Newsletter

Fillimi | Lajme | Nga vendi | Dislokohet Higjiena Komunale

Dislokohet Higjiena Komunale

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Gjithë pajisja dhe automjetet e autobazës së NP “Higjiena Komunale” sot janë dislokuar nga Komuna e Çairit. Autobaza e “Higjienës Komunale” ka punuar atje 50 vjet dhe ka paraqitur problem për banorët e Komunës së Çairit. Sot automjetet u larguan nga komuna dhe u nisën drejt bazës së tyre të re në “Proleter”, te ish-fabrika e autobusëve FAS “11 Tetori”. Sipas kompetentëve kjo do të kontribuojë për përmirësimin e cilësisë së jetesës në Komunën e Çairit, do të ulet ndotja dhe të lehtësohet qarkullimi në komunikacion.

"Unë sot ndihem i lumtur që të gjithë këto palë që përmenda fitojnë me dislokimin e këtij objekti. Fitojnë qytetarët e Cairit, fitojnë qytetarët e Shkupit, fitojnë punëtorët e ndërmarrjes", tha Rakip Doçi – drejtor i NP ,,Higjiena komunale’’

Ky truall, sipas paralajmërimit të kompetentëve, paralajmëruan se do të kthehet në pronësi të BFI-së, ndërsa më vonë do të vendoset se çka saktësisht do të ketë në vendin e autobazës së Higjienës Komunale. Supozohet se në vendin ku ishin vendosur kamionët do të gjelbërohet si vend për rekreacion të banorëve të Komunës së Çairit. Bojana Simonoviq

 
Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Nga vendi

Ivanov takon Jolevskin dhe Naumovskin

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të ketë takim me Zoran Jolevskin dhe Vasko Naumovskin, të dërguarin e posaçëm të mëparshëm dhe