Newsletter

Fillimi | Lajme | Nga vendi | Albanologët: Gabimet gjuhësore, serioze!

Albanologët: Gabimet gjuhësore, serioze!

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Bastardimet gjuhësore në dokumentet personale si dhe në tabelat dhe broshurat e ndryshme të institucioneve shëndetësore të cilat u denoncuan nga Alsat-M, janë sa qesharake aq edhe brengosëse. Kështu thekson profesori universitar Havzi Mustafa. Kjo çështje sipas tij duhet të trajtohet në mënyrë serioze prandaj nevojitet të miratohet ligj i cili do të parasheh formimin e një institucion të posaçëm i cili do të mbaj edhe përgjegjësin për gabimet eventuale gjuhësore.

“Kjo që ne e shohim është qesharake dhe për këtë duhet të merren në mënyrë serioze njerëz dhe institucionet që janë kompetente për t’i flakur të gjitha këto gabime përndryshe kjo kakofoni gjuhësore që haset kudo këtu në Maqedoni është tepër qesharake. Prandaj unë besoj dhe jam i mendimit që të formohet një ligj, në kuvend të aprovohet ku do të mbrohet gjuha shqipe por edhe maqedonishtja dhe nuk do të mbetet që çdo gjë të përkthehet nga individ por do të ketë institucione që do të jenë kryesisht të profesionalizuar për standardin e gjuhës shqipe dhe çdo gjë atëherë do të jenë në rregull se do ta marr përgjegjësin ai institucion i cili do të merret me këtë. Përndryshe kështu në mënyrë individuale çdoherë do të kemi gabime dhe kështu ne nuk mund ta rruajmë gjuhën. Gjuha ruhet atje ku edhe shkruhet”, deklaroi Havzi Mustafa,  profesor universitar.

Mangësi në këtë drejtim pohon më tej profesor Mustafa mund të jetë edhe mungesa e një komisioni të posaçëm pranë ministrisë së kulturës për licencimin e lektorëve shqiptar siç ndodh me lektorët maqedonas. Kjo sipas tij duhet të iniciohet nga organet përgjegjëse.

“Unë di se në ministrinë e kulturës ekziston një ekip profesorësh, profesionalistësh ku kolegët tanë maqedonas që shkruajnë gjuhën maqedonase marrin licenca për lekturë kurse sa i përket shqiptarëve ende nuk ka një komision të tillë që do të marrin licencë dhe do të merren kryesisht me problemet e lekturës dhe drejtshkrimit të gjuhës shqipe”, tha Havzi Mustafa, profesor universitar.

Nga qeveria theksojnë se po punojnë në drejtim të evitimit e gabimeve gjuhësore në dokumentet e ndryshme personale.

“Qeveria e Maqedonisë respektivisht sekretariati për implementimin e M.O.  ndërmerr të gjitha hapat dhe masat e nevojshme për evitimin dhe përmirësimin e gabimeve drejtshkrimore që paraqiten gjate përdorimit zyrtare te gjuhës shqipe nga institucionet e sistemit. Në këtë drejtim u apelojmë të gjitha institucioneve por edhe nëpunësve shtetëror dhe atyre publike që merren me përkthim në institucionin përkatës të jenë më të kujdesshëm gjate kryerjes së punës se tyre. Në drejtim të kësaj dhe në favor te kësaj Sekretariati për implementimin e M.O. me qëllim të ngritjes së kapacitetit administrative nëpër institucione në bashkëpunim me ambasadën e Britanisë se Madhe realizon edhe projektin për aftësimin apo trajnimin e përkthyesve nëpër institucionet e sistemit”, deklaroi  Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Në këtë drejtim të martën sekretariati për implementimin e M.O. në bashkëpunim me ambasadën e Britanisë së Madhe, 53 përkthyesve të trajnuar do tu ndaj certifikata ndërsa angazhimi i tyre pritet të rrit nivelin e përdorimit të gjuhës shqipe në administratën shtetërore. Gjyltene Rexhallari

Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Nga vendi

Ivanovi nuk po gjen shqiptarë për Këshillin e Sigurisë

Gjorge Ivanov nuk po arrin të gjejë shqiptarë për të emëruar në Këshillin e Sigurisë Kombëtar. Përveç bojkotit të BDI-së që konteston legjitimitetin e presidentit,
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Alsat-M