Neziri demanton Bexhetin: Sallat i bëri qeveria
Zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri ka demantuar pohimet e Sadi Bexhetit në mitingun e PDSH-së të mërkurën mbrëma, ku kryetari aktual i Komunës së Tetovës u lavdërua se komuna ka ndërtuar gjashtë salla sportive në mandatin e kaluar.
“Ne gjatë mandatit tonë ndërtuam gjashtë salla në qytetin tonë. Ju e dini se gjatë katër viteve rezultatet tona, jeni ju ata që do ti shihni dhe do të votoni”, ka deklaruar Sadi Bexheti, kryetar i Komunës së Tetovës.
“Unë jam i detyruar të demantoj liferimet dhe prezantimet që bën në fushatën parazgjedhore Sadi Bexheti, lidhur me investimet kapitale që është duke i bërë Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Të gjitha sallat sportive që janë ndërtuar në Komunën e Tetovës janë bërë krejtësisht kryekëput nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si rezultat i investimeve kapitale. Të gjitha sallat dhe investimet tjera në sistemin arsimor, por edhe në rikonstruim dhe ndërtim të shkollave që do të bëhen në të ardhmen në Komunën e Tetovës kryekëput do ti bën MASH me investime kapitale”, tha Safet Neziri, zëvendës ministër i arsimit.
Safet Neziri gjithashtu thekson se ky ritëm i ndërtimit të sallave sportive do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke premtuar që deri në vitin 2014 të gjitha shkollat e mesme të Tetovës të pajisen me salla sportive. Sipas tij, përveç në Komunën e Tetovës, ndërtimi dhe rikonstruimi i shkollave dhe sallave sportive do të vazhdojë edhe në vendbanimet tjera, me theks të veçantë në vendbanimet rurale në të cilat ka nevojë për rikonstruimin apo ndërtimin e shkollave. Benjamin Arifi
Kushtetuesja shqyrton ligjin e lustrimit
- Tetovë, protesta kundër testimit ekstern
- Qoku dhe Xhelili zëvendësojnë Selën dhe Zeqirin
-
Çuçer Sandevë: Mungon gjuha shqipe, por jo edhe ajo serbe!
- Sllovakim, evitohet vjedhja rekorde në bankë
-
Faza e verdhë alerte në pjesën më të madhe të Maqedonisë!
-
N.P. Hekurudhat e Maqedonisë, anashkalon gjuhën shqipe
-
Thaçi për ‘Dnevnik’: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin
-
Ahmeti porosit maqedonasit: Nuk preket identiteti, ndryshohet vetëm emri i shtetit
-
Mallkimet e Thaçit, ofendime për shqiptarët. Demiri: Thaçi ka firmosur falimentimin e PDSH
- Mbetet rreziku për kthimin e vizave për Maqedoninë
-
Tetovë-Gostivar, qentë endacak shkaktarë të aksidenteve
-
Kuçi: Nuk do të ekstradohen Demiri dhe Ismaliloviq
| Македонски

Facebook
Twitter