Fillimi | Lajme | Rajoni | GDN-ja mbështet integrimin e veriut të Kosovës

GDN-ja mbështet integrimin e veriut të Kosovës

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Grupi Drejtues Ndërkombëtar i përbërë nga 25 vende që e kanë njohur dhe përkrahur pavarësinë e Kosovës, u kanë dhënë mbështetje angazhimeve të Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe Qeverisë së Kosovës në përpjekjet për të vendosur sundimin e ligjit në veri të vendit.
Pas takimit të mbajtur të hënën në Vjenë, GDN-ja, përmes një komunikate, e ka cilësuar si sfidë kyçe integrimin e të gjitha komuniteteve, sidomos atij serb. “GDN mbështet plotësisht domosdoshmërinë e përforcimit të përpjekjeve për veriun e Kosovës, duke marrë parasysh rekomandimet e ICO-së, të cilat do të zhvillohen më tutje në konsultim me palët përkatëse të interesit”, thuhet në komunikatë.
Aty u është bërë thirrje të gjitha palëve, përfshirë edhe Serbinë, që të luajnë rol konstruktiv në këtë proces jetik, për të siguruar kushte më të mira për jetesë në veri të Kosovës.
Bazuar në pakon e Ahtisaarit, GDN-ja ka shqyrtuar dhe i ka dhënë përkrahje mandatit të Piter Feithit në Kosovë, i cili do të vazhdojë të mbajë postin e të dërguarit të BE-së dhe atë të shefit të ICO-së. Sidoqoftë, GDN-ja ka kërkuar që Feith, tash e tutje të fokusohet më tepër në përkrahjen e krijimit të kornizës institucionale të Kosovës drejt mbikëqyrjes së zbatimit.
Ndryshe, GDN-ja të hënën ka vlerësuar se integriteti territorial i Kosovës është i lidhur ngushtë me stabilitetin rajonal dhe është kërkuar bashkëpunim edhe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në fushat rajonale që kanë të bëjnë me interesin më të mirë të Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane.
Kurse, institucioneve të Kosovës u është kërkuar që, përveç përmirësimit të gjendjes së komuniteteve pakicë, sidomos atij serb, të bëjnë përparime urgjente në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, pastaj në përmirësimin e kapacitetit administrativ dhe instalimin e sundimit të ligjit, përfshirë edhe veriun e Kosovës. /rel/

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Ilir Meta u takua me Boris Tadiqin
Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar në Beograd, me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, duke i filluar kështu bisedimet me zyrtarët e ...
image
Rritet niveli i korrupsionit në Kosovë
Niveli i korrupsionit në Kosovë, është duke pësuar rritje nga viti në vit. Kështu u bë e ditur në raportin e publikuar nga Agjencia Kundër-korrupsion, ...
image
Papandreu: SHBA-të kanë mirëkuptim për pozicionin grek për emrin
SHBA-të treguan mirëkuptim për pozicionin grek në kontestin me emrin, deklaroi kryeministri Jorgos Papandreu, në fund të vizitës së tij në Uashington.Siç transmeton agjencia ANA, ...
image
Verdikti i GJND-së për Kosovën shtyhet deri në gusht
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk pritet të japë mendimin këshillëdhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës deri në fund të gushtit. Gjykata ...
image
Ilir Meta sot e viziton Beogradin
Nënkryetari i qeverisë dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta sot e fillon vizitën dyditore në Beograd.Meta do të takohet me presidentin Boris Tadiq, ...
image
Nuk do të ketë tërmet me pasoja katastrofike
Në Kosovë nuk do të ketë termet me pasoja katastrofike i ka thënë Radio Dukagjinit, Slavica Radovanovic, drejtoreshë e Institutit Sizmologjik të Republikës së Serbisë ...
image
Kosova dhe KFOR-i pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim me komandantin e forcave të KFOR-it, gjeneralin Makurs Bentler me të cilin janë pajtuar ...
image
Banka Botërore jep 20 milion dollarë për dy projekte në Kosovë
Kosova ka bërë marrëveshjen e parë me Bankën Botërore për përfitimin e kredive me shumë prej 200 milion dollarë, me anë të së cilës do ...
image
Gjukanoviq: Serbia ka probleme me gjithë rajonin
Kryeministri malazez Milo Gjukanoviq ka kritikuar ashpër Serbinë, duke e akuzuar se ka për qëllim ta paraqesë Malin e Zi si "shtet kriminal". Në një ...
image
Kuvendi i Kosovës do të debatojë për rastin “Kurti”
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u ka premtuar anëtarëve të Këshillit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, se do të mbledhë një seancë ...
image
SHBA-ja pezulloi vizat për Greqinë
Qytetarët e Greqisë do të mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pa viza, lajmërohet në Uashington.Greqia është e përfshirë në programin ...
image
Gjukanoviqi planifikon të tërhiqet nga posti i kryeministrit
Kryeministri malazez Millo Gjukanoviq planifikon të tërhiqet gjatë mandatit të kësaj Qeverie, por nuk saktësoi se kur do të ndodhë kjo. Gjukanoviqi mohon se tërheqja ...
image
Klinton, Greqia të ndihmojë integrimin e Ballkanit në BE
Duke pritur takimin e negociatorit maqedonas dhe atij grek me Metju Nimicin, ndërmjetësinë e OKB-së në kontestin lidhur me dallimet rreth emrit, që duhet të ...
image
SHBA zvogëlon numrin e ushtarëve në Kosovë
Shtetet e Bashkuara do të tërheqin 570 trupa nga Kosova gjatë dy muajve të ardhshëm. Deri nga fundi i muajit maj në Kosovë do të ...
image
NATO: Veprimet e FSK-së, sinjale të gabuara
KFOR-i ka marrë mbështetjen e diplomatëve të NATO-s në Bruksel lidhur me mosmarrëveshjen me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Vendimi i komandantit të KFOR-it ...
Next