Newsletter

Fillimi | Lajme | Nga vendi | PDSH tubim në Tetovë

PDSH tubim në Tetovë

Madhësia: Decrease font Enlarge font

PDSH-ja aktivitet e e saja zgjedhore mbrëmë  i zhvilloi në qytetin e Tetovës, nga ku kërkoi  edhe një mandat për kandidatin e tyre Sadi Bexheti. Me këtë rast kreu i PDSH-së Menduh Thaçi u ndal në problemin më të theksuar për banorët e Tetovës, atë të ujit të pijshëm dhe u premtoi tetovarëve  se për një afat shumë të shkurtër problemi i ujit të pijshëm do ti takojë së kaluarës. Sipas tij vota për Sadi Bexhetin, është votë për të ardhmen e Tetovës. 

“Na lodhën që dy vjet se s’paska ujë Tetova, për besën shqiptare nuk ka ujë, LIkova, s’ka ujë Haraçina, s’ka ujë Çairi, s’ka ujë Saraji, s’ka ujë Studeniçani, s’ka ujë Zhelina, s’ka Tearca, s’ka Bogovina, s’ka Struga, s’ka Dibra. Tetë vjet e kanë pushteti këto komuna, as një kilometër të ujit se kanë rregulluar për këta qytete. Unë ju premtoj dhe ju garantoj nëpërmjet këtij burri që nuk lëvizë, për tre muaj, edhe dy kilometra kanë ngelur  dhe ne do të jemi qyteti i parë që do të kemi ujë të pijshëm”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. 

Kandidati i PDSH-së për qytetin e Tetovës Sadi Bexheti theksoi se gjatë mandatit të tij si kryetar i Tetovës është përballur me sfida të shumta, por  me angazhim  dhe përkushtim rezultatet nuk kanë munguar ata janë të dukshme edhe pse siç tha ndokush dëshiron që ato t’i minimizojë. 

“Në kohën kur qeveria e harroi Tetovë tonë ne vendosëm gjithë fuqinë dhe dinë për të lëvizur gjërat përpara. Pa ndihmën më të vogël të qeverisë ne kemi arritur të përmbyllim shumë projekte kapitale. Investuam në infrastrukturë në çdo cep të qytetit, në arsim, në kulturë dhe bëmë Tetovën tonë qendër të bashkëpunimeve me institucione dhe personalitete të rëndësishme, nga rajoni dhe Evropa. Tetova jonë ka ndryshuar pavarësisht nga sakatimi katërvjeçarë që na ka bërë qeveria”, tha Sadi Bexheti, kandidat i PDSH-së për Tetovën. 

PDSH-ja fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 24 marsit po i zhvillon nën moton: ‘Ne jemi ndryshe, faqebardhë’. Bedri Rexhallari 

 

Nese nuk shfaqet videoja ne smartphone klikoni ketu ::
Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Nga vendi

4 të plagosurit jashtë rrezikut për jetë, një tjetër në arrati

Katër persona të plagosur, anëtar të BDI-së,  është epilogu i zënkës së mbrëmshme në një lokal të Kondovës. Dy vëllezërit Jonuz dhe Zejdi Jakupi në