Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Veliu me akuza të ashpra: Gruevski si Millosheviqi /video/

Veliu me akuza të ashpra: Gruevski si Millosheviqi /video/

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës njëherësh deputet i BDI Fazli Veliu, i ka dërguar një letër të ashpër kryeministrit Nikolla Gruevski. Veprimet e fundit të tij ai i ka cilësuar si antishqiptare dhe anti-qytetare dhe të njëjtat i ka krahasuar me veprimet e Millosheviqit duke përkujtuar se nëse vazhdohet me këtë mënyrë, do të pësojë fatin e njëjtë me të. Sipas Shoqatës, vendimi i fundit për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë, është kundër Kushtetutës së vitit 2002 dhe kundër ligjeve. “Mund të veproni si të doni, me forcën e shkopit dhe kamxhikut, por nuk mund të na detyroni të hymë në greminë, ku Ju jeni buzë saj. Asnjë perandori nuk ka mundur të na asimiloj, zhdukë,  as kjo që udhëhiqni ju. Nëse ju vazhdoni, njësoj sikur Millosheviqi, ju pret i njëjti fat, atje ku ai vetë shkoi dhe vetë përfundoi”, thuhet ne letrën e ShVL-së, të nënshkruar nga Veliu. “Nxënësit shqiptarë, së pari do të mësojnë gjuhën shqipe, e cila është gjuhë kombëtare, që ka hyrë në gjirin e gjuhëve të pranuara ndërkombëtare, mandej në moshë të rritur gjuhët e huaja, pra edhe gjuhën tënde, të cilën as ti nuk e di siç duhet”, shkruan në letrën e hapur. Edhe pse letra i është drejtuar numrit ‘një’ të Qeverisë, Gruevski tha se nuk ka dijeni për të.
“Çfarë letre? Prej kujt?...Nuk kam parë një letër të tillë”, theksoi Nikolla Gruevski kryeministër.
Por kryetari i SHVL-së pohon të kundërtën e asaj që thotë Gruevski. Ai tha se letra është nisur edhe në adresë të kryeministrit.
‘Jemi duke parë se kryeministri është duke bërë një lojë të rrezikshme, është duke vepruar kokë më vete dhe është duke vepruar në kundërshtim me normat që u takojnë kombeve këtu, me normat që u takojnë qytetarëve dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare të veprimit në një shtet mulktietnik siç jemi ne”, deklaroi Fazli Veliu kryetar i SHVL.
Një nga arsyet për dërgimin e letrës, Veliu thekson edhe pa aftësinë e përfaqësuesve shqiptar në Qeverinë ‘Gruevski’ që të ndikojnë në tërheqjen e vendimit të ministrit të Arsimit. Veliu njëherësh ka vënë në pah edhe vështirësitë në të cilat hasin ministrat shqiptarë përfshirë këtu edhe zëvendëskryeministrin Ademi.
“Vështirësia e parë është se subjekti ynë politik në qeveri nuk ka në dorë asgjë, por ka vetëm urdhra, nuk e di se ku dhe si shkojnë mjetet, projektet të cilat vijnë në dorë të përfaqësuesve tanë në qeveri vijnë me vonesë dhe njëkohësisht edhe shtyhen afatet e realizimit të tyre dhe më në fund atje zëvendëskryeministri diskriminohet dhe njëkohësisht edhe kërcënohet që ta lëshoj vendin e punës si zëvendëskryeministër”, shtoi Veliu.
Fazli Veliu bashkë me Rafis Halitin dhe Xhevat Ademin, pas kongresit të partisë, mbeti jashtë Kryesisë Qendrore të BDI.

Gjyltene Rexhallari 

Subscribe to comments feed Komente (111 dërguar):

alush më 25/01/2010 10:31:52
avatar
Ju lumt daj rofsh.
Thumbs Up Thumbs Down
Samiri më 25/01/2010 10:44:46
avatar
Shoqata e veteraneve eshte nendege e BDI,se.... te koruptuar komplet.
Thumbs Up Thumbs Down
mentor më 25/01/2010 11:13:42
avatar
Po a tash tu kujtu more zotri Fazliu....ju me ket vendim te qeviris duhet menjeher qe te ishit larguar nga qeveria por u vin mire karigja e but dhe i perkuleni zevendesit te millosheviqit se te ishit shqiptar do te ishit larguar nga qeveria qe nga muaj i par se ju asgje nuk keni be per kombin ton dhe as per mergimtaret...ju duhet te largoheni meniher se as buxhet per shqiptaret nuk keni munder te siguroni LARGOHUNI....
Thumbs Up Thumbs Down
Ardi më 25/01/2010 11:29:15
avatar
Reagimi eshte shume palidhje, mka habit se si SHVL dhe Fazliu meret me punet qe duhet te meret separi Ali Ahmeti pastaj krejt BDI.
SHVL ka per mision statusin e deshmorve dhe invalideve te luftes dhe familjeve te tyre, kurse mesimi i gjuhes maqedone eshte ne kompetence te zv. kryeministrit dhe zv. ministres se arsimit, Te cilet edhe pse jane te mjerre, duhet te denohen per tradhti kombtare.
Thumbs Up Thumbs Down
uck më 25/01/2010 11:57:35
avatar
O ky eshte marketing politik i bdi a sjeni tu e pa se ekan hup rrugen nobborr.
Thumbs Up Thumbs Down
Krisit më 25/01/2010 12:08:38
avatar
O ju të Uçkës mjaftë më me kto budallëqe ! U kisha këshillu që mos miri me këto punë të shnjëta, turpë tu vije. HAJ DAJO MOS U KËRLESHË KOT!
Thumbs Up Thumbs Down
naim më 25/01/2010 12:17:21
avatar
Qesharak reagimi i "dajes",pa sens,kotë !!! Ky person reagon dhe del ne publik cdohere kur eshte ngushte nipi i tij.Kur e humb rrugen nipi,daja del si shpetimtar.Populli nuk i han keto forra-barcoleta,i ka ngrene shume herr.Nje pyejte ? -Kur daja na qenka kaq i zoti,dhe kaq patriot i madh dhe nese e shef se qeveria ku ben pjese dhe "nipi" i tij (po dhe vet "daja" eshte aty) vazhdojne veprat e Millosheviqit atehre lind pyetja perse valle qendron ne nje tavoline me "nipin" e tij ? perse nuk largohet nga BDI.Shume e thjesht eshte pergjigja :Karikja eshte shume e lezetshme, sidomos kur kthehesh ne vendlindje pas 20 vjetve azliant dhe prej ne lufte clirimtare - direkt ne kariken e ngrohte te pushtetit, te cilet akoma vazhdojne ti quajne terroriste,edhe pse jan ne te njejtin kallep.
Thumbs Up Thumbs Down
teli_69 më 25/01/2010 12:19:24
avatar
O zotri fazli veliu ku i ke ato ushtar neper burge edhe neper rruget e evropes qish mendon ti ti vetem me ali ametin ne nish se ske qeter qe te perkrah tungi nga komandant breza dhe une ju reagim te ashper se ska mu karrike per juve.
Thumbs Up Thumbs Down
shefik më 25/01/2010 12:25:20
avatar
Rrofsh 200 vjet.
Thumbs Up Thumbs Down
Burim më 25/01/2010 12:30:13
avatar
Bravo ju lumt,po ky mistrec esht aq i paafte dhe medioker sa edhe per te keq s`do mbahet mend,se shqiptaret shume me heret kane pa tipa te tille qe rrehin gjokes po kur vjen koha,terhiqen ne ate Vrimen e Miut qe shpesh e permend Menduh Thaci e si duket KY Menduhi ka tapi per ate vrrime,se del e akcionet ne Brodec i etiketon si te suksesshme.Por,ky Gruevski mbase dicka ka harru,se tani nuk ka pune me Menduhin,po ka pune me kryekomandantin e UCK,se Aliut si qendrojn prapa refet elmaza e ernad fejzullaha,po Aliut i qendrojn burra te beses sic jane Fazli Veliu e Izet Mexhiti.Se nuk eshte ne qeveri me Menduhin qe derisa ishte ne qeveri benete si thoshte Gruevski apo me Imer Selmanin qe mori 30000 vota maqedonase,por eshte ne qeveri me njeriun e perbetuar per idealet kombetare te cilin sot e sot maqedonasit e shohin ne zhgender.
TE FITOVA USHTARAKISHT,DO TE FITOJ DHE POLITIKISHT....(Ali Ahmeti qershor 2006,para parlamentit te R.M-se).
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next gjithsej: 111 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin për dënimin e sopotasve
Gjykata e Apelit në Shkup ka vërtetuar akt-gjykimin e shkallës së parë për banorët e Sopotit të cilëve i është vërtetuar fajësia. Këtë e ka ...
image
Gjykata e Apelit në Shkup vërtetoi akt-gjykimin për banorët e Sopotit
Gjykata e Apelit në Shkup ka vërtetuar akt-gjykimin e shkallës së parë për shtatë banorët e Sopotit, njëri prej të cilëve ndodhet në qeli dhe ...
image
LSDM dhe VMRO-DPMNE kundërshtohen për duelin televiziv
LSDM-ja edhe një herë e ka përsëritur kërkesën e saj për një duel televiziv mes kryeministrin Nikolla Gruevski dhe Branko Cërvenkovskit. Deputeti i LSDM-së, publikisht ...
image
Fuere: Me Greqinë bisedohet vetëm për emrin
Maqedonia dhe Greqia ta përshpejtojnë ritmin e takimeve dhe ta shfrytëzojnë mundësinë që deri në qershor të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme lidhur me ...
image
Ahmeti vlerësoi vizitën e Metës në Serbi
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti e vlerëson lartë vizitën e zëvendëskryeministrit shqiptar Ilir Meta që kohë më parë i bëri Beogradit zyrtar. Ahmeti vizitën e ...
image
Mbeturina spitalore përgjatë bregut të liqenit të Ohrit
Shiringa, injeksione, shishe të shurupit, tableta boshe dhe lloje të tjera të mbeturinës mjekësore këto ditë janë gjetur në disa plazhe përgjatë bregut të liqenit ...
image
Maqedonia më 9 qershor me përgjigje ndaj argumenteve greke në Hagë
Republika e Maqedonisë më së voni deri më 9 qershor të këtij viti në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë duhet të përgjigjet ndaj kundërargumenteve ...
image
Fuere: Orientimi seksual duhet të mbrohet me ligj
Në Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi i cili tashmë është në procedurë kuvendore midis bazave për diskriminimin duhet të gjendet edhe orientimi seksual, deklaroi ambasadori ...
image
Ahmeti-Fitzgerald: Tani është momenti për zgjidhjen e çështjes së emrit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim u takua me Komandantin e Komandës së forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli i cili qëndron për vizitë ...
image
Gjykata e Apelit nuk e kumton vendimin për rastin e Sopotit
Ende nuk dihet se cili është vendimi i gjykatës së Apelit në Shkup për rastin ‘Sopoti’. Vendim ka dhe nuk përjashtohet mundësia që i njejti ...
image
Cërvenkovski e fton publikisht Gruevskin në TV duel
Historia e demokracisë parlamentare nuk mban mend që mazhoranca të protestoj kundër opozitës. Kjo është histerike dhe e palogjikshme dhe ndodh vetëm tek ne. Kështu ...
image
OK për listat e hapura, modeli zgjedhor i diskutueshëm
Subjektet politike në parim mbështesin idetë për lista të hapura në zgjedhjet parlamentare ndërsa propozimin eventual që Maqedonia të paraqitet si një njësi zgjedhore për ...
image
LSDM: Manevski fyen personat e varur nga droga dhe alkoholi
LSDM kërkon tërheqjen e projekt ligjit për zbatimin e sanksioneve pasi konsideron se në tekst është përdorur gjuhë e urrejtjes me përdorimin e fjalës narkoman. ...
image
Riker: Ju jeni ata që përherë do të jeni
Ambasadori Filip Riker para studentëve të universitetin FON foli për politikën e jashtme amerikane dhe u përgjigj pyetjeve të të pranishëmve. A është në rregull ...
image
Të arrestuarit në incidentin e djeshëm, mbrohen në heshtje
Jasmin Leskovica 22 vjeç dhe Harun Haxhibuliq 45 vjeç nga Shkupi ende po mbahen në stacionin policor pas arrestimit të tyre lidhur me vrasjen e ...
Next