Fillimi | Lajme | Rajoni | 'Maqedonishtja' zhvendoset në Tiranë. Meta: Të ishin pyetur shqiptarët

'Maqedonishtja' zhvendoset në Tiranë. Meta: Të ishin pyetur shqiptarët

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Vendimi i Qeverisë maqedonase për te futur me detyrim gjuhën maqedonase për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore është kritikuar edhe nga zëvendëskryministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Ky i fundit gjatë një konference për mediat në Tiranë sëbashku me homologun maqedonas Milloshoski, u shpreh se vendime të tilla duhet të merren me pëlqimin edhe të partive politike dhe komunitetit shqiptar në Maqedoni.
Ndërkohe ne arsyetimin e tij, kryediplomati maqedonas, Antonio Milloshoski u shpreh se ky veprim është një mundësi për komunitetin shqiptar në Maqedoni që duke mësuar gjuhën zyrtare të kenë shanse të barabarta në përfaqesimin e tyre në shtetin multietnik të Maqedonisë.
“Do të thoja që Maqedonia është një nga vendet me rregjim shumë liberal të mësimit të gjuhës amtare. Në këtë drejtim do thoja që në qendrat tona arsimore nxënësit janë të lirë që të mësojnë gjithë këto gjuhë. Ndërkohë në kontaktet tona më OSBE kemi propozuar gjithashtu që këtyre komuniteteve në qendrat tona arsimore t’u krijohet mundësia për të mësuar edhe gjuhën shtetërore, gjuhën zyrtare të atij shteti. Kjo do të jetë edhe për të mirën e vetë këtyre qytetarëve që do të mësojnë gjyhën zyrtare të vendit ku jetojnë. Ne jemi të ndërgjegjshëm për faktin se në disa raste edhe projektet në fushën arsimore ndikohen nga debatet në fushën politike” tha Milloshoski ndërsa shtoi në shqip: “Maqedonia dhe Shqipëria janë vende fqinjë dhe mike. Ne kemi të njëjtat sfida dhe të njëjtat aspirata”.
“Është shumë e rëndësishme që veprime të tilla, për shkak të sensibitetet që ekzistojnë në vendet tona të ndërmerren në konsultim dhe dialog me komunitetin. Në rastin konkret në mirëkuptim dhe dialog edhe me forcat politike shqiptare dhe natyrisht në një mirëkuptim edhe me OSBE e cila ka qenë e angazhuar dhe është angazhuar në këtë çështje si dhe në çështje të tjëra. Ne në Ballkan duhet të mësojmë më shumë gjuhët e njëri- tjetrit sepse edhe zoti Milloshoski mund ta fliste edhe më mirë shqipen duke qenë se ka lindur në Tetovë” tha  Meta.
Gjate takimit mes ministrave të Jashtëm Meta e Milloshoski, të dy palët u shprehën entuziaste për nivelin e marrëdhenieve ndërmjet dy vendeve ku nga njëra anë Tirana mbështet anëtarësimin sa më parë të Shkupit në NATO dhe Maqedonia nxit liberalizimin e vizave për Shqiperine në BE. /alsat-tirana/

Subscribe to comments feed Komente (14 dërguar):

Drini më 08/02/2010 14:32:25
avatar
Bravo Meta.
Le te mesojne politikanet tane ne Maqedoni nga menyra diplomatike e te shprehurit. Te Z. Meta.
Thumbs Up Thumbs Down
Shkupixxxx më 08/02/2010 15:31:00
avatar
Po a cdo her kur te len plehra BDIja ne qeverin e Maqedonise do na i pastron Shqiperija a ,po turp per ministrat e BDI ,le ti leshojne foteljat qe i dojn me shum se popullin dhe fen e tyre se na kan korit.Paramendo Ilir Meta reagon a keto TE HUMBURIT NE QEVERI JAN DUKE FLEJT
Thumbs Up Thumbs Down
Kosovari më 08/02/2010 15:47:51
avatar
A e shifni ju zotri ali ameti se cila asht gjuha zyrtare e Maqedonise. Vetem maqedonishtja e jo gj shqipe.
D M TH shqiptaret duhet ta msojn ma mir gjuhen maqedone te mos ken problem ne institucionet shtetrore !!!!! Ehe ket e degjuam ne vitin 2010, shtet demokrat apo !!!!!!!!!!
Thumbs Up Thumbs Down
Bayern M më 08/02/2010 15:56:08
avatar
leelee pa KOMENT e ka lan me siguri HEHE
Thumbs Up Thumbs Down
Meti më 08/02/2010 16:32:26
avatar
gjuha zyrtare Maqdonishta po Shqipja kuj i ka mbet, ah Ali Ahmedit ne zyren e vete ku mund te flet shqip, turp turp turp e bon nj luft per nj karrike, BRAVOOOOO ne duhet ta mesohem maqedonishten e ata jo po ku jeni be bura a nuk e shifni se ne kemi Shqipri dhe Kosoven e cila flasin shqip e nj maqedoni vogel don te na obligone maqedonishte... ilir meta mir e ka po po kot foli druni ti kujtohet magarit.....
Thumbs Up Thumbs Down
fis-maq më 08/02/2010 17:23:00
avatar
shume mire i tha ilir meta ketij milloshovskit ne menyre diplomatike se cfare shoveni eshte ky.por me mire mos te kishte pritur fare ,le te takoheshte me ndonje ndihmes ministri te shqiperise.
Thumbs Up Thumbs Down
Aqim CPH më 08/02/2010 17:26:38
avatar
Ju lumt zotri Meta "edhe zoti Milloshoski mund ta fliste edhe më mirë shqipen duke qenë se ka lindur në Tetovë” kjo fjal kerkon përvec diplomaci, shprehje intelektuale edhe guxim dicka qe ju mungon politkajve tone ne Maqdoni, ju përshendes
Thumbs Up Thumbs Down
zvicra më 08/02/2010 18:06:42
avatar
Mir ju zotri meta i ke then atij far milloshofkit po nuk ka faj ai fajet i ka ai far Aliofski jonë si e besum ja dham votat, se atij duhesh me ja permend se ai nuk merr vesh shqip, edhe ata tjeret se nuk kan faj maqedonët po fajet i kan këta tont se per karrike jan tu i mbyt shqiparet neper burgje dhe i kthejn me arkivole ne shtepi edhe pastaj lypin vota turp .flm Alsat
Thumbs Up Thumbs Down
sabit më 08/02/2010 20:30:39
avatar
o bobo turpi akoma rin ne qeveri keta dilbera po mir be Ali a ste vjen turp po mir me cka do dalish para popullit po un kum qen BDI a me jo .O ALSAT A MUNDET QE TE BENI NJE EMISION KU NE MUND TE BOJM PYETJE APO DIREKT NE LIDHJE TELOFONIKE ,JU FALMENDERIT ALSAT .
PO DUHET QE ALI AHMETI TE VIHET NE TAVOLIN PO JO PASTAJ TE NA VIE PLUMBI MBAS. ALI AHMET THOT UN NUK KAM PLUMBA PER SHQIPTARET PO BESOJ JO PLUMBA AI PO GJUAN ME KUNDER TANKAVE ME PLUMBA ALSAT JU LUMT.
Thumbs Up Thumbs Down
Muslimanet e Maqedonise më 08/02/2010 21:38:40
avatar
EDHE NE NUK E DESHIROJME GRUEVSKIN NE MAQEDONI>>> SHKO PREK KET SA ME SHPEJTE
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 next gjithsej: 14 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Sllovenia në konferencën rajonale: 'Mundemi edhe pa serbët'
Liderët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, do të takohen të shtunën në Bërdo të Sllovenisë. Nën emërtimin “Sëbashku për Bashkimin Evropian: ...
image
Grabitje dhe pengmarrje në Tiranë, prangoset i riu
Një person i armatosur ka terrorizuar Tiranën. 25 vjeçari pasi vodhi një bankë pranë selisë së Presidencës mori peng një studente 19 vjeçare. Ngjarja ka ...
image
Fyle porositë kosovarët: Punoni më shumë, më pak flisni
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, deklaroi në Prishtinë se autoritetet e Kosovës, nuk duhet vetëm të flasin por ata më shumë duhet ...
image
Tadiq: Pas GJND-së, duam dialog
“Ka disa realitete të ndryshme në Kosovë”, deklaroi presidenti serb, Boris Tadiq për mediat vendase. “Nga një anë kemi shqiptarët në Kosovë që nuk duan ...
image
Shpërthim bombe në qendër të Athinës
Një bombë dore ka dëmtuar zyrat e një grupi të ekstremit të djathtë në Athinë. Sulmi ndodhi mëngjesin e sotëm, por policia njofton se nuk ...
image
Shqipëri, debati për krizën përfundon pa rezultat
Pozita dhe opozita debatuan në një seancë  parlamentare maratonë, e cila ishte cilësuar si vendimtare për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, por që në ...
image
Ende nuk dihet përbërja e re e qeverisë së Kosovës
Ende nuk janë bërë të ditur emrat e ministrave që do të shkarkohen me ri-formatimin e qeverisë së Kosovës. Një gjë të tillë e deklaroi ...
image
Radikalët serbë kanë fyer Kacinin dhe shqiptarët
Radikalët serbë kanë fyer raportuesin e Parlamentit Evropian Jelko Kacin dhe shqiptarët, gjatë takimit në Parlamentin e Serbisë me përfaqësuesit e disa partive politike. "Të ...
image
Pasaportat serbe në duart e kosovarëve, arrestohen disa persona
Policia e Kosovës gjatë këtyre ditëve ka arrestuar disa persona ndërmjetësues, të cilët në mënyrë ta paligjshme pajisin kosovarët me dokumente serbe të udhëtimit. Këta ...
image
Përçarje e krerëve politikë të Luginës së Preshevës
Deklarata e deputetit, Riza Halimi, njëherësh dhe lider i Partisë për Veprim Demokratik, se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë plotësuar kushtin për formimin e ...
image
Komisioneri evropian Füle nisi turin e tij në Ballkan
Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Füle, theksoi gjatë qëndrimit në Beograd mbështetjen e Komisionit Evropian për procesin e integrimeve evropiane të ...
image
Presidenti Sejdiu sot flet para Këshillit të NATO-s
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka arritur për një vizitë në Bruksel, ku sot do t'i drejtohet Këshillit të NATO-s dhe do ...
image
Krasniqi, qeveria duhet të ndryshohet
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se ka ardhur koha që të ketë ndryshime në përbërjen e Qeverisë. Ai këto komente i ...
image
BE bie dakord për të ndihmuar Greqinë
Ministrat e financave nga Bashkimi Evropian kanë rënë dakord që të ndihmojnë Greqinë në kuadër të betejës së saj për të kontrolluar financat e veta.Pas ...
image
Senatorët amerikanë: Situata Kosovë-Serbi, mbetet shpërthyese
“Përveç Bosnjës, situata mes Serbisë e Kosovës mbetet një pikë shpërthyese për rajonin. Nuk ka dyshim se ëndrra për një Evropë të bashkuar nuk mund ...
Next