Newsletter

Fillimi | Lajme | Nga rajoni | Daçiq: Nuk e kemi shitur Kosovën

Daçiq: Nuk e kemi shitur Kosovën

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se qeveria e tij “nuk e ka shitur Kosovën” dhe se “ajo është pjesë përbërëse e Serbisë”. I pyetur nga mediat serbe nëse Serbia ka tradhtuar luftërat ballkanike, Daçiq ka thënë se “territori i Serbisë sot është më i madh sesa në fund të atyre luftërave”. Kryeministri serb ka thënë se organizimi eventual i referendumit për Marrëveshjen e Brukselit nuk do të duhej të shtynte zbatimin e saj. Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre më 19 prill, në Bruksel. Ndërkohë, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të takojnë sot në Beograd përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, për të biseduar rreth Marrëveshjes së Brukselit. Nga ana tjetër, autoritetet në Prishtinë kanë thënë se Serbia nuk mund të organizojë referendum brenda territorit të Republikës së Kosovës. “Forma dhe mënyra e organizimit, çështjet që trajtohen në një referendum dhe thirrja për referendum është e përcaktuar me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Asnjë shtet tjetër nuk mund të organizojë referendum në territorin e Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur presidenca e Kosovës. Alsat-M

Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Nga rajoni

Kuvendi i Kosovës sot debaton për Gjykatën e UÇK-së

Janë marrë të gjitha masat që votimi i Gjykatës Speciale të rezultojë i suksesshëm. Thirrja për votë pro ka ardhur edhe nga Shtëpia e Bardhë.Në