Xavier Bout de Marnhac, emërohet shef i ri i EULEX-it
Ish-komandanti i KFOR-it, Xavier Bout de Marnhac, është emëruar sot shef i ri i misionit evropian për sundim të ligjit, EULEX. Ky lajm është bërë i ditur nga një komunikatë për media të lëshuar nga zyra për informim e EULEX-it. Vendimi për emërimin e tij është marr nga Komiteti i Bashkimit Evropian për Politikë dhe Siguri, në bazë të rekomandimit të përfaqësues së lartë të BE-së, Cathrine Ashton.
Me rastin e emërimit të shefit të ri të EULEX-it, zyrtarja e lartë për politikë të jashtme në Ashton, ka vlerësuar lartë njohuritë e tij në fushën e menaxhimit dhe të udhëheqjes për operacione të ndryshime që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.
"Eksperienca e tij në menaxhimin e situatave të ndryshme të krizave në terren dhe njohuritë për gjendjen aktuale atje, janë një përvojë e përshtatshme për të drejtuar misionin EULEX në periudhën e ardhshme gjatë së cilës misioni do të ballafaqohet me sfida të konsiderueshme përderisa vazhdon të zgjeroj mandatin e vet në tërë Kosovën”, tha ndër të tjera Ashton.
Mandati i de Marnhac-ut në cilësinë e shefit të EULEX-it i cili fillon më 15 tetor të këtij viti, zgjatë një vit me mundësi vazhdimi, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.
Shefi i ri i EULEX-it, ka shërbyer në Kosovë si Komandant i KFOR-it nga viti 2007 deri në 2008. /alsat-kosova/


-


Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Dërgoni komentin