Fillimi | Lajme | Rajoni | EULEX-i bastis shtëpinë e Azem Sylës

EULEX-i bastis shtëpinë e Azem Sylës

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Policia e EULEX-it ka intensifikuar hetimet në lidhje me rastin “Bllaca”. Të mërkurën paradite 12 pjesëtarë të këtij misioni kanë bastisur për disa orë shtëpinë e ish Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, një funksionar i lartë i Partisë Demokratike të kryeministrit Hashim Thaçi. Gjashtë makina të EULEX-it kanë filluar bastisjet në shtëpinë e ish komandantit në fshatin Kishnarekë të Drenasit, komunë në rajonin e Drenicës, në orën 10:00 të mëngjesit, ndërsa kanë përfunduar ato rreth orës dy të pasdites, prej nga kanë konfiskuar disa dokumente. Sipas EULEX, bastisja është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ndërsa një prokuror special i EULEX-it ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar mbledhjen e efektshme të materialit dëshmues dhe të japë shpjegime të plota për personat e pranishëm në vendngjarje. Pas përfundimit të bastisjes të shtëpisë së ish komandantit të UÇK-së, i është dorëzuar ftesa për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale të EULEX-it, ku siç thuhet në një njoftim të këtij misioni “i dyshuari duhet të paraqitet një javë nga data e dorëzimit të ftesë”. Deri tani EULEX-i ka kryer disa bastisje në lidhje me rastin Bllaca, e po ashtu, ka arrestuar katër persona, të cilët pasi janë intervistuar u është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak. Azem Syla është zyrtari më i lartë të cilit i është bastisur shtëpia nga EULEX-i që nga fillimi i hetimeve në nëntor të vitit të kaluar, kur Nazim Bllaca, nga Lipjani pati deklaruar publikisht para medieve se ka marrë pjesë në 17 raste të tjera kriminale që përfshijnë vrasje politike, rrahje, kërcënime dhe shantazhe. Bllaca ka thënë se atë kohë ka qenë pjesëtarë i SHIK-ut dhe se eprorë të tij të kenë qenë Azem Syla dhe dhëndri i tij Shpresim Uka. alsat-m

 

Subscribe to comments feed Komente (3 dërguar):

Tetova më 28/07/2010 13:06:26
avatar
Shumë mirë që kapën këto njerëz të cilët kan mbjellë terror gjatë luftës....dhe në fund litari do të kputet tek Hashimi..
Thumbs Up Thumbs Down
per tetoven më 28/07/2010 22:07:06
avatar
Duhet ta pyesesh mamin tend se me kend ka pas pune 9 muaj para se ty te lindesh.Jam i sigurte qe eshte ndonje sllav.
Thumbs Up Thumbs Down
besnik më 28/07/2010 22:35:45
avatar
BRRAAVVVOOOO EULEX vec PERPARA
se keshtu duhet me mafijashet me vrasesit klasik qe kane marre shpirta kan vra e kan pre shqiptar me moton se jan spiune kurse ne fakt keta jane spiun dhe tradhetar qe e mjelen buxhetin e Kosoves dhe e futen neper xhepat e veta e populli duron buke.
Eshte mire qe EULEX te vije edhe ne Maqedoni dhe ne Shqiperi ti bastise funksionaret per krimet dhe hajnite qe po i bejne qe sa vite dhe ende vazhdojne
edhe niher BRRAVO EULEX
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 3 | shfaqen: 1 - 3

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Berisha: Qasja e Serbisë bizare
Shqipëria nuk do të paraqesë rezolutë të saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por shpreson se Serbia do ta tërheqë rezolutën e vet, ka ...
image
Mitrovicë: Rrahje masive dhe shpërthim
Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në veri të Kosovës, në të cilën kanë qenë të përfshirë dy grupe të mëdha të ...
image
Jeremiq: Nuk planifikojmë tërheqjen e pr/rezolutës për Kosovën
Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, thotë se Beogradi nuk planifikon tërheqjen e propozim rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.“Nuk planifikojmë ...
image
Policia e Kosovës arrestoi Lirim Jakupin
Policia e Kosovës arrestoi sot në Prishtinë, një nga shtatë të arratisurit tre vjet më parë nga burgun e Dubravës Lirim Jakupi, me nofkën ‘nazisti’. ...
image
AAK kërkon kthimin e Haradinajt në Kosovë
Аleanca për Ardhmërinë e Kosovës pret që lideri i saj, ish kryeministri Ramush Haradinaj të rikthehet shpejt në atdhe dhe të vazhdojë të japë kontributin ...
image
Aksidenti, digjet në automjet 30-vjeçari
Nje aksident i rende ka ndodhur mengjesin e sotem, ne aksin rrugor Korcë-Bilisht. Dy fugona janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë një 30-vjecar ka ...
image
Sejdiu me shumë optimizëm udhëton për në Nju Jork
Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Presidenti Fatmir Sejdiu udhëtoi sot për në Nju Jork ku do të qëndrojnë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme ...
image
Greqi: virusi i Nili-t, 10 të vdekur
Përkeqësohet bilanci i viktimave të virusit Nil i transmetuar nga mushkonjat në Greqi. Sipas të dhënave të fundit, bëhet fjalë për 10 të vdekur. Megjithë ...
image
Shala:Serbia dhe Bosnja - luftë tregtare kundër Kosovës
Serbia dhe Bosnja po bëjnë luftë tregtare kundër Kosovës ka thënë Mnistri i Ekonomisë së Kosovës, Ahmet Shala për agjencinë e lajmeve austriake, APA. Ministri ...
image
Berisha dhe Thaçi takohen para mbledhjes së OKB-së
Dy kryeministrat, i Kosovës dhe i Shqipërisë, u takuan pak para nisjes për në sesionin vjetor të OKB-së për të bashkërenduar përpjekjet për shtimin e ...
image
Hondurasi njeh pavarësinë e Kosovës
Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Vendimi për njohjen e Kosovës i është kumtuar sot Ministrit të Punëve ...
image
Pahor thërret Tadiçin në Lubjanë për projekt rezolutën e Serbisë
Vazhdojnë përpjekjet diplomatike ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Beogradit për gjetjen e një kompromisi për ndryshimin e pr/rezolutës serbe për Kosovën e cila do të diskutohet ...
image
Hashim Thaçi po qëndron në Tiranë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur për vizitë zyrtare në Tiranë, ku sot do të zhvillojë një takim me homologun e tij shqiptar, Sali ...
image
Tiranë: SHBA i dhuroi Shqipërisë tri anije patrulluese
Ministria e mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë asaj tri anije për patrullim bregdetar, për ndihmë në luftën kundër ...
image
Thaçi: Rezoluta e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të dështojë
Një delegacion i lartë i shtetit të Kosovës, i kryesuar nga Presidenti Fatmir Sejdiu do të udhëtoi së shpejti për në Nju Jork për të ...
Next