Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | LSDM-ja kërkon referendum për projektin “Shkupi 2014”

LSDM-ja kërkon referendum për projektin “Shkupi 2014”

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Projekti “Shkupi 2014” të shtrohet në referendum dhe për këtë të vendosin vetë qytetarët, kështu kërkoi LSDM-ja nga kryeministri Gruevski.
Sipas kësaj partie opozitare, ata që deri dje betoheshin në referendum sot janë fshehur në vrimë të miut dhe për projektin ‘Shkupi 2014’ sepse dëshirojnë ta dëgjojnë mendimin e qytetarëve. Nga partia e Cërvenkovskit gjithashtu paralajmëruan se po qe se kërkesa për referendum hasë në veshë të shurdhër të Gruevskit, atëherë përmes Grupit parlamentar të saj do të ngrenë iniciativë që kjo çështje të debatohet në Parlament.
“Kjo çmenduri e VMRO-DPMNE-së duhet të përfundoj. Edhe njëherë i bëjmë thirrje Gruevskit, njeriut i cili vazhdimisht thotë se më me rëndësi është mendimi i popullit, që të shpallë referendum për projektin Shkupi 2014. Ndërkohë duke shqyrtuar mundësitë tjera juridike për ndalimin e këtij projekti, LSDM-ja do të parashtrojë kërkesë përmes grupit parlamentar për thirrjen e një seance urgjente për shqyrtimin e kësaj çështjeje”, deklaroi Gordan Georgiev, nënkryetar i LSDM-së.
Nga ana tjetër Demokracia e Re gjithashtu kërkon që çështja Shkupi 2014 të shtrohet për diskutim në parlament dhe vendimi rreth këtij projekti të merret me shumicën e dyfishtë, gjegjësisht parimin e Badinterit.
“Momenti më i mirë dhe më i qëlluar për Demokracinë e Re do të jetë një debat i hapur pikërisht këtu në parlamentin e Maqedonisë dhe duke përdorur votimin e dyfishtë që të aprovohet një projekt i këtillë. Gjithçka tjetër, ashtu siç është prezantuar se është një projekt i qytetit ose një projekt i komunës Qendër besoj se na kthen pas viteve të 90 kur kishte majorizime ndaj shqiptarëve dhe popujve tjerë”, theksoi Imer Selmani, Kryetar i DR-së.
Edhe PRSD-ja e Petkovskit është në vij të njëjtë me LSDM-në dhe DR-në, nga kjo parti shfaqin brengën se projekti i Gruevskit, do të acaroj marrëdhëniet ndëretnike
“Këtë që po e bën Qeveria pa mos konsultuar qytetarët dhe partitë politike, mund ta nxjerr situatën jashtë kontrollit në fushën e marrëdhënieve ndëretnike. Në rast kur keni qëndrimet të prera se ose do të ndërtohet xhamia bashkë me kishën,ose nuk do të ndërtohet as njëra e as tjetra, atëherë do të thotë do të vije deri te konflikti, deri te eskalimi i situatës, e cila nuk do të mund të kontrollohen”, tha Tito Petkovski, kryetar i PRSD-së.
Ndaj akuzave të opozitës, kundërpërgjigjet VMRO-DPMNE-ja, duke iu shmangur çështjes së referendumit dhe duke përgënjeshtruar LSDM-në se projekti në fjalë, nuk kushton 200 milion euro por 80 milion euro.
“Është gënjeshtër dhe manipulim i LSDM-së se projekti kushton 200 milion euro. Kjo nuk është e saktë, projekti kushton më pak ose 0.5 për qind nga buxheti i implementuar në 8 vite buxhetore. Do të thotë 80 milion euro në ndara na 8 vite buxhetore, nga të cilat një pjesë e mirë tani më janë investuar. Nga 9 objektet e parapara, 7 kanë filluar të ndërtohen, kurse të tjerat janë hotele dhe objekte publike në të cilat do të investojnë investitorë privatë”, u shpreh Aleksandar Nikollovski, anëtar i KE-së të VMRO-DPMNE-së.
Projekti Shkupi 2014 ka zgjuar edhe reagimin e shumë organizatave joqeveritare si dhe analistëve, të cilët kanë theksuar se realizimi i këtij projekti mund të cenoj marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Bedri Rexhallari

Subscribe to comments feed Komente (8 dërguar):

milaim më 08/02/2010 16:17:32
avatar
Te lumte goja o Imer Selmani, se je i vetmi qe publikisht po e mbron interesin shqiptar dhe musliman prej politikanve, ani pse tjeret po mundohen me te shantazhu me gjitha forcat. Po shifet prej lajmeve cdo dite se kush po angazhohet per shqiptaret. Ju lumte!!!
Thumbs Up Thumbs Down
iliri më 08/02/2010 16:28:23
avatar
he ku jeni burra te bdi-se qe nuk po ju ndihet zeri jeni mshehur pas karikeve tash kur eshte momenti kyq ti dilni zot atyre qe ua dhan voten te lumte DR se pe deshmon veten edhe ne momtentet me te veshitra per popullin tone
Thumbs Up Thumbs Down
sllupcani më 08/02/2010 16:29:14
avatar
po ku je o bdi se spo te ndihet zani fare ncncncncncnc
Thumbs Up Thumbs Down
sulo më 08/02/2010 16:42:07
avatar
more me kushtu edhe 1 milione ky projekt eshte shume ne kete gjendje te rende ekonomoke dhe varferie
Thumbs Up Thumbs Down
Rafiz Ademi më 08/02/2010 17:25:32
avatar
Shume mire e ka Imer Selmani, dhe gjithmone vetem ky eshte aktiv ne politike. Ndersa ata dy lideret tjere i ka zen belaja njeri ne qeveri i vjen mire , ndersa ky tjetri shan dhe i perqane shqiptaret!
Thumbs Up Thumbs Down
Alban më 08/02/2010 17:27:34
avatar
Mua po me duket qe vetem Imer Selmani eshte aktiv dhe online, ndersa deputetet dhe ministrat e tjere jane ne gjume... Suksese Imer Selmanit.
Thumbs Up Thumbs Down
Bayern M më 08/02/2010 19:17:04
avatar
ne gjum te dimrit jane ende Lideret tjere ti shikosh me rend Lajmet- dhe me shume vemendje asnje deklarate nga Bashkimi demokratik per integrim SKA
KU jane ? u mbyllen neper zyrat e tyre ose shkojne e trokasin ne deren e Gruevskit... po aj spo e hap
Bravo Imer Selmani je i vetmi politikan me te cilin me inicjativa dhe i pelqejne apo jo shpreh mendimet e tua te sinqerta per ti mbrojtur shqiptaret edhe per ta mbuluar turpin e Aliut
Thumbs Up Thumbs Down
diaspora më 08/02/2010 20:12:25
avatar
Kéta te DUI-it sjan askundi, turp. Vazhdo Imer S. se te vetmet shpresa tek ti kan mbet
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 8 | shfaqen: 1 - 8

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Sekretari belg për migrimin, vizitoi rajonin e Likovës
Nuk ka azil për qytetarët e Maqedonisë në Belgjikë. Banorët e rajonit të Kumanovës dhe Likovës janë gënjyer, të gjithë do të kthehen në vendlindje. ...
image
PPD: Eksodi, pasojë e depresionit ekonomik
Rruga e deformuar e Maqedonisë drejt integrimeve evropiane, shkaktoi eksodin ekonomik. Kjo për shkak të keqpërdorimit të fondeve të unionit nga qeveritë e Maqedonisë. Kështu ...
image
As nesër komuna Qendër nuk debaton për Burmali Xhaminë
As në seancën e nesërme të Këshillit të komunës Qendër nuk do të debatohet për iniciativën e BFI-së që në qendër të Shkupit të ngrihet ...
image
Të falimetuarit me vezë dhe topa bore kundër Qeverisë
Vezë dhe topa bore ndaj policëve dhe statujave antike para ndërtesës së Qeverisë. Rreth 200 ish-punëtorë falimentues të ish ndërmarrjeve të privatizuara, kurse një pjesë ...
image
DR pa mbështetje për ndryshimin e ligjit për Komitetin
Demokracia e Re ka dorëzuar iniciativën për ndryshimin e ligjit për Komitetin për marrëdhënie ndëretnike me qëllim zhbllokimin e punës së këtij organi të bllokuar ...
image
Përmbytjet, nuk parashihet evakuim nga Radozhda dhe Peshtani
Qeveria nuk mendon për momentin në evakuimin e banorëve të rrezikuar të fshatrave Radozhdë dhe Peshtan. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, pas takimit ...
image
Analisti Trajanovski fitues i çmimit ‘Borjan Tanevski’
Çmimin e sivjetëm ‘Borjan Tanevski’ për qëndrimin personal të shfaqur në mediat e shtypura, e fitoi analisti politik Zharko Trajanovski, kolumnist në gazetën  Dnevnik.  Qëllimi ...
image
Hidhen 250 tonë kripë në rrugët e kryeqytetit
Ekipet e shërbimit dimërore të Qytetit të Shkupit gjatë natës së kaluar kanë hedhur 250 tonë kripë në rrugët e qytetit.Gjatë natës së kaluar bora ...
image
Leterm: Mundësitë për azil ekonomik në Belgjikë nuk ekzistojnë
Informatat që po përhapen në pjesët veriore të këtij vendi për politikë emigruese belge janë tërësisht të pavërteta. Vendi im nuk jep azil politik refugjatëve ...
image
‘Emri’, njëra nga temat e takimit Obama - Papandreu
Çështja e emrit do të jetë njëra nga temat e takimit të sotëm të presidentit amerikan Barak Obama me kryeministrin grek Jorgos Papandreu në Uashington.Mediat ...
image
Gjermani, aksidenti i merr jetën dy personave nga Jazhinca
Familja Azizi nga fshati Jazhincë i Tetovës humbi dy nga anëtarët e saj në një aksident rrugor në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në ...
image
Debat - migrimi nga Kumanova, rezultat i varfësisë
Migrimi i banorëve të Likovës dhe Kumanovës, erdhi për shkak të varfërisë dhe mungesës së investimeve të pushtetit. Me këto konkluzione u dol në një ...
image
Për shkak të borës, shtyhet vizita e kryeministrit belg
Aeroplani me të cilin duhej të vinte kryeministri i Belgjikës, Iv Leterm, për shkak të reshjeve të borës, nuk arriti të ulet në aeroportin ‘Aleksandri ...
image
Gruevski vizitoi 11 vjeçarin që u sulmua nga ‘komitët’
Kryeministri Nikolla Gruevski sot ka vizituar në shtëpinë e tij në Gazi-Babë 11 vjeçarin Bunjamin Mahmuti i cili para dy ditësh u qëllua me sende ...
image
Ekspertët, po provokohen marrëdhëniet ndëretnike
Incidenti i të shtunës në sheshin e Shkupit kur “Komitët” sulmuan fizikisht një grup shqiptarësh, përfshi edhe fëmijë që zbaviteshin në pistën e patinazhit, tregon ...
Next