Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Osmani i hedh poshtë akuzat e Bejtës

Osmani i hedh poshtë akuzat e Bejtës

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kryetari i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani sot i hodhi poshtë akuzat e Nevzat Bejtës. Ish kreu i Gostivarit, akuzoi dje Osmanin se vitin 2009, banorët e këtij qytetit do ta mbajnë mend për largimet nga puna dhe pengimin e të gjitha investimeve në qytet. Ndryshe nga Bejta, Osmani tha se Gostivari në vitin 2009, është shpallur si komuna më e suksesshme. “Në këtë periudhë kohore zbatuam reformat ë shumta në sektorin e arsimit, urbanizmit tatimeve komunale , administratës komunale, dhe për pasojë të këtyre reformave ne tanimë jemi komuna më e suksesshme në Maqedoni, në arkëtimin e taksave komunale , kjo informatë është zyrtare e Ministrisë së Financave.  Me sukses maksimal me mbi 95 % realizuam buxhetin e vitit 2009, duke paguar një milion e 400 000 euro nga borxhet e trashëguara dhe investuam 600 000 euro në rrugët lokale”, deklaroi Rufi Osmani, kryetar i komunës së Gostivarit. Osmani theksoi se një numër i madh i aktiviteteve, nuk ka mundur të realizohen për shkak të obstruksioneve të bëra nga ish kryetari Bejta dhe Qeveria. Por megjithatë, shtoi ai, investimet e bëra në kohën që komuna drejtohet nga ekipi i tij, mund ët vërehen shumë qartë. “ Kush është daltonist politik dhe nuk dëshiron ti sheh këto investime, ne i japim këtë apel, le të urdhërojë inspektorati shtetërorë i financave le të vjen le të kontrollon aktivitetin legal të Komunës, u shpreh Osmani. Ai po ashtu premtoi se së shpejti Komuna e Gostivarit do t’i përmbush detyrimet e veta rreth zgjidhjes së problemit me deponinë Rusino në Tetovë.

Bashkim Sulejmani

Subscribe to comments feed Komente (127 dërguar):

ish rufist më 30/12/2009 13:07:22
avatar
Komuna e Gostivarit me e suksesshme???
Si ia lejon qe edhe pas ketyre deshtimeve te medha qe i rradhite dita-dites Rufi Osmani te vetshpallet me i suksesshem.
Sikur te ishte keshtu ateher pse kur u ndane 3 cmimet per komunat me te suksesshme Gostivari nuk ishte askund???
Zgjohu nga enderrat me sy cel i nderuari kryetar, se mjaft i zhgenjeve me qytetaret e Gostivarit dhe opinionin me te gjere.
Kishim shume shpresa tek ti, po me aktivitetet antishqiptare qe je duke i bere (largimi nga puna i qindra shqiptareve ne kohe krize, e asnje shqiptare eshte kafshate qe nuk kaperdihet leht) thjesht e verteton te kaluaren tende te dyshimt dhe lidhjet me UDB.
Cfare quani ju suskes???
Vjeljen e taksave per ta rrit buxhetin??? Rritjen e taksave te ujit, te komunalieve, te kurorezimeve per 150%, shkycjen e ndricimit publik, boren e papastruar nga rruget....
Numero se paku 3 investime per te miren e qytetareve ????
PS boll qave me 9 muaj, merr puno dicka se per ate u zgjodhe, jo per te akuzuar dhe ofenduar
Thumbs Up Thumbs Down
Prej Chajle më 30/12/2009 13:08:48
avatar
Rufi Osmanin e votuan shqiptarët për kryetar të komunës së Gostivarit për inat të Cërvenkovskit dhe duke menduar se Rufiu është atdhetar i madh !
Për fat të keq koha tregoi se Rufi Osman është ai i cili shqiptarve në vazhdimësi ju sjell vetëm të këqija.
Prej muajit prill 2009 kur u zgjodh kryetar i Gostivarit e deri më dhjetor 2009 i ka realizuar keto vepra antishqiptare:

1. Rufi Osmani largon nga puna 18 shqiptar të punësuar në ndërmarjen publike ,,Gostivar".
2. Rufi Osmani largon nga puna 74 profesor shqiptar / muaji shtator /.
3. Rufi Osmani largon nga puna 7 aministrator shqiptar nga komuna .
4. Rufi Osmani nuk e asfaltoi rrugën Çajlë - Gostivar me vetëm 1300 metro gjatesi duke ju shkatuar dëme qytetarve shqiptar të Çegranit, Forinës dhe Çajlës në shumë prej 600 mij euro ( 2000 automjete të dëmtuara në shumë minimum 300 euro). Në këtë mënyrë i shpërblen Rufiu qytetarët që e votojnë!
5. Rufi Osmani pa marrveshje paraprake me Kryetarin e Tetovës dhe ministrinë e ekologjisë dhe pa marr parasysh pasojat për shëndetin e 200 mije shqiptareve të Tetovës , sjell vendim për të ndaluar hudhjen e mbeturinave në deponin,, Rusino,, duke i manipuluar qytetarët e disa fshatrave të cilët i nxori në protesta, në vend që të pranoje ofertat e firmave italiane per ndërtimin e fabrikës për riciklim të mbeturinave , me çka do të kishin fituar edhe Gostivari edhe Tetova.Për fat të keq Rufiu e shfrytëzoj edhe bërllokun për marketing politik personal dhe e solloi Tetovën universitare para një tragjedie me pasoja katastrofale.
6. Rufi Osmani në vend që ta ndihmoj sportin në Gostivar ai e shkatron të vetmin klub futbollistik KF,,Gostivar'' dhe pas 45 vitesh për herë të parë Gostivari nuk ka klub futbolli! A thot e ndihmj sportin , si e ndihmon me pallavra dhe rena?
7. Rufi Osmani thot e ndihmoj kulturën në Gostivar, a paramendoni Rufiu nuk merr pjes në manifestimin kulturor me rastin e 101 vjetorit të alfabetit te gjuhës shqipe që u mbajt në shtëpinë e kulturës në Gostivar / arsyetimi isha në banjë!)
8. Rufi Osmani e injoroi manifestimin për nder të festës më të madhe kombëtare ,,28 Nëntori - dita e Flamurit shqiptar'' që u mbajtë ne sallën e shtëpisë së kulturës në Gostivar më 28.11.2009 / me arsytim se në sallë ka pas shqiptar që janë anëtarë të partive politike shqiptare!). Duhet të jesh vërtet matrapaz dhe atdhe mohues e të injorosh kto dy festa madhore kombëtare.
9. Rufi Osmani thot e luftoi nepotizmin në komunë a në anë tjetër kultivon nepotizmin në familjen e vete : Kushëririn e tij M.Osmani e preferon të blej kombi- taksi për bartjen e nxënësve:;
kushëriri I.J.Osmani poashtu blen kombi- taxi për nxënësit;
NP Gostivar kryen punë kanalizime për kusherijt e tij ne shumë 19 mijë euro kurse ata paguajnë 600 euro!
Familjarët tjerë Rufi Osmani i ka kyq në biznesin e ndërtimtaris me kamiona , eskavator kurse per shqiptarët tjerë nuk ka punë!
Djali i dajës së Rufi Osmanit, i emëruar drejtor në SHF në Çegran, në fillim të vitit shkollor plagos burrin e mësues në zyrën e shkollës.
10.Rufi Osmani vitin e kaluar 2008 ankoheshte për gjendjen e vështirë finasiare në familje , kurse në vitin 2009 e ndroi veturën golf 4 dhe morri golf 6 dhe bleu edhe një veture tjeter!
Rufi Osmani duhet ta dij se nji herë mund ta rrejsh një njeri , nji herë mund ta rrejshë edhe nji polull por kurë nuk do ta rrejshë një popoull për përherë!
Thumbs Up Thumbs Down
studenti më 30/12/2009 13:21:19
avatar
Prof i nderuar na ke deshperuar neve studenteve.
Me fjalorin ofendues, nencmues, te urrejtjes... bie ndesh me parimet etike qe duhet ti kete nje person akademik.
Ju edhe ne kete kohe kur ushtroni postin e Kryetarit te nje Komune, ju njekohesisht ligjeroni edhe ne UEJL dhe ne Kolegjin FAMA ne Prishtine (a nuk eshte KONFLIKT INTERESI kjo?).
Prof po dilni shume kontradiktore me qasjen qe kishit gjate ligjeratave!
Duhet te jeni pak me konzistent ne qendrimet qe keni, qe ato mos te ndryshojne kah fryn interesi juaj personal.
Thumbs Up Thumbs Down
gostivaras më 30/12/2009 13:26:18
avatar
Në një debat televiziv a pranuat hapur se revanshi politik me ju ka filluar duke u zotuar me këtë rast se nuk do të përsëritet e njëjta, por me veprimet e deritanishme na kujtuat se nuk keni ndryshuar aspak por keni mbet po ai që keni qen, njeri kokëfortë, njeri me prirje dhe aftësi të jashtëzakonshme për të shkaktuar përçarje, për të armiqësuar miq e krijuar armiq, njeri që nuk njeh asnjë vlerë tjetër, përpos asaj që vet I beson dhe që vet e promovon.
Më duhet të konstatoj se në këtë drejtim jeni tashmë I dëshmuar duke treguar shkallë dhe nivel të lartë të "profesionalizmit", gjithnjë duke e shfrytëzuar vetëdijen e ulët të disa hallexhinjve të cilët gjithnjë duke qenë të drejtë dhe në kërkim të së mirës, bien viktimë e perfiditetit dhe aftësisë tuaj për manipulim.
Koha e kokave të forta të fiksuara dhe destruktive ka përfunduar, tash është një kohë krejt tjetër një kohë ku më tepër kemi nevojë për bashkëpunim, për mirëkuptim, për punë ekipore, tolerancë në kuptimin e tolerancës ndërnjerëzore, me qëllim që kohën e humbur disa dekadëshe ta kompensojmë dhe sa më shpejtë t’i arrijmë vlerat e mirëfillta të demokracive perëndimore.
Thumbs Up Thumbs Down
gostiva-ejupi më 30/12/2009 14:31:57
avatar
Mirdita Alsat.nje heri desha ta peshendes z Osmanin se deri tash eshte shqiptari me i vertet ne Maqedoni dhe sa i perket kritikes se studentit se z Osmani ju mban ligjerata aj e ben per te miren e studentev se nje Rufi Osmani eshte sa per nje parlament dhe po don me na bo me te aft se aj nuk ke per pune personale at po e ka per pune te kombit te vet dhe ju lutem . leni keto thashe e theme ma mire eshte kur te meson si studen apo ma mire eshte ku te thot se koj saka allbanski neka odi na allbanija turp te kesh student te ka pagur Bejta per ke shkrim ju falemenderit Alsat.
Thumbs Up Thumbs Down
I Drejti më 30/12/2009 15:04:11
avatar
Si sju vjen bre turp ju nuk keni shkruar koment ne ket rubrik po keni shkruar Roman,po nji her nuk kam pa qe te kritikoni kaq shum nji Maqedon se prej atyre ne po vuajm e jo prej Zotri RUFI OSMANIT.o zgjohuni bre populli im.
Thumbs Up Thumbs Down
per te Drejtin më 30/12/2009 15:10:31
avatar
Po ti i Drejti pse nuk shkruan edhe ti nje koment ne fomrme te romanit nese ke argumente te mjaftueshme?
Besoj se Komentet e argumentuara nuk i sankcionon redaksia e Alsatit.
I Drejti fol drejt e mos fol shtremt, se paku tet pershtatet komenti me nofken qe e shkruan.
Thumbs Up Thumbs Down
pozitivi më 30/12/2009 15:20:17
avatar
un nuk e di se per cfar arsye rufi osmani miret akoma me n.bejten.po lene mor djal ti nevzat bejten at se deshem,te votuam ty e tash kerkojme rezultate !!! ku jan rezultatet pozitive?ju lutem beni nje analize per drejtoret e shkolave filore dhe te mesme dhe drejtuesit e ndermarjeve publike dhe do ta keni te qart se si eshte duke funksionuar komuna jone.
Thumbs Up Thumbs Down
arben cegran më 30/12/2009 15:22:32
avatar
UN SE KAM VOTU Z.RUFI OSMANI,AS QE DO E PERKRAH SEPSE I TAKOJ PARTIS DEMOKRATIKE SHQIPTARE...POR PO TE KISH DY ALTERNATIVA MES BEJTES DHE OSMANIT DO E KISHA SHUM LEHTE DO APSTENOJA SEPSE TE DY KETA KAN QEN SHOK TE NGUSHTE RUFIU THA NE ALSAT SE UN E DERGOVA NE PRIZREN BEJTEN ME VEUREN E BEJTES DMTH ME AUTORIZIM TE KUJT KA KALU KUFININ MAQEDONAS Z.RUFI.NE ZGJEDHJET E FUNDIT ELEKTORATI I BEJTES ISHTE I DESHPERUAR ME BEJTEN SEPSE AI NE TUBIME MBANTE BANDAT KRIMINALE TE NJOHURA TE GOSTIVARIT...ME HABIT RUFIU SI E PERKRAHU DEMOKRACIN E RE TE IMAER SELMANIT NE GOSTIVAR KU IMER SELMANI PER PRESIDENT MORI MBI 15.000 VOTA NE KRAH TE R.OSMANIT.PERNDRYSHE TE DY NUK DALLOJN SHUM NJERI BEJTA NJE MANIPULANT NJE FAMILJE E NJOHUR NGA KOMUNIZMI, TJETRI RUFI MENDJEMADH ,EGOIST ME TIPARE REVANSHISTE...TE DY KETA KAN QEN NE KLASE TE PDSH POR I KA ZAN BUKA E PDSH...
Thumbs Up Thumbs Down
negotina më 30/12/2009 15:28:10
avatar
Pershendetje Ju te Bdi-se ben mire te mbyllni gojen dhe te turperohi kur del Ali Ahmeti na mure fytyren ne debate televizive dhe duhet duhet respekt te vecant te keni per prof dr.RUFI OSMANIN e mos e vajtoni Nevzat Bejten se kshu e ka kjo pun duhet te durone te rine ne opozit dhe si kur Rufiu kurgje te mos punone prap ka mbeshtetjen e popullit,e poezit e Alis muren fund para varezave te deshmorve.
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next gjithsej: 127 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Në Maqedoni, problem trajtimi i të burgosurve
Zgjedhjet në pjesën më të madhe sipas standardeve, problemi me trajtimin e të arrestuarve, burgjet e stërmbushura, ngecja në reformat gjyqësore, brengosja për involvimin qeveritar ...
image
Mbërriti autobusi i parë me azilkërkuesit
Rreth orës 18.00 të mbrëmjes mbërriti në Kumanovë autobusi i parë me azilkërkuesit që ishin paraqitur vullnetarisht për t’u kthyer në vendlindje. Kamerat televizive prisnin ...
image
Me lopë dhe viç në protestë kundër Cërvenkovskit
Me lopë dhe viça, një grup i nismës qytetare ‘Viktimat e Tranzicionit’ zbritën sot para selisë së LSDM-së në Shkup, duke i kërkuar Cërvenkovskit të ...
image
Akuza ndërpartiake rreth udhëtimit të kryetarit të Ohrit në Australi
Udhëtimi i kryetarit të komunës së Ohrit Aleksandër Petreski në Australi është shndërruar në temë përplasjesh politike. Deputeti i VMRO DPMNE-së nga Ohri Cvetko Grozdanov, ...
image
Takimi i liderëve përfundoi pa marrëveshje
Nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete gjatë takimit të liderëve të katër partive më të mëdha politike, ku u diskutua për ndryshimet kushtetuese në pjesën ...
image
Përkujtohen demonstratat e vitit 1981, zbulohet pllaka në nder të dëshmorit Mursel Ahmeti
Viktimat e demonstratave të 1981 në Prishtinë, u kujtuan sot në Shkup, me një akademi përkujtimore. 29 vjet pas protestave të përgjakshme, shqiptarët mbeten ende ...
image
Adoptimi i fëmijëve do të bëhet në mënyrë elektronike
Adoptimi i fëmijëve në të ardhmen parashikohet të bëhet në mënyrë elektronike. Komisioni pranë ministrisë për punë dhe politikë sociale do të bëjë përzgjedhjen e ...
image
Gruevski takoi liderët për ndryshimet kushtetuese
Liderët e partive kryesore politike sot kanë diskutuar iniciativën e VMRO-DPMNE-së për ndryshime kushtetuese në pjesën e pushtetit gjyqësor. Në takim ku morën pjesë lideri ...
image
Leterme: Nuk më vjen keq për pezullimin e vizave
Belgjikës nuk i vjen keq për vendimin për pezullimin e vizave, por përvoja me refugjatët ekonomikë mund të ndikojë mbi valën e re të liberalizimit ...
image
Interpelancë për ministrin Stavrevski
Vazhdon interpelanca për punën e ministrit të Financave Zoran Stavrevski. Sipas PLD-së dhe Alternativës së Re, që kërkuan interpelancën, shkaqet janë rishikimi i dytë i ...
image
Robertson: I gjithë Ballkani Perëndimor për 10 vite në NATO
Ish- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson vlerësoi se shtetet nga Ballkani Perëndimor kanë arritur përparim të madh dhe shprehu bindje se për 10 ...
image
ASHAM-ja me strategji për energjinë e ripërtërishme
Maqedonia duhet të rrisë nivelin e prodhimit të energjisë të ripërtërishme. Kjo kërkohet në strategjinë energjetike për burimet alternative të energjisë të përgatitur nga Akademia ...
image
Rruga Mavrovë - Dibër sërish e kalueshme për automjete
Drejtimi rrugor prej Mavrovës drejt Dibrës i cili ishte i bllokuar përkohësisht për shkak të pastrimit të mbetjeve nga orteku i cili ra mbrëmë në ...
image
Mbi 60 për qind e qytetarëve të Maqedonisë nuk kanë para për pushim
Më shumë se 60 për qind e qytetarëve të Maqedonisë vitin e kaluar nuk kanë shkuar në pushim vjetor për shkak të arsyeve financiare.Këtë e ...
image
Tërmet në Kosovë, ndjehet edhe në Shkup
Një tërmet më magnitudë rreth 5 ballë sipas shkallës Rihter, goditi Kosovën rreth orës 14:38 minuta. Lëkundjet, që e kishin epiqendrën 46 kilometra në perëndim ...
Next