Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Azilkërkuesit kthehen nga Belgjika

Azilkërkuesit kthehen nga Belgjika

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Numri 59 para dyerve të zyrës së të huajve në Belgjikë do të mbetet gjatë në kujtesën e azilkërkuesve nga Maqedonia dhe nga Serbia. Para kësaj zyre ku u përplasën disa javë më parë me shpresë për të gjetur një jetë më të mirë, sot po marrin autobusin e kthimit për në vendet nga vijnë. Është kthimi i parë vullnetar i organizuar nga autoritetet belge.
“Bëhet fjalë për një autobus i cili financohet sigurisht nga shteti belg. Ka tre shoferë dhe udhëtimi pritet të zgjasë nga 30 deri në 35 orë dhe mbërritja e qytetarëve nga Maqedonia dhe atyre nga Serbia, në Kumanovë parashikohet të enjten paradite dhe në Preshëvë të njëjtën ditë rreth orëve të pasdites”, u shpreh Dominique Ernould, zëdhënëse e zyrës së të huajve në Belgjikë.
Në autobus u ofrohet ushqim dhe pije freskuese, ndërsa përveç shoferëve, bashkë me ta udhëtojnë edhe një punonjës i zyrës belge të të huajve dhe dy përkthyes.
“Bileta e autobusit është falas dhe brenda tij iu ofrohet ushqim. Do të kenë kështu mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre në kushtet më të mira. Kjo sepse e dinë shumë mirë se në Belgjikë nuk do t’ju jepet azil pasi e kërkojnë për arsye ekonomike dhe në Belgjikë nuk ka azil ekonomik”, sqaroi u shpreh Dominique Ernould, zëdhënëse e zyrës së të huajve në Belgjikë.
41 persona, familjarë apo jo, burra, gra e fëmijë, të mashtruar, të zhgënjyer e të dëshpëruar pas disa javësh aventurash aspak të këndshme në vend të huaj mbushën me ngadalë autobusin që i kthen në shtëpitë që braktisën. Një pjesë e mirë shajnë mediat, kamerat, nuk preferojnë të flasin. Vetëm njëri prej tyre tregon çfarë gjeti në Belgjikë ndërsa pyet veten çfarë e pret në vendlindje.
“Rrugëve kemi ndenjur. Unë s’po them që ne nuk jemi mashtruar por edhe këta do kishin bërë mirë të na thonin që në fillim që s’ka azil dhe mos u paraqitni. Tani a do të kemi pengesa prej shtetit tonë nuk e dimë. Është e mundur të kemi pengesa edhe prej shtetit, por kush e di”, tha Sali Sejdia, banor i Luginës së Preshevës.
Sipas autoriteteve belge me kthimin e parë të organizuar nga vetë këta të fundit fenomeni i azilkërkuesve pritet të ulet edhe më shumë. Zëdhënësja Ernould rrëfeu për Alsat M se ndërsa dje ka pasur 11 kërkesa të reja për azil nga qytetarë nga Maqedonia dhe Serbia, sot ka qenë dita e parë e këtij viti kur zyra e të huajve në Bruksel nuk ka regjistruar asnjë kërkesë.

Ernest Bunguri

Subscribe to comments feed Komente (13 dërguar):

Yakuza më 10/03/2010 17:41:22
avatar
Ju a menut tu nejt me hanger a?ska ashtu kerkun.un po punoj tok po jetoj ma mir se ato qe jan jasht ama arat e juve gjith veres nuk punohen e rrini neper kafe si bossa me 20 den.ajdeni sivjet nisjani punes cish duhet se me punu 10 ore ktu ndit 10 mi euro e keni vitin.Allahi ju bekofte.
Thumbs Up Thumbs Down
ezel gostivari më 10/03/2010 19:10:36
avatar
mirse erdhet
Thumbs Up Thumbs Down
Mergimtari nga Belgjika më 10/03/2010 20:01:20
avatar
E tash kush e ka fajin Ali Ahmeti prap a?! Nuk ka faj Ali Ahmeti qe ju nuk punoni token tuaj, nuk ka faji A.A qe ne nuk e kemi qef punen, nuk ka faj A.A qe ju genjeheni me nje kokerr sheqeri. TURP TURP TURP.
Thumbs Up Thumbs Down
zollumi më 10/03/2010 22:16:45
avatar
Me te vertet me vjen keq por sesht dashur te mashtrohi,sesh dashur te ndegjoni njerez matrapazash,qe veten e vet nuk e du elere tet me tjeret.Kto familje vertet nuk e kajn be mir,po ja cka me be i kan mashtru. e din si me kajn perngjaj si kosovaret ngjashem si at..si ata berllog
Thumbs Up Thumbs Down
TBA më 10/03/2010 22:37:54
avatar
po cfar toke be prej tokes po prit ti fitim a po jo ne komun te likoves asni fabrik nuk ka a ne gostvar e tetov nuk ka fshat qe nuk ka fabrik a komuna e likoves ka 36 mij banore a dibra ka vetem 15 mij parameno na asni fabrik a kur asht puna per lufte komuna e likoves e kris po tana fajet ali ahmeti nuk i ka i ka po spo ki qa me ba a na alijes ja dham pushtetin aj qe qysh na i kthej ju thoni qysh e ja dham i ka fitu pi neve mas pakti 3 deputet
Thumbs Up Thumbs Down
ardi ---belgjik më 10/03/2010 23:01:18
avatar
o zoteri njeriu para se te fol duhet te mendoj se çka po fol edhe te pakten te dij se çka don te thoj me ato pak fjal
e jo vetem te kritikoje dikan pa kurfar kuptimi
edhe un jetoj ne belgjik edhe e di se si jetohet edhe si punohet ketu . por nuk jan edhe ata njerz tuj ardhur per pik te qefit se fajet jan bash mu tek politikanet tan qe nuk marin masa edhe nuk kerkojn nga qeverit e tyre per permisimin e kushteve te shqiptarve .... po juve a spo ju shofin syt se kemi met si ^palestinezet ne mesin e europes bre e maqedonet e serbet çdo dit manipulojn me neve edhe po futen ne shoqerin e bashkesis europjane duke na diskriminu ne menyr çnjerzore ^po lene pash zotin mos u tallni se gjynaf eshte per ata njerz .... vetem zoti ju ndimoft
Thumbs Up Thumbs Down
nga belgjika më 11/03/2010 00:47:03
avatar
A qenka mir me u ngu njerzit ce sillen cdo dit rrugve edhe vetem cesin fjal
te kota a i pat banesat paret shqiptari si te ndegjoje dicka as 2 or nuk rri niset ne ce po ju shkruj nga belgjika keni mendu ce per inatii jo more shqiptar jo po ne e kemi dit ma mir se ata njerez ce spikin llafe si ne kumanove edhe ne preshev po
ISHALLA ZOTI JU NDIHMON ata ce i kan kthyy e mos i ngoni prrallat e njerzve se nuk po bajka a pe shifni
Thumbs Up Thumbs Down
XY-CH-GV më 11/03/2010 00:57:15
avatar
Mua pas 20 vjetësh pune në një firmë të njejtë në Zvicër më nxorën nga puna pasi më nuk iu duhesha(sepse iu japin përparsi punëtorëve të vet të rij dhe të kualifikuar)!!!Kështu si unë ka plot jo vetëm në Zvicër por edhe në shtetet tjera të Unionit Europian! Pra,këtu në Europë n`a nxjerrin nga punët neve që kemi punuar këtu,e leje më të pranojnë (plot)tjerë nga shtetet Ballkanike!!!
Azili nënkuptohet vetëm si AZIL POLITIK,pra kur në shtetin amë personat janë të ndjekur politikisht dhe iu rrezikohet jeta si dhe iu cenohen të drejtat politike,religjioze,racore,etj,por assesi për arsye politike!!
Thumbs Up Thumbs Down
Mergimtari nga Zvicra më 11/03/2010 02:27:52
avatar
Ka faj Ali Ahmeti edhe atë si bile! Por para tij fajet i ka Arber Xhaferi me Menduh Thaçin dhe tani radhën e ka Ali Ahmeti, sepse këto merren me politikë e jo unë e ti i nderuar mërgimtar nga Belgjika! Pa stabilitet politik nuk ka stabilitet ekonomik, nuk mund te krijosh vende pune, nuk mund t i punësosh njerëzit, dhe nuk kane gjithë tokë të punojnë tokën siç ju sugjeron ti këtyre hallexhinjve. Unë dhe ti mund të flasim sepse jemi mjaft të ngopur, por pyeti këto që ndoshta vetëm nga një herë hanë ushqim në ditë? Nuk i arsyetoj aspak ikjet nga vendlindja, ama unë dhe ti pse ikëm pra? Mos vallë ikëm prej qejfi? Jo! Prej halli kemi ikur edhe unë edhe ti, prandaj është mirë së paku t ua dish hallin këtyre njerëzve që kërkojnë më mirë. Edhe pse plotësisht pajtohem që ato (kujdes, vetëm ato) që kanë tokë, le ta punojnë tokën e tyre dhe asnjë cent tatim mos t i japin shtetit sepse ky shtet nuk ju mundëson që të punoni tokën tuaj me ndihmën e tij, por këtë e bëni vetëm me forcat tuaja personale. Tregoni pa degjueshmeri qytetare, mos e merrni në dorë as gruevskin e ali ahmetin, se ju doli boja për çka angazhohen këto njerëz - vetëm për interesa të tyre personale.
Thumbs Up Thumbs Down
ali hoxha më 11/03/2010 05:35:24
avatar
ti mergimtari qe po shet mend si duket e paske rras barkun mire me banana e spo te hanka palla per hallexhit tjere
hajde edhe ti punoje token cka po rri ne belgjike
dy fjale per ata qe po ikin kaq lehte shqiptaret e ketyre viseve kane perjetu vuajtje shume te medha nder regjime kriminale si ato serbe e bullgare po nuk e kane leshu vendin dhe kane shpresu se do vine dite me te mira.
tash nuk na arsyetohet ta shprazim vendin.nese vazhdojme keshtu mbas 10 viteve do te mbetet vendi ne pleq dhe plaka .pas 20 viteve ne do perbejme 10%te popullsise se maqedonise dhe keshtu do te perfundoj stori i shqiptareve te maqedonise.a do te lejojme te ndodhe kjo tragjedi mvaret nga ne nga te gjithe nga politikanet nga mesuset nga hoxhallaret nga zenginet nga fukarate po ma se shumti nga mbajtja gjalle e shpreses per dite ma te mira ne vendin tone
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 next gjithsej: 13 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Arsim: Praktika e domosdoshme
Ministri i Arsimit Nikolla Todorov, deklaroi se praktika për studentët, që këtej e tutje do të jetë e domosdoshme, dhe jo më në ato kushte ...
image
Politikanët vizituan kreun e BFI-së
Përfaqësues të Qeverisë, korit diplomatik si dhe partive politike shqiptare sot e vizituan selinë e Bashkësisë fetare islame për të uruar festën e Fitër Bajramit. ...
image
Muslimanët po festojnë Fitër Bajramin
Me mesazhin për paqe solidaritet dhe tolerancë, besimtarët e komunitetit musliman sot kanë shënuar festën e madhe fetare të Fitër Bajramit. Manifestimi qëndror i faljes ...
image
Vritet një i ri në Studeniçan për motive të dobëta
I riu Rametulla Alija nga fshati Studeniçan i Shkupit është vrarë mbrëmë nga një bashkëfshatar i tij, pas një zënke banale. 23 vjeçari, pas plagëve ...
image
Cërvenkovski: Maqedonia me Gruevskin vend pa perspektivë
Edhe 19 vite nga pavarësia, Maqedonia po ballafaqohet me probleme të mëdha dhe sfida të rënda. Maqedonia falë sundimit të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së sot është ...
image
Vlerësime të ndryshme për 19 vite pavarësi
Një pjesë e themeluesve të Maqedonisë së pavarur, nga perspektiva e sotme paraqesin vlerësime të ndryshme për ditëlindjen e 19 të shtetit, dhe realizmin e ...
image
Kryetari i BFI uron festën e Bajramit
Në gjitha botën besimtarët myslimanë nesër do ta festojnë festën e Fitër Bajramit. Me këtë rast kryetari i Bashkësisë Fetare Islame i ka uruar të ...
image
Besimtarët përgatiten për festën e Bajramit
Të gjithë besimtarët musliman sonte i japin fund muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa ditët e agjëruara për një muaj rresht nesër do ti krurozojnë ...
image
Shqiptarët 19 vite jasht projekteve ekonomike
Cili është roli i shqiptarëve në ekonominë e Maqedonisë në 19 vitet e kaluara si shtet i pavarur? Sa për qind nga buxheti i takon ...
image
Gaz rus për Maqedoninë dhe Kosovën
Gaz natyror prej Maqedonie për në Kosovë. Me ndërtimin eventual të një pjese të linjës të gazsjellësit, “Rrjedha Jugore” nëpër Maqedoni, ai mund të vazhdojë ...
image
Rritet numri i azilkërkuesve maqedon në Austri
Është rritur numri i azilkërkuesve nga Maqedonia në Austri. Rreth 120 qytetarë të Strumicës dhe Radovishit në dy muajt e fundit kanë udhëtuar për në ...
image
Regjistrimi, VMRO lëshon pe para presioneve të BDI-së
VMRO-DPMNE lëshon pe para presioneve të BDI-së rreth ligjit për regjistrimin e popullsisë.  Më ketë partnerët e koalicionit tejkaluan  mosmarrëveshjet që kishin rreth këtij ligji ...
image
Me shumicë absolute Kuvendi miratoi rregulloren
Me 86 vota pro dhe 5 kundër, deputetët miratuan rregulloren për punë të Parlamentit. Opozita theksoi se mbështetjen në këtë votim, e jep për hir ...
image
Dëshmitarët e incidentit rrëfehen para Komisionit anketues
Komisioni anketues i cili shqyrton rrethanat e incidentit të 1 korrikut në parlament sot filloi me dëgjimin e dëshmitarëve. E para dëshmoi Liljana Georgievska kryetare ...
image
Presidenti Ivanov raporton të enjten në Bruksel para krerëve të lartë të BE-së
Presidenti Ivanov në prag të vizitës në Bruksel është takuar me përfaqësuesit kuvendor dhe politik, për t’i informuar me raportimin e tij në Komisionin Evropian, ...
Next