Rritme moderne me instrumente tradicionale prej bambuje
Muzikë tradicionale me ritme moderne. Pjesëmarrësit e një kursi në Indonezi, perfomojnë pikërisht këtë muzikë duke përdorur instrumentet tradicionale nga bambuja. Çdo ditë pas përfundimit të orarit të mësimit, rreth 50 fëmijë dhe adoleshentë indonezian mblidhen në kursin Mang Udjo Angklung. Ata luajnë këngë duke përdorur instrumentin muzikorë tradicional të quajtur “angklung”. Instrumenti është i përbërë nga gypa bambuje. Ky kurs ishte formuar nga artisti Udjo Ngagalena, i cili është edhe i njohur për promovimin e instrumentit “angklung”. Edhe pse fillimisht ky kurs i dedikohej fëmijëve, tani më shumë se 600 anëtarë janë pjesë e tij.
“Ky kurs ka për qëllim që duke performuar me instrumentet tradicionale nga bambuja të ruajmë muzikën tradicionale nga zhdukja”, thotë Mang Udjo Angklung, menaxher.
Rreth 150 zejtarë punojnë për ndërtimin e këtyre instrumenteve. Por përveç instrumenteve nga bambuja që kanë rol kryesor, performansa shoqërohet edhe me vallëzime tradicional. Këto instrumente kanë tërhequr interesim të madh edhe të shumë shteteve. Ndërsa Japonia i përdor instrumentet si pjesë të terapive kuruese, Gjermania i përdor për kërkime shkencore.
Semra Jakupi


-


Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Dërgoni komentin