Fillimi | Lajme | Rajoni | Kosova dhe KFOR-i pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit

Kosova dhe KFOR-i pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim me komandantin e forcave të KFOR-it, gjeneralin Makurs Bentler me të cilin janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit midis KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kështu thuhet në një deklaratë të lëshuar pas takimit nga Zyra e Presidentit të Kosovës. Takimi ka qenë i mbyllur për media të cilat nuk kanë pasur mundësi të marrin as plane nga ky takim. Presidenca ka lëshuar një deklaratë për shtyp, në të cilën thuhet se “Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës e definojnë Misionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Mbështetja e KFOR-it për Forcën e Sigurisë së Kosovës është rrjedhimisht e kufizuar në trajnimin dhe mentorimin e një force, misioni i së cilës është reagimi ndaj krizave emergjente, mënjanimi i mjeteve plasëse dhe mbrojtja civile. Kjo mbështetje është e mbështetur në vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, qëllimi i të cilit ka qenë dhe mbetet vazhdimi i përkrahjes për FSK-në derisa ajo të ketë arritur Kapacitetet e Plota Vepruese”, thuhet në këtë deklaratë.
Institucionet e Kosovës theksojnë nevojën e bashkërendimit me KFOR-in, në rastet e paraqitjes publike të Gardës ceremoniale.
Institucionet e Kosovës, po ashtu,  mirëpresin mbështetjen e KFOR-it për FSK-në ndërsa ato ruajnë dhe aplikojnë parimet e respektit të ndërsjellët, bashkëpunimit të afërt dhe transparencës së plotë.  “Ne jemi të bindur se zotimet e lartpërmendura janë një bazë e qëndrueshme për KFOR-in për të vazhduar bashkëpunimin dhe përkrahjen e tij për FSK-në”, përfundon deklarata.
Ngrirja e marrëdhënieve në mes të KFOR-it dhe FSK-së ka ardhur pasi që këta të fundit nuk ju kanë përmbajtur statusit të tyre si forcë civile e sigurisë, dhe kanë mbajtur armë gjatë marshimit të tyre në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë për nder të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”. 

Bul Salihu

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Mitrovicë: Shpërthim në ditën e Bajramit
Mitrovica është tronditur sërish ditën e Bajramit të Madh. Në afërsi të konvikteve të studentëve në veri sot në orët e mëngjesit është hedhur një ...
image
Festa e Bajramit në Kosovë dhe Shqipëri
Besimtarët mysliman në Kosovë po kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Ceremonia qendror e faljes së namazit të Bajramit është mbajtur në Prishtinë, në Xhaminë e ...
image
Krasniqi:Serbia mirëpret opinionin e GJND-së
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sonte pritet të diskutojë propozim rezolutën e Serbisë për Kosovën. Beogradi ka paraqitur mbrëmë një tekst të ndryshuar ...
image
Hashim Thaçi :Kurrë s’do të ketë bisedime për status
“Në asnjë rrethanë, nuk do të ketë kurrë më bisedime të reja për statusin e Kosovës, apo për integritetin e saj territorial”, tha mbrëmë kryeministri ...
image
OKB: Asambleja e Përgjithshme debaton për Kosovën
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sonte e fillon shqyrtimin për propozim rezolutën e Serbisë për Kosovën, të cilën Beogradi e ka paraqitur mbrëmë, ...
image
Serbia do ta ndryshojë rezolutën për Kosovën
Burime nga kabineti i Përfaqësueses së Lartë Catherine Ashton konfirmuan për Alsat M se serbët pranuan të mërkurën pasdite të ndryshojnë në thelb përmbajtjen e ...
image
Vritet një shqiptar në Mitrovicë
31 vjeçari Haki Mehmeti është qëlluar për vdekje mbrëmjen e së martës në lagjjen “Kodra e Miantorëve” në veri të Mitrovicës, njofton Policia e Kosovës.Zëdhënësi ...
image
Lirim Jakupi do të gjykohet në Kosovë, nuk ekstradohet në Maqedoni
Ministria e Drejtësisë në Kosovë nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare nga Qeveria e Maqedonisë për ekstradimin e Lirim Jakupit, i cili u arrestu të ...
image
Katari njeh pavarësinë e Kosovës, pritet vetëm formalizimi i vendimit
Njohja e pavarësisë i është konfirmuar kryeministrit Hashim Thaci nga princi i Katarit Tamim Bin Hamad Al Thani i cili i ka konfirmuar kreut të ...
image
Drucas ministër i ri i Jashtëm i Greqisë
Dimitris Drucas është ministër i ri i Jashtëm i Greqisë, transmeton agjencia greke ANA – MPA.Deri tani Drucas ishte shef alternativ i diplomacisë greke, ndërsa ...
image
Eshton dhe Tadiq takohen në Bruksel
Presidenti i Serbisë Boris Tadiq, do të takohet sot në Bruksel me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Ketrin ...
image
Berisha: Qasja e Serbisë bizare
Shqipëria nuk do të paraqesë rezolutë të saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por shpreson se Serbia do ta tërheqë rezolutën e vet, ka ...
image
Mitrovicë: Rrahje masive dhe shpërthim
Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në veri të Kosovës, në të cilën kanë qenë të përfshirë dy grupe të mëdha të ...
image
Jeremiq: Nuk planifikojmë tërheqjen e pr/rezolutës për Kosovën
Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, thotë se Beogradi nuk planifikon tërheqjen e propozim rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.“Nuk planifikojmë ...
image
Policia e Kosovës arrestoi Lirim Jakupin
Policia e Kosovës arrestoi sot në Prishtinë, një nga shtatë të arratisurit tre vjet më parë nga burgun e Dubravës Lirim Jakupi, me nofkën ‘nazisti’. ...
Next