Newsletter

Fillimi | Lajme | Nga vendi | KSHZ-ja përcakton listën e kandidatëve

KSHZ-ja përcakton listën e kandidatëve

Madhësia: Decrease font Enlarge font

KSHZ përcaktoi renditjen e listave të partive politike në fletën e votimit për zgjedhjet zgjedhjet lokale të 24 marsit. Subjektet politike dhe kandidatët e pavarur do të përfaqësohen me numrin e njëjtë në listat e votimit për kandidat për kryetar komune dhe këshilltar komunal. Listën e votimit e udhëheqë RDK-ja e Rufi Osmanit me numrin 1, BDI-ja do të përfaqësohet me numrin 17 ndërsa PDSH-ja me numrin 22. Në këto zgjedhje VMRO-DPMNE dhe partitë e koalicionit do të përfaqësohen me 3 numra edhe atë, numri 19 do të vlej për komunat ku VMRO-DPMNE merr pjesë me 20 partitë e koalicionit, numri 4 në ato komuna ku kjo parti garon me 19 parti të koalicionit dhe numri 6 në komunat ku partia e Gruevskit garon me 18 parti të koalicionit. Kandidati i pavarur për komunën e Haraçinës Basri Bajrami në listën e votimit do të jetë me numër rendor 23 ndërsa Besnik Telai që garon në komunën e Çairit do të ketë numrin rendor 27. Stevçe Jakimovski në këto zgjedhje do të garoj me numrin rendor 8 i evidentuar në listën e partisë përparimtare serbe. Përparësi në fletat e votimit kanë 29 kandidaturat që garojnë edhe për kryetar komune dhe këshilltar komunal ndërsa 88 të tjerët janë kandidatura që garojnë ose vetëm për kryetar komune ose vetëm për këshilltar komunal dhe radhiten nga numri 30 deri në numrin 117. Në ato komuna ku nuk garon ai kandidat vendi nuk do jetë i zbrazët por do të shënohet kandidati i ardhshëm.  Gjyltene Rexhallari
       

Nese nuk shfaqet videoja ne smartphone klikoni ketu ::http://youtu.be/cxl4ZBEsaFQ
Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Nga vendi

Ekspertët: Referendumi në Skoci, efekt në rajon

Referendumi për Pavarësinë e Skocisë mund të ketë ‘domino efekt’ në shumë shtete të Bashkimit Evropian por edhe në Ballkan. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Alsat-M