Newsletter

Fillimi | Lajme | Nga vendi | Renditje ndërkombëtare e universiteteve në Maqedoni

Renditje ndërkombëtare e universiteteve në Maqedoni

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Universiteti “Xhiao Tong” nga Shangai edhe këtë vit do të bëj rangimin e universiteteve në Maqedoni. Por, sipas ministrit të arsimit Spiro Ristovski, rregullat dhe kriteret në rangim, kanë pësuar ndryshime. Në rangim do të përfshihen 5 universitete shtetërore dhe 15 private. Ristovski tha se rangimi do të fokusohet së pari tek eksperienca dhe kualiteti i kuadrit mësimor, dhe së dyti tek vlerësimi i studentëve dhe nxënia e tyre, e jo tek numri i të diplomuarve. Sipas Ristovskit, metodologjia e rangimit do të përmbajë 21 indikatorë në vend të atyre 19, sa ishin vitin e kaluar. Sipas ministrit, rangimi do të nxisë konkurrencën mes institucioneve të larta arsimore. Rezultatet paraprake të rangimit për vitin 2011-2012 do të shpallen në fund të muajit nëntor.

“Këtë vit janë shtuar edhe dy indikator të rëndësishëm. Numri i kuadrit arsimor dhe bashkëpunëtorëve që duhet të kenë më së paku angazhim njëvjeçar në vend të huaj si dhe numri i studentëve të cilët tre muaj kanë qëndruar në një shtet tjetër, në kuadër të programit për shkëmbim të studentëve. Përparësi do t’i jepet punës shkencore hulumtuese, gjegjësisht numrit të punimeve shkencore të publikuara në revista, të ardhurat e realizuara nga hulumtimet si dhe investimet në kapacitetet hulumtuese të kaudrit arsimor dhe studentëve. Një indikator tjetër është regjistrimi i studentëve në bazë të suksesit nga matura shtetërore, punësimi i studentëve të diplomuar si dhe investimet në literaturë dhe pajisje”, tha Spiro Ristovski, ministër i arsimit. Alsat-M

Nese nuk shfaqet videoja ne smartphone klikoni ketu ::http://youtu.be/oIV-Xf45T8g
Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Nga vendi

4 të plagosurit jashtë rrezikut për jetë, një tjetër në arrati

Katër persona të plagosur, anëtar të BDI-së,  është epilogu i zënkës së mbrëmshme në një lokal të Kondovës. Dy vëllezërit Jonuz dhe Zejdi Jakupi në