Newsletter

Fillimi | Lajme | Nga vendi | Kundërshtohet stili ‘barok’ i Qendrës Tregtare

Kundërshtohet stili ‘barok’ i Qendrës Tregtare

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Shoqata e Arkitektëve do të protestojë kundër ndërtimit të fasadës në stilin e barokut të Qendrës Tregtare të Qytetit. Protestat janë planifikuar për të premten në ora 19, kurse gjatë ditës do të nënshkruhet edhe peticion kundër ndryshimit të pamjes së Qendrës tregtare. Arkitektët iu bënë thirrje edhe qytetarëve që t’iu bashkohen në protestën dhe me mburojë të gjallë ta mbrojnë nga qëllimi për ndryshimin e fasadës në stilin e barokut.

"Zgjidhja, e cila është pranuar është përgjigje ndaj një kuazi konkursi, në të cilin kërkohet shprehja e tillë arkitektonike. Kjo është absurde. Në praktikën dhe teorinë tonë një krahasim i tillë nuk ekziston. Me imponimin e shprehjes arkitektonike, kjo nuk është e mundur që të konsiderohet si një zgjidhje e përshtatshme, sidomos jo në objektin e këtillë", deklaroi  Danica Pavlovska, kryetare e Asociacionit të Arkitektëve.
Shoqata e Arkitektëve dorëzoi edhe një kërkesë deri tek Oda e Arkitektëve të autorizuar për marrjen e licencave për autorët e fasadës së barokut, Zharko Çaushevski dhe Filip Bogatinov.

"Sulm ndaj një vepre autorësie, me vepër tjetër autorësie paraqet një situatë shumë delikate. Por, ka baza ligjore në Statutin e Odës, ne i gjetëm dhe ia adresuan Odës. Nuk është detyra jonë që të gjykojmë, detyra jonë është që të zbulojmë dhe kërkojmë prej Odës që të vendos rregulla për punën", tha  Danica Pavlovska, kryetare e Asociacionit të Arkitektëve.
Ndërkaq, qytetarët me opinione ndara rreth fasadës në stilin e barokut të Qendrës Tregtare të Qytetit.

"Definitivisht jo. Duhet të mbrohet, të mbetet e tillë siç është. Neve na pëlqen kështu".

"Çka na nevojitet fasada e barokut? Kështu është shumë bukur".
"Unë mendoj se është më mirë të mbetet sikurse është për shkak se këtu ka shumë barok".

"Fasada e barokut? Jo! Baroku nuk është prej tani, por prej para shumë shekujve".

"Kurrsesi! E shkatërruan qendrën e qytetit. Kjo është qendër tregtare dhe më pëlqen pamja e këtillë. Është mirë që të ndërtohet diçka, por nuk di që diku në botë  të ketë qendër tregtare në stilin e barokut".

"Unë jam nga Novi Sadi. Këtu jam mysafirë. Babai im është maqedonas dhe e dua Shkupin, por ka shumë përmendore në kohën kur populli nuk ka para. Konsiderojë se janë shpenzuar shumë mjete në diçka që më duket si kiç".

"Unë mendoj se duhet të ketë një fasadë baroku, do të ishte bukur".

"Nuk ka nevojë. Mendoj se është mirë ashtu siç është".

Edhe pse në konkursin për fasadën e re të Qendrës tregtare kishte edhe zgjidhje që parashikonte pamje futuriste të ndërtesës, megjithatë autoritetet  vendosën për fasadën e barokut. Sipas zgjidhjes ideore të autorit, Qendra tregtare do të ketë një fasadë në stilin "Shkupi 2014", tri kupola, disa shtylla antike, kurse në katin e fundit të ndërtesës është parashikuar tarraca me më tepër skulptura.  Natsha Stojanovska

Nese nuk shfaqet videoja ne smartphone klikoni ketu ::http://youtu.be/kSDbJebrO3E
Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Nga vendi

Xhemaili: Nuk kemi kërkesë për emrat e shkollave

Pas publikimit në Alsat të kërkesës së disa prindërve dhe nxënësve për ndryshimin e emrave të shkollave të mesme në Tetovë, sot u prononcua edhe
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Alsat-M