Newsletter

Fillimi | Lajme | Nga bota | Obama: Lufta në Afganistan përfundon më 2014

Obama: Lufta në Afganistan përfundon më 2014

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka deklaruar se "lufta e SHBA-ve në Afganistan do të përfundojë deri në fund të vitit 2014".

Në një fjalim të tij, Obama tha se 34 mijë turpa amerikane do të lënë Afganistanin gjatë vitit të ardhshëm.

Pas largimit të trupave gjatë vitit 2014, Obama tha: “Lufta jonë në Afganistan do të marrë fund”.

Obama bëri të ditur se rrjeti i militantëve të Al-Qaida-s, tashmë është vetëm një “hije nga ajo çfarë kanë qenë më herët”.

Obama i ka bërë thirrje liderit të Iranit që të ofrojë një zgjidhje diplomatike për krizen nukleare, duke thënë se një koalicion ndërkombëtar është i vendosur për të parandaluar Republikën Islamike të prodhojë armë bërthamore.

Obama e dënoi testin bërthamor të Koresë së Veriut të bërë të martën, dhe u zotua të ndjekë shkurtime të mëtejshme në arsenalin bërthamor të SHBA-ve dhe Rusisë.

Nese nuk shfaqet videoja ne smartphone klikoni ketu ::
Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Nga bota

Presidenti afgan në vizitën e parë jashtë vendit

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ndodhet për vizitë në Arabinë Saudite.Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit prejse ka marrë detyrën.Ghani është duke
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Alsat-M