- Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
- Thaçi: 'Ali Ahmeti, dëshmitar i mbrojtur'
- Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
- PDSH kërkon zgjedhje të parakohshme. RDK-ja pyet BDI-në: ‘Me popullin apo me Gruevskin'
- Askush në Chicago nuk komenton Gruevskin
- Gruevski: 'Ivanov nuk është dashur të shkojë në Çikago'
- Jankullovska: 'Terrorizmi rrezik real'
- RDK: 'BDI ikë nga përgjegjësia, fshihet pas ndërkombëtarëve'
- ‘SOLE’, vendi ku gërshetohet politika, arti e kultura
- Serbët në veri kanë festuar fitoren e Nikoliqit me të shtëna armësh
Maqedonia e përfshirë nga reshje të mëdha të borës
Maqedonia është përfshirë nga reshje të mëdha të borës të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërm e. Meteorologët për nesër paralajmërojnë, paraqitjen e shtresës së akullit dhe të erës së forcuar verilindore. Shumë qytetarë sot mezi lëviznin nëpër trotuare dhe vendkalimet për këmbësorë, për shkak të shtresës së madhe të dëborës. Nga ndërmarrje publike “Higjiena Komunale” që janë të ngarkuar për pastrimin e trotuareve dhe vendkalimeve për këmbësorë thonë se ekipet e tyre janë terren dhe e pastrojnë dëborën në mënyrë që qytetarët të mund të lëvizin më mirë. Drejtori Rakip Doçi, tha se është e mundur që për shkak të reshjeve të mëdha në disa vende të mos mblidhen mbeturinat dhe i përkujtoi qytetarët që ti pastrojnë hapësirat përpara shtëpive. “Ne bëjmë përpjekje maksimale që të realizojmë planin operativ në masa më të madhe mirëpo duke pasur parasysh terrenet e palëvizshme në disa pjesë të qytetit, do të mungon aktiviteti prandaj për këtë kërkojmë që qytetarët të kenë mirëkuptim. Poashtu apelojmë qytetarët në pajtim me ligjin për higjienën publike neni 22 që secili para objekteve të tyre të bëjnë pastrimin e borës me çka do të ndihmojnë higjienën komunale në sanimin e gjithë kësaj situate”, tha Rakip Doçi drejtor i NP “Higjiena Komunale”.Sa i përket trafikut, ai ajror është ndërprerë në tërësi kurse aterimet e aeroplanëve po zhvillohen ne aeroporteve e Sofjes dhe të Stambollit. Nga lidhja auto moto e Maqedonisë informojnë se ai po zhvillohet me vështirësi në kushtet e dimrit, kurse në viset më të larta ka edhe ngrica. Ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda të transportit dhe për autobusë ka në aksin rrugor Mavrovë – Dibër, në aksin malor Strazhë si dhe në drejtimet rrugore Tetovë – Kodra e Diellit dhe Tetovë – Jazhincë. Ekipet e shërbimit dimëror të qytetit të Shkupit prej mbrëmë kishin angazhuar 16 makina për pastrimin e borës. Që të pengohet paraqitja e shtresës së akullit janë hedhur 200 tonë kripë. Në komunën Çuçer Sandevë, drejtimi rrugor nga fshati Kuçevishtë drejt fshatrave Tanushë, Malinë dhe Brezë është i paqarkullueshëm. Ndihma humanitare dje arriti në duart e banorëve të Llukarës dhe Brezës, por ende nuk dihet se a do të arrijë ndihmë humanitare për fshatrat Goshincë, Malinë dhe Tanushë. Për shkak të borës, me orar të shkurtuar punojnë apo nuk mbajnë mësim një pjesë e shkollave në vend. Në komunën qendër prej sot e deri të premten mësimi do të fillojë prej orës 9. Orët do të zgjasin 30 minuta. Orë të shkurtuara do të kenë edhe shkollat e komunës së Butelit. Nuk punon shkolla ‘Goce Dellçev’ në Strugë, në qendër të Zhupës mësimi nuk zhvillohet në të gjitha shkollat, kurse nxënësit do të pushojnë edhe në të gjitha shkollat e komunës së Mavrovës – Rostushes . Mësimi nuk zhvillohet në Çuçer-Sandevë, Brezë, Malinë, Tanushë dhe Dellçevë. Në Kërçovë nuk do të ketë mësim nesër dhe pasnesër. Ndërkaq, meteorologët paralajmërojnë se temperaturat e nesërme pritet që në mëngjes të sillen prej –9 deri – 2 kurse ato të ditës prej 1 deri – 6. në Shkup temperaturat do të jenë prej -9 deri 0 gradë. Trashia më e madhe e borës arrinë në Kozhuv edhe atë mbi 2 metra, në Mavrovë afër 1 metër cm, në Kodrën e Diellit 80 centimetra kurse në Llazaropole 77 cm. Bojana Simonoviq
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



apo 13.02.2012,jane bllokuar te gjitha rruget dhe nxenesit nuk shkojne ne shkolle,cka presim keto Te MASH dhe komunes a me u ba bora 2M dhe minus 40 Aa,kjo katastrofe per maqedonin
jo jo kshtu nuk shkon