Fillimi | Lajme | Rajoni | Italia do t’i ndryshojë rregullat për emigrantët

Italia do t’i ndryshojë rregullat për emigrantët

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni

Ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni, do të prezantojë së shpejti në Këshillin e Ministrave një dekret në bazë të së cilit emigrantët në pritje të lejes së qëndrimit duhet të firmosin një marrëveshje për integrimin me një seri detyrimesh për tu përmbushur. Mes të cilëve, njohja e gjuhës italiane, regjistrimi në shërbimin shëndetësor kombëtar dhe njohja e Kushtetutes italiane.
Leja e qëndrimit në bazë të pikëve të marra, është aktualisht një ligj pasi është pjesë e paketës së sigurisë që është miratuar vitin e kaluar. Deklarata vjen ng aministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni, i cili ka sqaruar se në ditët në vijim do të publikohet dekreti, apo ndryshe akti administrativ i cili vendos dhe rregulloren. Ministri i Brendshëm italian e ka cilësuar idenë e leje qëndrimit në bazë të pikëve si një ndihmë për integrimin dhe me një kufi të caktuar për qytetarët jo italianë që vijnë në Itali për të punuar.
Maroni ka siguruar se për arritjen e objektivave të integrimit, sic është dhe njohja e gjuhës italiane, janë vënë në dispozicion struktura publike që nuk janë në kurriz të qytetarit të huaj. Pastaj, nëse ky i fundit nuk do të dojë të ndjekë kurset e gjuhës italiane për të arritur objektivat, do të jetë i vetëdijshëm të përjashtohet. Në fund të fjalës ministri Maroni ka theksuar se bëhet fjalë për një instrument të nevojshëm dhe të avancuar të civilizimit që do të vlerësohet shumë nga ata që vijnë të jetojnë dhe të punojnë në Itali. Brenda dy vitesh emigrantët duhet të arrijnë kuotën e 30 pikëve.
Nëse gjatë kësaj kohe emigranti kryen ndonjë krim pikët do të ulen. Nëse ps dy vjetësh nuk arrihet kuota e 30 pikëve, do ti jepet dhe një vit tjetër kohë. Nëse nuk arrin kuotën e 30 pikëve edhe pas një viti shtesë, atëherë do të përjashtohet nga vendi.

Edlira Sulejmani

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Drucas: Nuk ka propozim amerikan për emrin
Nuk ka propozim amerikan për zgjidhjen e çështjes së emrit, deklaroi zëvendës-shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas në intervistën për kanalin e tretë të televizionit ...
image
Meta në Beograd, mbesin dallimet për Kosovën
Paqja dhe stabiliteti në Ballkan varen nga raportet mes serbëve dhe shqiptarëve. Kështu ka deklaruar mbrëmë në Beograd shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç, pas ...
image
Kërkohet që Enver Hoxhës t’i merren dekoratat
Shqipëria e ka dënuar diktatorin e ndjerë stalinist, Enver Hoxha, për udhëheqjen e njërit prej regjimeve më brutale komuniste në Evropë, por viktimat e tij, ...
image
Ilir Meta u takua me Boris Tadiqin
Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar në Beograd, me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, duke i filluar kështu bisedimet me zyrtarët e ...
image
Rritet niveli i korrupsionit në Kosovë
Niveli i korrupsionit në Kosovë, është duke pësuar rritje nga viti në vit. Kështu u bë e ditur në raportin e publikuar nga Agjencia Kundër-korrupsion, ...
image
Papandreu: SHBA-të kanë mirëkuptim për pozicionin grek për emrin
SHBA-të treguan mirëkuptim për pozicionin grek në kontestin me emrin, deklaroi kryeministri Jorgos Papandreu, në fund të vizitës së tij në Uashington.Siç transmeton agjencia ANA, ...
image
Verdikti i GJND-së për Kosovën shtyhet deri në gusht
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk pritet të japë mendimin këshillëdhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës deri në fund të gushtit. Gjykata ...
image
Ilir Meta sot e viziton Beogradin
Nënkryetari i qeverisë dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta sot e fillon vizitën dyditore në Beograd.Meta do të takohet me presidentin Boris Tadiq, ...
image
Nuk do të ketë tërmet me pasoja katastrofike
Në Kosovë nuk do të ketë termet me pasoja katastrofike i ka thënë Radio Dukagjinit, Slavica Radovanovic, drejtoreshë e Institutit Sizmologjik të Republikës së Serbisë ...
image
Kosova dhe KFOR-i pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim me komandantin e forcave të KFOR-it, gjeneralin Makurs Bentler me të cilin janë pajtuar ...
image
Banka Botërore jep 20 milion dollarë për dy projekte në Kosovë
Kosova ka bërë marrëveshjen e parë me Bankën Botërore për përfitimin e kredive me shumë prej 200 milion dollarë, me anë të së cilës do ...
image
Gjukanoviq: Serbia ka probleme me gjithë rajonin
Kryeministri malazez Milo Gjukanoviq ka kritikuar ashpër Serbinë, duke e akuzuar se ka për qëllim ta paraqesë Malin e Zi si "shtet kriminal". Në një ...
image
Kuvendi i Kosovës do të debatojë për rastin “Kurti”
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u ka premtuar anëtarëve të Këshillit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, se do të mbledhë një seancë ...
image
SHBA-ja pezulloi vizat për Greqinë
Qytetarët e Greqisë do të mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pa viza, lajmërohet në Uashington.Greqia është e përfshirë në programin ...
image
Gjukanoviqi planifikon të tërhiqet nga posti i kryeministrit
Kryeministri malazez Millo Gjukanoviq planifikon të tërhiqet gjatë mandatit të kësaj Qeverie, por nuk saktësoi se kur do të ndodhë kjo. Gjukanoviqi mohon se tërheqja ...
Next