Fillimi | Lajme | Rajoni | Grupi Ndërkombëtar do të diskutojë për Kosovën

Grupi Ndërkombëtar do të diskutojë për Kosovën

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën do të mblidhet të hënën në Vjenë për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e muajve të fundit në Kosovë dhe për të vlerësuar progresin e institucioneve kosovare në fushat e ndryshme të përcaktuara me planin Ahtisaari. Në takimin e së hënës përfaqësuesit e 25 shteteve anëtare të këtij mekanizmi do të bëjnë dhe rishikimin e mandatit të shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith. Zëdhënësi i kësaj zyre, Andy McGuffi tha se gjatë këtij takimi do të bisedohet  kryesisht për arritjet në Kosovë, dhe krijimin e një pasqyre reale për dinamizmin e proceseve nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
“Nuk do të ketë ndonjë temë specifike për të cilën do të diskutohet. Përfaqësuesit e këtyre shteteve do të diskutojnë lidhur me për progresin i cili është arritur si në fushën e decentralizimit, reformat në sektorin e sigurimit dhe për çështje tjera... Ne zyrtarisht po punojmë edhe në procesin e decentralizimit dhe krijimin e komunës veriore të Mitrovicës dhe jam i sigurt se edhe kjo do të jetë një pjesë e përfshirë në këtë agjendë”, tha zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Andy McGuffy.
Mandati i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, sipas propozimit për statusin, do të skadojë atëherë kur Grupi Drejtues Ndërkombëtar të konstatojë se Kosova i ka përmbushur kushtet e propozimit për statusin. McGuffy bëri të ditur se ndryshimet eventuale në mandatin e diplomatit holandez do të ndërlidhen me zhvillimet e bëra në Kosovë.
“Roli i Zyrës Civile Ndërkombëtare ka qenë gjithmonë i qartë. Ne jemi një organizatë dinamike, puna jonë ka të bëjë me situatat e ndryshme që ndodhin në Kosovë, dhe ne do t’ju adoptohemi këtyre situatave. Pra ISG do të shikoj për progresin i cili është bërë në fusha të ndryshme dhe do të arrijë në një përfundim duke u bazuar në gjithë këtë në mënyrë që do të vendosin për mandatin tonë”, tha Andy McGuffy, zëdhënës i Zyrës Civile Ndërkombëtare.
Përveç paraqitjes së raportit periodik të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Feith para anëtarëve të ISG-së në këtë takim do të flasë dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të prezantoj arritjet i institucioneve të Kosovës brenda kësaj periudhe.

Shkëlzen Osmani

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Ende nuk dihet përbërja e re e qeverisë së Kosovës
Ende nuk janë bërë të ditur emrat e ministrave që do të shkarkohen me ri-formatimin e qeverisë së Kosovës. Një gjë të tillë e deklaroi ...
image
Radikalët serbë kanë fyer Kacinin dhe shqiptarët
Radikalët serbë kanë fyer raportuesin e Parlamentit Evropian Jelko Kacin dhe shqiptarët, gjatë takimit në Parlamentin e Serbisë me përfaqësuesit e disa partive politike. "Të ...
image
Pasaportat serbe në duart e kosovarëve, arrestohen disa persona
Policia e Kosovës gjatë këtyre ditëve ka arrestuar disa persona ndërmjetësues, të cilët në mënyrë ta paligjshme pajisin kosovarët me dokumente serbe të udhëtimit. Këta ...
image
Përçarje e krerëve politikë të Luginës së Preshevës
Deklarata e deputetit, Riza Halimi, njëherësh dhe lider i Partisë për Veprim Demokratik, se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë plotësuar kushtin për formimin e ...
image
Komisioneri evropian Füle nisi turin e tij në Ballkan
Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Füle, theksoi gjatë qëndrimit në Beograd mbështetjen e Komisionit Evropian për procesin e integrimeve evropiane të ...
image
Presidenti Sejdiu sot flet para Këshillit të NATO-s
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka arritur për një vizitë në Bruksel, ku sot do t'i drejtohet Këshillit të NATO-s dhe do ...
image
Krasniqi, qeveria duhet të ndryshohet
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se ka ardhur koha që të ketë ndryshime në përbërjen e Qeverisë. Ai këto komente i ...
image
BE bie dakord për të ndihmuar Greqinë
Ministrat e financave nga Bashkimi Evropian kanë rënë dakord që të ndihmojnë Greqinë në kuadër të betejës së saj për të kontrolluar financat e veta.Pas ...
image
Senatorët amerikanë: Situata Kosovë-Serbi, mbetet shpërthyese
“Përveç Bosnjës, situata mes Serbisë e Kosovës mbetet një pikë shpërthyese për rajonin. Nuk ka dyshim se ëndrra për një Evropë të bashkuar nuk mund ...
image
Josipoviç: Edhe Kosova do të jetë pjesë e BE-së
Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, ka deklaruar të hënën gjatë një vizite në Austri, se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor një ditë do të ...
image
Hapet ambasada e Maqedonisë në Kosovë
Milloshoski hapi në Prishtinë ambasadën e Maqedonisë. Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski po zhvillon kështu një vizitë dy ditore në Kosovë, ...
image
Beograd, dënohen dy serbë për krime lufte në Kroaci
Dy serbë, Pane Bullat dhe Rade Vranesheviq, janë dënuar me 15 dhe 12 vite burg nga gjykata për krime lufte në Beograd.Ata u dënuan për ...
image
Serbi, proces gjyqësor ndaj të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
Gjykata Serbe e Krimeve të Luftës nisi një tjetër proces kundër pjesëtarëve të disa forcave speciale, të cilat akuzohen për krime dhe masakra në Kosovë. ...
image
Milloshoski: Maqedonia dhe Kosova kanë marrëdhënie të mira
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Antonio Milloshoski ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kosovë me ftesë të homologut të tij Skënder Hyseni, ...
image
Ministri Milloshoski viziton Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Antonio Milloshoski, sot do të qëndrojë për vizitë njëditëshe zyrtare në Republikën e Kosovës, me ftesë ...
Next