Newsletter

Fillimi | Lajme | Nga vendi | Thaçi publikon SMS-at e Zaevit: Më luste për bashkëpunim

Thaçi publikon SMS-at e Zaevit: Më luste për bashkëpunim

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Menduh Thaçi ka publikuar sot përmbajtjen e disa SMS porosive për të cilat thonë se kryetari aktual i LSDM-së Zoran Zaev i ka dërguar në adresë të Menduh Thaçit gjatë fushatës për zgjedhjet lokale.  Sipas përmbajtjes së tyre, Zaev në prag të këtyre zgjedhjeve në vitin 2013 i ka ofruar bashkëpunim PDSH-së, madje edhe përkrahje për kandidatin e kësaj partie për kryetar të Tetovës Sadi Bexhetin. Porosi të tilla, sipas PDSH-së, Thaçi ka marrë kohë pa kohë, pas mesnate, në mëngjes dhe gjatë ditës. Ai tha se ka vendosur publikimin e tyre SMS porosive pas fushatës që bëjnë kundër PDSH-së mediat që sipas tij janë të afërta me LSDM-në.

“Kjo është vetëm një sqarim para opinionit dhe sidomos para shqiptarëve, pse ky sulm kaq i ashpër dhe i fëlliqur i LSDM-së ndaj meje, që mundohen edhe babën të ma rrotullojnë në varr, është se unë nuk pranoj as me ata, as me të tjerët, të punoj në raporte vasaliteti. Ky është vetëm një sqarim, nuk ka të bëjë me kurrfarë denoncimi”, u shpreh Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Por nga LSDM-ja  reaguan duke thënë se pas akuzave të sotme të Thaçit qëndron kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov.

 “Përmes Menduh Thaçit flet Sasho Mijallkovi. Me këtë lideri i PDSH-së, tregon se kur bashkëpunon me një parti politike, Ai në fakt punon për shërbimet e VMRO-DPMNE-së, nën udhëheqjen e drejtorit të DSK-së, Mijallkov”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Koha kur pretendohet se janë dërguar porositë, është para zgjedhjeve lokale të vitit 2013, dhe fill pas prishjes së bashkëpunimit teknik mes PDSH-së dhe LSDM-së, që erdhi si pasojë e refuzimit të LSDM-së për përkrahjen e kandidatit të PDSH-së për kryetar të Komunës së Strugës.

Kryetarit të PDSH-së  Thaçi i pengoi çdo pyetje jashtë temës për të cilën kishte thirrur pres konferencën . Në stilin e tij, nuk hezitoj edhe kësaj here të ofendojë kolegun e MTV-së nga redaksia në gjuhën shqipe, i cili kërkoi nga ai të komentonte zhvillimet në degën e Strugës.

“Ej, ej, ik, ik. Për çfarë flas unë, ti për çfarë flet. Tjetër temë është ajo, tjetër pres konferencë. Të ka thënë, LSDM-ja të ka thënë ta bësh këtë pyetje. Zaevi”, deklaroi Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së. Benjamin Arifi 

 
Nese nuk shfaqet videoja ne smartphone klikoni ketu ::http://youtu.be/8ini5d2E9ZQ
Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Nga vendi

Drejtori i shkollës së Nerashtit reagon ndaj kritikave të Ademit

Pas akuzave që ministri i arsimit Abdilqaim Ademi u bëri drejtorëve të shkollave për infrastrukturën e keqe dhe mungesën e projekteve, reagojnë këta të fundit.
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Alsat-M