Newsletter

Fillimi | Lajme | Nga rajoni | Greqi: Tërmet, u shpall gjendje e jashtëzakonshme në Kefalonia

Greqi: Tërmet, u shpall gjendje e jashtëzakonshme në Kefalonia

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Pas tërmetit të djeshëm, në ishullin grek të Qefalonisë, sot është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Janë mbyllur gjitha shkollat dhe gjithashtu janë mbyllur disa rrugë për shkak të shembjes së dheut. Autoritetet njoftuan se gjatë tërmetit janë lënduar dhjetëra persona, kurse shumë ndërtesa banimi dhe administrative kanë pësuar dëme. Ministri i Brendshëm grek, Janis Mihelakis, arriti sot në ishull për të vlerësuar dëmet. Tërmeti në këtë ishull në detin Jon kishte një intensitet prej 5.8 ballë, kurse u shoqërua nga një varg dridhjesh të tjera me një intensitet prej 3.5 deri më 4.5 ballë. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 11 kilometra nga qyteti Argostoli, kurse tërmeti dje pasdite u ndje edhe në disa pjesë të vendit tonë. Ndërkaq, Qefalonia në vitin 1953 ishte shkatërruar pothuajse krejtësisht nga tërmeti i fuqishëm, i cili në atë kohë kishte ngritur ishullin për plotë 60 centimetra. Petar Bllazhevski

Nese nuk shfaqet videoja ne smartphone klikoni ketu ::http://youtu.be/nXgDFKFGM1M
Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Nga rajoni

Rama e Ahmeti përshëndesin koalicionin PDK-LDK

Qeveria shqiptare mbështet krijimin e koalicionit qeverisës në Kosovë mes PDK-së së Hashim Thaçit dhe LDK-së së Isa Mustafës.  Kryeministri shqiptar Edi Rama është shprehur
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Alsat-M