Fjala e fundit
VEBI VELIJA (1948-2009)
Ikja e Vebi Velisë nga jeta e jonë është sikur dikush ta ndalonte erën në natyrë. Në dyzet vitet e fundit, me forcën e erërave të Sharrit, në fshatin e lindjes Gradec, Vebiu kaloi më shumë kilometra ballkanike dhe botërore se sa shumica e pilotëve profesionalë. Kurse edhe koeficienti i inteligjencës i ishte ‘pilotesk’: afër 150! Energjia të cilën ai e posedonte, mund t’i lëvizte malet. Integriteti i tij personal ishte si një mal... Mal në lëvizje.
I lindur para gjashtëdhjetë viteve në Maqeodni, intelektualist i rritur dhe i edukuar në Kroaci, me biznesit e zgjeruar nëpër Ballkan, e sidomos në Shqipëri, Velija është një shembull i rrallë i njeriut botëror dhe ballkanik, në kuptimin më të mirë të fjalëve: kozmopolit, tolerant, me shpirt të qetë, zemër të butë dhe dorë të hapur, por edhe me vendosmëri dhe guxim, cilësi kjo e njerëzve me karakter të fortë dhe shpirt aventuresk. Kureshtja e tij e përhershme, mund të matej vetëm se me lartësinë e mendjehollësisë, me vizionet e biznesit dhe politikës.
Populli i tij, shqiptarët, i ishin preokupim i përhershëm. Ndaj tyre ishte i rreptë, ashtu siç është i rreptë prindi ndaj fëmijëve të tij që bëjnë marrëzira, por edhe krenar i pamatshëm që në këto hapësira zor se do të tejkalohet. I donte dhe i vlerësonte të gjithë ata që i rrethonin shqiptarët. Vebiu njerëzit i ndante vetëm se në të mirë dhe të këqinj, në të mençur dhe më pak të mençur. Tek ai vinin të gjithë, edhe të mençurit edhe ata më pak të mençur, për shkak se këshillat e tij ishin të çmueshme edhe për ata që donin e edhe për ata që nuk donin t’i dëgjojnë.
Njoh shumë biznesmenë të cilët televizionet të cilat i posedojnë u janë vetëm edhe një mjet më tepër për zgjerimin e biznesit. Për Vebiun, televizionet e tij, parasëgjithash ishin mjet për emancipim, arsimim, për ‘hapjen e syve’ të popullit.
Në Alsat-M vinte njëherë në vit: të na e urojë Vitin e Ri. Insistimi i tij në standardet profesionale gazetareske dhe pavarësinë e politikës redaktuese ishin reperë të cilët në botën e turbullt të politikës vendore, nuk ishte lehtë të arrihen.
Ndonjëherë kujdesshëm vëreja se ndoshta do të duhej ta zvogëlojë tempon e jetës me të cilën jetonte. Ai rrugës do të përgjigjej: “Të tjerë janë të lindur për të...”.
Vebiu kishte lindur që të ketë sukses. Vepra të cilat i la pas vetes pamëdyshje se e vërtetojnë këtë.
Sasho Ordanovski
Drejtor i ALSAT-M
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |






