parë në ALSAT-M, me këngë dhe valle popullore. Mysafirë janë këngëtarë të estradës popullore, nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia dhe më gjerë, ku diskutojnë vlerat e larta të këngës popullore shqiptare. Nuk mungojnë as vallet e bukura shqipe, që do të interpretohen nëpërmjet disa ansambleve artistike. Drejtuese e emisionit, i cili transmetohet çdo të diel ora 15:00 është Yllka Kaba.
Laureatët - Emisioni ka për qëllim tu mundësojë shikuesve të përzgjedhin më të preferuarit e tyre, të ndarë në disa kategori. Nëpërmjet votimit do të zgjedhet Hiti i vitit , Këngëtari i vitit, Këngëtarja e vitit, Albumi i vitit, e shumë kategori të tjera. Emision e drejton Flora Shabani, ndërsa transmetohet nga e hëna në të premte në ora 16:30 dhe të hënën në 20:40.
5+ Emision për fëmijë. Emetohet çdo ditë pune nga ora 10:00, ritransmetimi në ora 15:15 dhe në fundjavë, të dielën ora 8:30. Emisioni synon të ndikojë në aspektin edukativo- arsimor tek brezat e rinj, por edhe tek më të rriturit. Drejtues të emisionit janë Nertila Dika dhe Bujar Sahiti. Emisioni realizohet në bashkëpunim me organizatën joqeveritare OHO.
Evropa e lirë - emision me intervista të pushtetarëve e qeveritarëve të lartë, personaliteteve e figurave të njohura të jetës politike e publike, ekspertëve të fushave të ndryshme, etj. Ky është një projekt i përbashkët i ALSAT-M me radion Evropa e Lirë. Emisioni transmetohet çdo të diel, ora 16:15.
Toka e mirë - Emision për agrobiznes. Nëpërmjet mozaikut të xhiruar në mjediset ku punojnë fermerët tanë, sjellim të dhëna të rëndësishme për të gjithë segmentet për prodhim dhe përpunim, këshilla profesionale dhe reportazhe nga mjediset rurale. Toka e mirë është udhëheqës i vërtetë në botën e agrobiznesit, përplot të dhëna për bursat botërore, në të cilat bëhet tregti me ushqim dhe materiale, të cilat para se gjithash përfaqësojnë përvojën evropiane në prodhimin e ushqimit të shëndoshë. Transmetohet çdo të diel ora 10:30, ritransmetimi të enjten ora 14:00.
Lugina e ujqve Kurthi – Edhe pse secila episodë fillon me njoftimin se ngjarjet në këtë serial kriminalistik, janë të imagjinuara dhe çdo personazh që mund t’i ngjajë dikujt ,është krejtësisht e rastësishme, njohësit e mirë të situatës dhe ngjarjeve në Turqi thonë se ky serial është një realitet i zhvillimeve në Turqi, ku nxirren në pah ngjarjet aktuale të nëntokës në kohën e sotme. Personazhi kryesor Pollat Alemdar, pa e kursyer veten, ballafaqohet dhe iu kundërvihet bandave globale, dhe të të pasurve, të cilët e keqpërdorin shoqërinë. Seriali emetohet cdo te premte në ora 20:40.
Film Artistik - Synon të sjellë në shtëpitë tuaja kinematografinë botërore, filma artistikë të huaj dhe aktorët më të njohur e të dashur të botës për publikun e gjerë. Edhe filmat me të fundit të kinematografisë botërore mund ti ndiqni në ekranin e TV ALSAT-M, çdo të martë ora 20:40.
Film Artistik Shqiptar – Në programin e TV ALSAT – M, nuk mungon transmetimi i filmave artistik shqiptar. Filmat nga arkivi i filmit shqiptar, i cili zë vend të posaçëm në programin e ekranit tuaj emetohen çdo të shtunë ora 10: 00.
Dokumentar- Në televizionin ALSAT-M, gjithashtu mund të shihni filma dokumentarë të fushave të ndryshme: politike, ekonomike, sociale, kulturore, artistike, sportive, të prodhuara nga “Deutsche Welle” dhe “BBC”.
Berta in Motion – Një dokumentar turistik, duke prezantuar vendet më ekzotike, dhe më të bukura nëpër të gjithë botën. Keni rastin të ndiqni vendet turistike siç janë Turqia, Greqia, Bahama, Egjipti, Florida, e shumë e shumë të tjera.













