Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | “Zgjohu”: Në qendër të vendosen edhe monumente shqiptare

“Zgjohu”: Në qendër të vendosen edhe monumente shqiptare

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Lëvizja Qytetare “ZGJOHU” dhe organizatat tjera joqeveritare duke përshëndetur gatishmërinë e ministres së Kulturës, Elisabeta Kamçevska-Milevska kërkon që në projektin “Shkupi 2014” të përfshihen monumente shqiptare në sheshin e qytetit të Shkupit në mënyrë që ky shesh të rrezatojë frymë shumëetnike, shumëfetare, që e karakterizojnë këtë shtet.
Lëvizja ZGJOHU! propozon që Qeveria dhe Komuna Qendër të ndërtojnë shtëpinë аutentike të Nënës Terezë ku qëndron pllaka përkujtimore për shtëpinë e familjes Bojaxhiu në sheshin Maqedonia. Më tej, “ZGJOHU” i propozon Ministrisë së Kulturës që të ndërtojë Xhaminë Burmali, bashkë me monumente të Adem Jasharit, 28 nëntorit, 17 shkurtit, dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga viti 2001, dëshmorëve shqiptarë nga Maqedonia të rënë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorit të USHT-së, Abdylselam Emini, Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Lidhjës së Prizrenit, Jashar Bej Shkupit, Mit'hat Frashërit, motrave Qiriazi, Ibrahim Rugovës, Ferid Muratit, Luan Haradinajt, Kullën Shqiptare si dhe shumë propozime tjera që do t'iu dorëzojmë në vijim për qytetet tjera në gjithë Maqedoninë.
Sipas Lëvizjes qytetare “Zgjohu” projekti përjashtues "Shkupi 2014" ka gjasë që të reflektojë vlera të përbashkëta nëse përfshihen propozimet e Lëvizjes ZGJOHU dhe propozimet e bashkësive tjera, të kombinuara me dy monumente që do të simbolizonin NATO-n dhe BE-në. /alsat-m/

Subscribe to comments feed Komente (30 dërguar):

Naim më 08/02/2010 12:32:38
avatar
Eh ato gjuhen spo ta pranojn e ku me ti ndreq gjeth kto monumente shqiptare. Maqedonasit e prishin shtetin sesa veq nje monument me ta ndreq.
Thumbs Up Thumbs Down
realisti-gostivar më 08/02/2010 12:54:47
avatar
Pak ma but se e friguat Gruevskin.
Thumbs Up Thumbs Down
ENICO më 08/02/2010 12:59:15
avatar
Levizja zgjohu ben mir sikur mos i futu hundet kudo se per cfar do. Ju te nderuar mos i jepni vetes me shum kompetenca se sa ju takojne. Mos e merni flamurin dhe te silleni sikur ju jeni zeri i popullit. Kete e them sepse me shum propozime qe ju i beni populli nuk pajtohet. Psh. ju jeni qe keni propozuar qe ne sheshin e Shkupit te mos ndertohet as Kisha as Burmali Xhamija. Nga e merni ju ket te drejt te flisni ne emer te popullit, nga e dini ju se populli nuk deshiron te ndertohet Xhamija??? Ja tani i futni hundet edhe ke sheshi i Shkupit 2014, bile e falenderoni ministern qe paska mirkuptim. Juve ju financon BDI-ja dhe fondacione tjera, te cilave ju beni vetem sherbim. Pra ju s'jeni te pavarur dhe mos u shtirni si te till. Ajo cka duhet potencuar eshte se Ju si shum i jepni liri vetvetes dhe si shum jeni tu mendu se keni ndonje rejting dhe kredibilitet. Cka thoni ju duhet edhe monumente shqipetare te vendosen ne Sheshin e Shkupit??? Po ne cka do te ngjaje Sheshi me gjith ato monumente?? Cilin monument histoik do vendosim ne pervec Nen terezes? Kush eshte Ai shqipetare qe paska "Kontribuar dhe sakrifikuar" per ndertimin e ketij shteti, a ka te tille??? Ma gjeni ndonje...Nga ana tjeter a jeni te vetedijshem se populli shqipetar eshte ne nje gjendje te mjerushme ekonomike, a nuk eshte me mir te investohet dhe te ju merzis kjo situat se sa cilat permendore do i vejn ne Shesh..Po ju bej thirje te mos i futni hundet ku se keni vendin sepse, cdo veprim i pa matur dhe i pa kontrolluar ben qe te dukemi si popull i eger para te huajve. Ju vazhdoni qendroni afer BDI-s por mos u beni mash e tyre.
Thumbs Up Thumbs Down
Ilirida-ch më 08/02/2010 13:01:41
avatar
Propozim me vend dhe i realte,por kete qeveria nacionaliste ekstreme dhe albanofobe e IRJM-se do ta mare si provokim qe nuk realizohet dote.Ato kane projektet e tyre per shfarosjen dhe pastrimin etnik te shqiptareve,projekte qe shume mire dhe me tempo te shpejte po i realizojen,fale dobesise se shqiptareve.Projekte ne perfundim te realizimit si ne Struge,Diber,Kercove Shkup (ku Shkupi deri para disa viteve ishte qyteti me me shume banore ne bote),Kumanove,etj.Per dy qytete te mbetuar si Tetova e Gostivari,nuk ben peshe ceshtja shqiptare.
Thumbs Up Thumbs Down
Daim Luçi më 08/02/2010 13:14:17
avatar
ZGJOHU tani per tani po perdor metoden e Menduh Thaçit, ku nuk po verehen se deklaratat jane kontradiktore. Ju lutem, nga emocionet qe keni nuk po vreni se qka po flisni. Jo nene teraza jo ajo, jo kjo. Shkupi ka qene i bukur dhe i bukur eshte tash. Vetm se zbukurim do te ishte monumenti i cili ka qene ne qender. Burmaili Xhamija. Pershendetje . . .
Thumbs Up Thumbs Down
saraji më 08/02/2010 13:21:00
avatar
E lus Artan Grubin qe ne ti thoje Ali Ahmetit ne ti kerkoje keta proekte ne qeveri e jo nepermjet juve.
Thumbs Up Thumbs Down
Ambasadori më 08/02/2010 13:28:28
avatar
po juve skeni tjeter pun me te dobishme po me mush me figura e me bo si me qen budista. Po ju lutem keni me mijera opcione tjera per te kerku, pse nje her nuk doli nga goja juaj qe me gjith zemer tkerkoni Burmali Xhamine, dhe me kete kerkese tani kjo i bjen sikur te pajtoheni me ate se mos kete xhami por le te kete puta te ndryshme. Un jo qe si dua keta personalitete, ndoshta edhe me shum se ju i respektoj por kto dihet ku e kan vendin ne zemrat tona e jo ne qender te qytetit kush te mrij ti shkruan e ti felliq
Thumbs Up Thumbs Down
shabani më 08/02/2010 13:31:01
avatar
Maqedonia per me shku te para duhet mu bo me Kantone si ne Zvicer se per ndrishe kurr nuk kemi mu boh rahat me kto shkije por gjith ne shqiptart mu bo bashk kur jemi te bashkuar jemi ma te fort.RRnoft populli Shqiptar tung Hamburgu Kumanova
Thumbs Up Thumbs Down
më 08/02/2010 13:31:11
avatar
Per Daim Lucin: shum pajtohem me ty mir mor zgjohu e shef se cfar monomente paske propozu tu thavt GOJA kaa shumm njerez me me teper privilegj se ata Aniii Motrat Qiriazii ncncncn po ato as baba vet si ka dasht edhe nuk i njef e populli po tlutem dil me nje deklarat me te menqur se na more fytyren.
Thumbs Up Thumbs Down
shabani më 08/02/2010 13:34:35
avatar
Maqedonia per me shku te para duhet mu bo me Kantone si ne Zvicer se per ndryshe kurr nuk kemi mu boh rahat por gjith ne shqiptart mu bo bashk kur jemi te bashkuar jemi ma te fort.RRnoft populli Shqiptar tung Hamburgu Kumanova.
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 next gjithsej: 30 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Mbërriti autobusi i parë me azilkërkuesit
Rreth orës 18.00 të mbrëmjes mbërriti në Kumanovë autobusi i parë me azilkërkuesit që ishin paraqitur vullnetarisht për t’u kthyer në vendlindje. Kamerat televizive prisnin ...
image
Me lopë dhe viç në protestë kundër Cërvenkovskit
Me lopë dhe viça, një grup i nismës qytetare ‘Viktimat e Tranzicionit’ zbritën sot para selisë së LSDM-së në Shkup, duke i kërkuar Cërvenkovskit të ...
image
Akuza ndërpartiake rreth udhëtimit të kryetarit të Ohrit në Australi
Udhëtimi i kryetarit të komunës së Ohrit Aleksandër Petreski në Australi është shndërruar në temë përplasjesh politike. Deputeti i VMRO DPMNE-së nga Ohri Cvetko Grozdanov, ...
image
Takimi i liderëve përfundoi pa marrëveshje
Nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete gjatë takimit të liderëve të katër partive më të mëdha politike, ku u diskutua për ndryshimet kushtetuese në pjesën ...
image
Përkujtohen demonstratat e vitit 1981, zbulohet pllaka në nder të dëshmorit Mursel Ahmeti
Viktimat e demonstratave të 1981 në Prishtinë, u kujtuan sot në Shkup, me një akademi përkujtimore. 29 vjet pas protestave të përgjakshme, shqiptarët mbeten ende ...
image
Adoptimi i fëmijëve do të bëhet në mënyrë elektronike
Adoptimi i fëmijëve në të ardhmen parashikohet të bëhet në mënyrë elektronike. Komisioni pranë ministrisë për punë dhe politikë sociale do të bëjë përzgjedhjen e ...
image
Gruevski takoi liderët për ndryshimet kushtetuese
Liderët e partive kryesore politike sot kanë diskutuar iniciativën e VMRO-DPMNE-së për ndryshime kushtetuese në pjesën e pushtetit gjyqësor. Në takim ku morën pjesë lideri ...
image
Leterme: Nuk më vjen keq për pezullimin e vizave
Belgjikës nuk i vjen keq për vendimin për pezullimin e vizave, por përvoja me refugjatët ekonomikë mund të ndikojë mbi valën e re të liberalizimit ...
image
Interpelancë për ministrin Stavrevski
Vazhdon interpelanca për punën e ministrit të Financave Zoran Stavrevski. Sipas PLD-së dhe Alternativës së Re, që kërkuan interpelancën, shkaqet janë rishikimi i dytë i ...
image
Robertson: I gjithë Ballkani Perëndimor për 10 vite në NATO
Ish- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson vlerësoi se shtetet nga Ballkani Perëndimor kanë arritur përparim të madh dhe shprehu bindje se për 10 ...
image
ASHAM-ja me strategji për energjinë e ripërtërishme
Maqedonia duhet të rrisë nivelin e prodhimit të energjisë të ripërtërishme. Kjo kërkohet në strategjinë energjetike për burimet alternative të energjisë të përgatitur nga Akademia ...
image
Rruga Mavrovë - Dibër sërish e kalueshme për automjete
Drejtimi rrugor prej Mavrovës drejt Dibrës i cili ishte i bllokuar përkohësisht për shkak të pastrimit të mbetjeve nga orteku i cili ra mbrëmë në ...
image
Mbi 60 për qind e qytetarëve të Maqedonisë nuk kanë para për pushim
Më shumë se 60 për qind e qytetarëve të Maqedonisë vitin e kaluar nuk kanë shkuar në pushim vjetor për shkak të arsyeve financiare.Këtë e ...
image
Tërmet në Kosovë, ndjehet edhe në Shkup
Një tërmet më magnitudë rreth 5 ballë sipas shkallës Rihter, goditi Kosovën rreth orës 14:38 minuta. Lëkundjet, që e kishin epiqendrën 46 kilometra në perëndim ...
image
Azilkërkuesit kthehen nga Belgjika
Numri 59 para dyerve të zyrës së të huajve në Belgjikë do të mbetet gjatë në kujtesën e azilkërkuesve nga Maqedonia dhe nga Serbia. Para ...
Next