Drucas: Nuk ka propozim amerikan për emrin
Nuk ka propozim amerikan për zgjidhjen e çështjes së emrit, deklaroi zëvendës-shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas në intervistën për kanalin e tretë të televizionit kombëtar ERT.
"Nuk ka propozim nga SHBA-ja. Ajo që e kemi është linja e jonë e kuqe kombëtare greke, të cilën ne ua theksuam bashkëbiseduesve tanë, respektivisht pozicionin "erga omnes" - emër i komplikuar me përcaktim gjeografik. Për këtë biseduam dhe këtë ua prezantuam, u përgjigj Drucasi në pyetjen nëse ekziston propozim konkret amerikan për emrin që i është prezantuar kryeministrit Jorgos Papandreu në takimet në Uashington me presidentin e SHBA-së, Barak Obama dhe me sekretaren shtetërore Hilari Klinton.
I pyetur nëse bisedohet vetëm për dallimet rreth emrit ose edhe për çështje të tjera, siç janë identiteti dhe gjuha, Drucas thotë "Ajo që Greqia bisedon nën mandatin e KB-së është e qartë: gjetja e zgjidhjes së përbashkët e pranueshme me vendin tonë fqinj". /mia/









-


Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Dërgoni komentin