ALSAT-M -Edicioni shqip: Frekuentimi në objektet hotelierike përgjysmohet Frekuentimi në objektet hotelierike përgjysmohet ================================================================================ ALSAT M on 08/02/2010 11:07:00 Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, frekuentimi në objektet hotelierike në Ohër është zvogëluar përgjysmë. Këtë e pohojnë pronarët e objekteve hotelierike të cilët sqarojnë se fitimi brenda ditës dukshëm është zvogëluar. Hotelierët e Ohrit pohojnë se gjatë ditës, qarkullimi është dyfish më i vogël në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në mbrëmje fitimi është zvogëluar për 15 deri në 20 për qind. Para do kohe, Ohrin e vizitoi ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi të cilit hotelierët e qytetit iu ankuan për efektet negative të ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit. Ministri theksoi se kjo është vetëm pasojë afatshkurtër, ndërsa në planin afatgjatë, sipas tij, ligji do t’i arrijë efektet e dëshiruara, ndërsa gjendja në biznesin hotelierik do të stabilizohen. /makfaks/