Vonesa të vogla në trafikun ndërurban dhe hekurudhor
Trafiku urban dhe hekurudhor në shtet po zhvillohen në kushte dimërore me vonesa të vogla, ndërsa aeroportet në Shkup dhe Ohër janë të hapur për trafik. Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale trafiku po zhvillohet në mënyrë të vështirësuar dhe ngadalësuar në kushte dimërore, për shkak të reshjeve të borës. deri tani nuk ka ndalesa për lëvizje as për automjetet e udhëtarëve, e as për ato transportuese. Vetëm për automjetett ngarkuese rekomandohet përdorim i pajisjes dimërore në qafat më të larta malore.
Drejtimi rrugor Manastir - Resnjë nëpërmjet qafës malore Gjavatë ende është në ndërprerje të tërësishme, ndërsa të gjitha automjetet riorientohen nëpërmjet drejtimit rrugor alternativ, rruga e vjetër Resnjë - Manastir, në gjatësi prej rreth katër kilometra.
Sipas informatave të Stacionit ndërurban të autobusëve, vetëm në relacionet më të gjata ka vonesa të vogla, ndërsa me vonesa minimale po zhvillohet edhe trafiku hekurudhor.
Në aeroportin e Shkupit "Aleksandri i Madh" fluturimet po zhvillohen pa vonesa, ndërsa në aeroportin e Ohrit "Shën Apostoll Pavle", i cili gjithashtu është i hapur për trafik, fluturimi i parë është caktuar për të shtunën. /mia/


-


Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Dërgoni komentin