Newsletter

Fillimi | Lajme | Nga bota | Danimarka - fituese e Eurovizionit 2013

Danimarka - fituese e Eurovizionit 2013

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Danimarka është fituese e Festivalit Evropian të Këngës, 2013. Në finalen e mbrëmshme, 20-vjeçarja, Emilie de Forest ka mundur  25 finalistët e tjerë në Malmo të Suedisë me këngën “Only Teardrops”. Emilie de Forest ka marrë 281 pikë ndërsa ka performuar zbathur, e mbështetur nga flauta dhe daullet.
Në një intervistë nga Eurovizionin, De Forest  është shprehur tejet e lumtur për fitoren. Ajo ka thënë se suksesin ia kushton nënës së saj dhe babait të ndjerë.

“Jam shumë e lumtur që kam fituar për Danimarkën dhe posaçërisht në Suedi. Babai im ka qenë suedez dhe ai do të ishte shumë krenar. Thjesht, jam shumë e lumtur. Votimi ishte shumë i afërt me vendet e tjera. Jam shumë e lumtur dhe dua të falënderoj Evropën për besimin në mua, besimin në këtë këngë, si dhe miqtë dhe familjen time”, deklaroi Emilie de Forest, fituese e eurovizionit.

Vendin e dytë e zuri  përfaqësuesi i Azerbajxhanit, Farid Mammadov me 234 pikë. Kënga e tij “Hold me” ka qenë një tjetër performancë e shquar për Azerbajxhanin, i cili vitin e kaluar ka qenë nikoqir i Eurovizionit. Në vendin e tretë ka dalë Ukraina, përfaqësuesja e së cilës, Zlata Ognevich, me këngën “Gravity”, ka marrë 214 pikë. Pikët janë dhënë nga juritë kombëtare në 39 vende të Evropës dhe përmes votimit të teleshikuesve. Rregullat kanë ndaluar votuesit të votojnë për përfaqësuesit e vendeve të tyre. Eurosongu i 58-të me radhë është ndjekur nga 125 milionë teleshikues në mbarë botën. Fitorja e mbrëmshme e përfaqësueses nga Danimrka e bënë vendin e saj të jetë  organizatore e  vitin e ardhshëm. Danimarka ka fituar garën edhe dy herë të tjera – herën e fundit në vitin 2000, kur Vëllezërit Olsen kanë triumfuar me këngën “Fly on the Ëings of Love”. Në edicionin e sivjetmë, Maqedonia dhe Shqipëria  kanë dështuar të kualifikohen në finale. Maqedonia idhte radhitur në vendin e 16 ndërsa një vend më lartë përfaqësuesja e Shqipërisë me këngën “Identitet” të interpretuar nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko. Pos Greqisë, asnjë shtet i Gadishullit Ballkanik sivjet nuk ka qenë i suksesshëm. Gyltene Rexhallari

Nese nuk shfaqet videoja ne smartphone klikoni ketu ::http://youtu.be/UpfFdy9nTyY
Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Nga bota

Ukrainë: Separatistët hoqën dorë nga pavarësia, kërkojnë autonomi

Rebelët pro-rus i tërhoqën kërkesat për pavarësi të plotë dhe thanë se do ta respektojnë sovranitetin e Ukrainës. Në fokus të përpjekjeve të tyre është
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Alsat-M