Newsletter

Fillimi | Lajme | Nga rajoni | Kroacia në BE pa mekanizmin për bashkëpunim dhe kontroll

Kroacia në BE pa mekanizmin për bashkëpunim dhe kontroll

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Kroacia do të hyjë në BE pa mekanizmin për bashkëpunim dhe kontroll, siç i ishte imponuar Rumanisë dhe Bullgarisë, njoftuan mediat rumune, duke ju referuar kumtesës së Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian.
"Eurodeputetët kanë besim në fuqinë dhe pjekurinë e demokracisë në Kroaci, në ekonominë sociale të tregut dhe aftësinë e saj t'i përmbushë obligimet e anëtares së BE-së", thuhet në kumtesë.
Eurodeputetët gjithashtu kërkuan nga të tre vendet, të cilat ende nuk e kanë ratifikuar marrëveshjen për inkuadrimin e Kroacisë në BE, ta bëjnë këtë.
Për inkuadrimin e një vendi në Union nevojitet dakordim i të gjitha  anëtareve. Vetëm Sllovenia, Danimarka dhe Gjermani ende nuk e kanë ratifikuar marrëveshjen për integrimin e Kroacisë. Parlamenti Evropian e dha aprovimin e tij më 1 dhjetor të vitit 2011.
Eurodeputetja rumune Monika Makovej propozoi në fillim të shkurtit BE-ja të vendosë mekanizëm për bashkëpunim dhe kontroll, i cili do të vlerësojë  se Kroacia i zbaton reformat në sistemin gjyqësor, masat për zgjidhjen e konflikteve të interesave, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Propozimi i eurodeputetes rumune megjithatë, u hodh poshtë nga Komisioni për polikë të jashtme i PE-së.

Nese nuk shfaqet videoja ne smartphone klikoni ketu ::
Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Nga rajoni

Rama e Ahmeti përshëndesin koalicionin PDK-LDK

Qeveria shqiptare mbështet krijimin e koalicionit qeverisës në Kosovë mes PDK-së së Hashim Thaçit dhe LDK-së së Isa Mustafës.  Kryeministri shqiptar Edi Rama është shprehur
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Alsat-M