Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Autorët e mbrojnë projektin "Shkupi 2014"

Autorët e mbrojnë projektin "Shkupi 2014"

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Pas protestave kundër dhe debateve të zhvilluara rreth projektit "Shkupi 2014", sot para kamerave dolën edhe autorët e skulpturave. Kritikat për vizionin e prezantuar për pamjen e kryeqytetit, i vlerësuan si jo profesionale, jo-kulturore dhe të pabaza. Tetëmbëdhjetë autorët përmes një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga të gjithë ata, kundërshtojnë çdo përpjekje për zhvlerësimin e punës dhe kompetencës së tyre.
"Për ne është qesharake, por edhe pikëllues, motivi dhe qëllimi i kritikave të shumta që ndodhën këto ditë, ndërsa nuk e kuptojmë pse kritikohet diçka që është pozitive dhe diçka që fisnikëron me altruizmin e vet... Strukturat nga të cilat po i përjetojmë këto sulme po na krijojnë një ndjenjë serioze të dyshimit se për këtë projekt është e motivuar politika ditore", deklaroi Zharko Bashevski, autor i përmendores "Shën Qirili e Metodi”.
Për rreth një muaj, sikurse paralajmërojnë autorët, pritet që të mbërrijnë përmendoret e revolucionarëve Dame Gruev dhe Goce Dellçev, kurse pas atyre dy luanët që do të vendoset para urës “Goce Dellçev” afër godinës së Qeverisë. Sot për projektin në fjalë, u debatua edhe në nj tribunë tjetër të organizuar nga shkupjanët e vjetër. Por edhe mes tyre, opinionet ishin të ndara.
"Ajo që gjithmonë e ëndërrojmë, për të rindërtuan ca gjëra, ekziston në këtë projekt. Më duket sikurse ta kisha parë të realizuar ëndrrën time", u shpreh Danilo Kocevski, kronist i Shkupit.
"Unë shpresoj se Shkupi do të bëhet metropol me atë që e pashë në televizor... E mbështes nismën, i mbështeti arkitektët në Shkup se vërtetë janë dëshmuar", tha Petranka Dimishkova, qytetare.
Ndërkaq, shkupjani Angell Ivanov, beson se qyteti duhet të jetë më modern. Ai reagoi për përkujtimin në të kaluarën. Ivanov tha se nëse bazohemi në rrëfimin e përcjellë deri në shekullin XVII, nga udhë-përshkrimet e Evlia Çelebia, atëherë është dashur të thuhet se në shesh duhet të ndërtohet edhe xhamia. Kurse sipas Lube Stojkovskit, është e panevojshme të shpenzohen para për gjëra të tilla.
"Këto fonde që shpenzohen në ndërtimin e përmendoreve të tilla nebuloze, mendoj se mund të përdoren në dobi të qytetarëve.... Sa gra shtatzëna vdiqën nga mungesa e trajtimit përkatës mjekësor?", u shpreh Lube Stojkovski, qytetar
Ndërkaq, ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker u përmbajt nga komenti.
"Vendimet për projekte të tilla dhe për shfrytëzimin e fondeve të tilla duhet të merren nga maqedonasit", deklaroi Filip Riker, ambasadori i SHBA-ve.
Projekti "Shkup 2014" shkaktoi reagime në opinionin publik. Dy ditë më parë në shesh, që pjesërisht tani më është i rrethuar, një grup i qytetarëve protestuan kundër kësaj ideje.

Frosina Cvetkovska

Subscribe to comments feed Komente (1 dërguar):

senat selimi më 08/02/2010 19:54:55
avatar
Shkupi shqiptar ter jeten ka qenë dhe do jetë !!! rroft Shqipnia etnike !!!
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 1 | shfaqen: 1 - 1

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Mbërriti autobusi i parë me azilkërkuesit
Rreth orës 18.00 të mbrëmjes mbërriti në Kumanovë autobusi i parë me azilkërkuesit që ishin paraqitur vullnetarisht për t’u kthyer në vendlindje. Kamerat televizive prisnin ...
image
Me lopë dhe viç në protestë kundër Cërvenkovskit
Me lopë dhe viça, një grup i nismës qytetare ‘Viktimat e Tranzicionit’ zbritën sot para selisë së LSDM-së në Shkup, duke i kërkuar Cërvenkovskit të ...
image
Akuza ndërpartiake rreth udhëtimit të kryetarit të Ohrit në Australi
Udhëtimi i kryetarit të komunës së Ohrit Aleksandër Petreski në Australi është shndërruar në temë përplasjesh politike. Deputeti i VMRO DPMNE-së nga Ohri Cvetko Grozdanov, ...
image
Takimi i liderëve përfundoi pa marrëveshje
Nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete gjatë takimit të liderëve të katër partive më të mëdha politike, ku u diskutua për ndryshimet kushtetuese në pjesën ...
image
Përkujtohen demonstratat e vitit 1981, zbulohet pllaka në nder të dëshmorit Mursel Ahmeti
Viktimat e demonstratave të 1981 në Prishtinë, u kujtuan sot në Shkup, me një akademi përkujtimore. 29 vjet pas protestave të përgjakshme, shqiptarët mbeten ende ...
image
Adoptimi i fëmijëve do të bëhet në mënyrë elektronike
Adoptimi i fëmijëve në të ardhmen parashikohet të bëhet në mënyrë elektronike. Komisioni pranë ministrisë për punë dhe politikë sociale do të bëjë përzgjedhjen e ...
image
Gruevski takoi liderët për ndryshimet kushtetuese
Liderët e partive kryesore politike sot kanë diskutuar iniciativën e VMRO-DPMNE-së për ndryshime kushtetuese në pjesën e pushtetit gjyqësor. Në takim ku morën pjesë lideri ...
image
Leterme: Nuk më vjen keq për pezullimin e vizave
Belgjikës nuk i vjen keq për vendimin për pezullimin e vizave, por përvoja me refugjatët ekonomikë mund të ndikojë mbi valën e re të liberalizimit ...
image
Interpelancë për ministrin Stavrevski
Vazhdon interpelanca për punën e ministrit të Financave Zoran Stavrevski. Sipas PLD-së dhe Alternativës së Re, që kërkuan interpelancën, shkaqet janë rishikimi i dytë i ...
image
Robertson: I gjithë Ballkani Perëndimor për 10 vite në NATO
Ish- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson vlerësoi se shtetet nga Ballkani Perëndimor kanë arritur përparim të madh dhe shprehu bindje se për 10 ...
image
ASHAM-ja me strategji për energjinë e ripërtërishme
Maqedonia duhet të rrisë nivelin e prodhimit të energjisë të ripërtërishme. Kjo kërkohet në strategjinë energjetike për burimet alternative të energjisë të përgatitur nga Akademia ...
image
Rruga Mavrovë - Dibër sërish e kalueshme për automjete
Drejtimi rrugor prej Mavrovës drejt Dibrës i cili ishte i bllokuar përkohësisht për shkak të pastrimit të mbetjeve nga orteku i cili ra mbrëmë në ...
image
Mbi 60 për qind e qytetarëve të Maqedonisë nuk kanë para për pushim
Më shumë se 60 për qind e qytetarëve të Maqedonisë vitin e kaluar nuk kanë shkuar në pushim vjetor për shkak të arsyeve financiare.Këtë e ...
image
Tërmet në Kosovë, ndjehet edhe në Shkup
Një tërmet më magnitudë rreth 5 ballë sipas shkallës Rihter, goditi Kosovën rreth orës 14:38 minuta. Lëkundjet, që e kishin epiqendrën 46 kilometra në perëndim ...
image
Azilkërkuesit kthehen nga Belgjika
Numri 59 para dyerve të zyrës së të huajve në Belgjikë do të mbetet gjatë në kujtesën e azilkërkuesve nga Maqedonia dhe nga Serbia. Para ...
Next