Hidhen 250 tonë kripë në rrugët e kryeqytetit
Ekipet e shërbimit dimërore të Qytetit të Shkupit gjatë natës së kaluar kanë hedhur 250 tonë kripë në rrugët e qytetit.
Gjatë natës së kaluar bora nga rrugët është duke u pastruar, të gjitha automjetet me kripe të NP “Ulici i patishta”, ndërsa prioritare në pastrimin ishin nënkalimet, urat, zonat e larta drejt Vodnos dhe Karadakut të Shkupit, si dhe qasjet drejt institucioneve publike dhe shëndetësore.
Punëtorët e NP “Komunalna Higiena” sot në mëngjes me lopata pastronin borën në disa lokalitete të qytetit, ndërsa gjatë ditës së djeshme punëtorë të NP “Parkovi i zelenilla” mënjanon pemë të përmbysura dhe degë të thyera në disa vende të qytetit.
Ndërmarrja publike e komunikacionit “Skopje” sot në mëngjes shkurtoi disa linja të autobusëve, ndërsa shërbimi dimëror paralajmëroi se do të jetë në terren edhe gjatë ditës së sotme dhe do t`i vazhdojë kujdestaritë 24 orëshe. /makfaks/


-


Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Ndërsa në GOSTIVAR komuna nuk ka hudhur as 2,5kg kripë.
Dërgoni komentin