Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Ramadani: Gruevski nuk i dëshiron myslimanët në Maqedoni

Ramadani: Gruevski nuk i dëshiron myslimanët në Maqedoni

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Fakti që ndërtimi i xhamisë Burmali, nuk është parashikuar në projektin “Shkupi 2014”, tregon se kryeministri Nikolla Gruevski ka dërguar sinjal se për të, myslimanët në Maqedoni, nuk janë të dëshiruar.
Kështu vlerëson kryetari i këshillit iniciator për ndërtimin e xhamisë Burmali, Ramadan Ramadani i cili shtoi se këshilli i ka dërguar letër kryeministrit shqiptar Sali Berisha, e po ashtu, do ti dërgojë letë edhe Qeverisë së Turqisë.
“Myslimanët kanë marrë porosinë e tyre se ky kryeministër nuk mendon për ata. Ne si përshëndetje për këtë porosi duke filluar nga java e kaluar kemi filluar takime intensive me faktorin ndërkombëtar. Sot dita e hënë ne i kemi dërguar një letër kryeministrit Sali Berisha për ta alarmuar për këtë situatë dhe gjenocid kulturor që bëhet ndaj shqiptarëve dhe myslimanëve tjerë në Maqedoni. Ne duke filluar edhe nga autoritetet turke edhe më tej do ti informojmë”, deklaroi Ramadan Ramadani – kryetar i Këshillit për ndërtimin e Burmali xhamisë.
Lëvizja qytetare “Zgjohu” duke iu kundërpërgjigjur ministres së kulturës Elizabeta Kançevska Milevska se projekti “Shkupi 2014” nuk është i mbyllur dhe mund të pësojë ndryshime, do të nisin në ministri të Kulturës kërkesën për përfshirjen edhe të heronjve dhe monumenteve shqiptare në këtë projekt, në mënyrë që sheshi të rrezatojë frymën multietnike, multifetare dhe multikonfesionale.
“Organizata qytetare “Zgjohu” e mbështetur nga së paku 20 organizata tjera joqeveritare shqiptare të mbledhura në forumin “Zgjohu” kërkojnë nga ministrja e kulturës dhe qeveria e Maqedonisë të rindërtojnë shtëpinë e lindjes së Nënës Terezë në vendin ku gjendet pllaka përkujtimore, kërkojmë ndërtimin e Burmali xhamisë në vendin ku ka ekzistuar derisa është rrënuar dhe në sheshin e qytetit të ndërtohet një bust, monument, apo përmendore e heroit tonë kombëtar Adem Jasharit”, theksoi Bekim Hoxha – përfaqësues i lëvizjes qytetare “Zgjohu”.
Kërkesën për ngritjen e monumenteve dhe busteve të heronjve shqiptarë, lëvizja qytetare “Zgjohu” pritet ta dorëzojë në ministrinë e kulturës dhe Qeverinë e Maqedonisë, në fund të kësaj jave.

Shkëlzen Aqifi

Subscribe to comments feed Komente (22 dërguar):

samir më 08/02/2010 16:02:20
avatar
ke te drejte vlla me ne eshte Zoti, poshte politika e millosheviqit edhe carlit i vjen fundi cdo gje ka fillim edhe mbarim
Thumbs Up Thumbs Down
uck më 08/02/2010 16:32:28
avatar
jo jo si do valla po edhe ALI AHMETI SI DO MUSLIMANET NE MAQEDONO PO KU KA HUMB MARA CAJ NJERI SE KENA PA MOTI NE TELEVIZOR EHEHEHEH TURP IMADH PER BDI
Thumbs Up Thumbs Down
alban më 08/02/2010 17:27:39
avatar
partit shqiptare dhe BFI ju jeni tradhtart me te medhenj qe i njeh historia shqiptare
Thumbs Up Thumbs Down
per uck më 08/02/2010 19:39:59
avatar
turp te ju vije.. nga menyra se si ke shkruar shihet se je nje analfabet.Si duket je ndonje debil,je i shitur qe shkruan ne emer te uck.
Thumbs Up Thumbs Down
ada më 08/02/2010 19:46:20
avatar
jam musliman elhamdulilah duhet me perkra bashksine islame per ndertim te xhamise .po tregoj verteten se kam qen ne parti shqiptare po elhamdulilah se jam largu nga partite ,kam mar rrugen e allahut xh.sh.inshallah allahu dinin na e forcon e kto partijat tona të gjith i mposht tradhtar te fes islame dhe kombit shqiptar ,si bdi,si pdsh,te njejta.
Thumbs Up Thumbs Down
Dalmat më 08/02/2010 21:18:48
avatar
Sigurisht ,ti tregojm dhe ne heronjen tane se i kemi te shumt se nuk ka Maqedonija heronj, per ta mbushur sheshin e Shkupit, po tu ndihmojm ne per ta mbushur me ca simbolikisht,se nuk i zen dhe harta e maqedonis sa eshte te gjitha.
Thumbs Up Thumbs Down
Arben më 08/02/2010 21:19:22
avatar
Shpetim i vetem eshte PDSH .. dhe zgjedhjet e parakohshme .. qe me pas ne qeveri te ulet i nderuari Menduh Thaci
Thumbs Up Thumbs Down
londinezi më 08/02/2010 21:34:55
avatar
Ooo Arben, po telashet e sodit prej atij "Menduh mafise" po vijne. Ai bashk me ate kryemadhin e BFI e kan shit burmali xhamine. deshta me të pyt, sepse nuk jetoj me ne Maqedoni - A EKZISTON HALA PDSH-ja A? KY CFAR MENDUHI, HALA GJALL ESHTE? nuk e di, me trego te lutem, se skam shum informata nga Maqedonia. tung...
Thumbs Up Thumbs Down
besim më 08/02/2010 21:44:36
avatar
Mjer shqiptaret po te ngelin ne doren tende o Ramadan.
Ta kuptoj deshiren e flakt qe te paraqitesh si faktor politik dhe fetar para opinionit.
Zoti ne Kuran thot, se me i miri nga ju eshte ai qe e din hallin e vetes.
Me mir do te ishte te dish hallin e vehtes se perndryshe do vertetosh fjalen e ish mikut tend Menduh Thacit, e do ngelesh ne memorien e popullates vetem si nje "I shemtuar"
Thumbs Up Thumbs Down
skenderbeu më 08/02/2010 22:22:29
avatar
O Ramadan ne katrore, a spo kupton se ku Gruevski do me ti me lujt, pra gruevski po do qe ti ta kapesh rolin e negativ mendo pak si ishin lajmet mbas ardhjes nga Izraeli gruevski gjoja do te parlajmoerohen Alkaida ne Ballkan!
pra gruevki ti ka dergu tije emrat dhe mbiemrat ne ate konzul poashtu edhe numrat e bankes,tash gruevski pret ti ta kapesh armen per te mbrojte Burmanli xhaminë ne qender e ajo qender eshte ne Ballkan kur ti do te dalish me arme ne dore do te kapin kamerat bota do te sheh ne fund ata do te thojne qe shqiptaret kapen armet per feje per gjami. Ne fund aleatet tane do te largohen nga nesh dhe do te humbim permbajtjen e aleatve

Ja si eshte koalicioni i Ali Ahmetit çdo dite kunder shqiptarit por asesi Ahmeti mos te kupton si duket kjo pak eshte teprueshme.
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 next gjithsej: 22 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Sekretari belg për migrimin, vizitoi rajonin e Likovës
Nuk ka azil për qytetarët e Maqedonisë në Belgjikë. Banorët e rajonit të Kumanovës dhe Likovës janë gënjyer, të gjithë do të kthehen në vendlindje. ...
image
PPD: Eksodi, pasojë e depresionit ekonomik
Rruga e deformuar e Maqedonisë drejt integrimeve evropiane, shkaktoi eksodin ekonomik. Kjo për shkak të keqpërdorimit të fondeve të unionit nga qeveritë e Maqedonisë. Kështu ...
image
As nesër komuna Qendër nuk debaton për Burmali Xhaminë
As në seancën e nesërme të Këshillit të komunës Qendër nuk do të debatohet për iniciativën e BFI-së që në qendër të Shkupit të ngrihet ...
image
Të falimetuarit me vezë dhe topa bore kundër Qeverisë
Vezë dhe topa bore ndaj policëve dhe statujave antike para ndërtesës së Qeverisë. Rreth 200 ish-punëtorë falimentues të ish ndërmarrjeve të privatizuara, kurse një pjesë ...
image
DR pa mbështetje për ndryshimin e ligjit për Komitetin
Demokracia e Re ka dorëzuar iniciativën për ndryshimin e ligjit për Komitetin për marrëdhënie ndëretnike me qëllim zhbllokimin e punës së këtij organi të bllokuar ...
image
Përmbytjet, nuk parashihet evakuim nga Radozhda dhe Peshtani
Qeveria nuk mendon për momentin në evakuimin e banorëve të rrezikuar të fshatrave Radozhdë dhe Peshtan. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, pas takimit ...
image
Analisti Trajanovski fitues i çmimit ‘Borjan Tanevski’
Çmimin e sivjetëm ‘Borjan Tanevski’ për qëndrimin personal të shfaqur në mediat e shtypura, e fitoi analisti politik Zharko Trajanovski, kolumnist në gazetën  Dnevnik.  Qëllimi ...
image
Hidhen 250 tonë kripë në rrugët e kryeqytetit
Ekipet e shërbimit dimërore të Qytetit të Shkupit gjatë natës së kaluar kanë hedhur 250 tonë kripë në rrugët e qytetit.Gjatë natës së kaluar bora ...
image
Leterm: Mundësitë për azil ekonomik në Belgjikë nuk ekzistojnë
Informatat që po përhapen në pjesët veriore të këtij vendi për politikë emigruese belge janë tërësisht të pavërteta. Vendi im nuk jep azil politik refugjatëve ...
image
‘Emri’, njëra nga temat e takimit Obama - Papandreu
Çështja e emrit do të jetë njëra nga temat e takimit të sotëm të presidentit amerikan Barak Obama me kryeministrin grek Jorgos Papandreu në Uashington.Mediat ...
image
Gjermani, aksidenti i merr jetën dy personave nga Jazhinca
Familja Azizi nga fshati Jazhincë i Tetovës humbi dy nga anëtarët e saj në një aksident rrugor në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në ...
image
Debat - migrimi nga Kumanova, rezultat i varfësisë
Migrimi i banorëve të Likovës dhe Kumanovës, erdhi për shkak të varfërisë dhe mungesës së investimeve të pushtetit. Me këto konkluzione u dol në një ...
image
Për shkak të borës, shtyhet vizita e kryeministrit belg
Aeroplani me të cilin duhej të vinte kryeministri i Belgjikës, Iv Leterm, për shkak të reshjeve të borës, nuk arriti të ulet në aeroportin ‘Aleksandri ...
image
Gruevski vizitoi 11 vjeçarin që u sulmua nga ‘komitët’
Kryeministri Nikolla Gruevski sot ka vizituar në shtëpinë e tij në Gazi-Babë 11 vjeçarin Bunjamin Mahmuti i cili para dy ditësh u qëllua me sende ...
image
Ekspertët, po provokohen marrëdhëniet ndëretnike
Incidenti i të shtunës në sheshin e Shkupit kur “Komitët” sulmuan fizikisht një grup shqiptarësh, përfshi edhe fëmijë që zbaviteshin në pistën e patinazhit, tregon ...
Next