Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Dënohet fjalori i Tv Sitel për azilkërkuesit

Dënohet fjalori i Tv Sitel për azilkërkuesit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Këshilli i Nderit pranë Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar dhe dënuar mënyrën e informimit nga ana e televizionit Sitel në edicionin e djeshëm të lajmeve të orës 12 ku fliste për kthimin e azilantëve nga Belgjika. Prezantuesi duke folur përpara kamerave tha “Lesi kthehet në shtëpi... Azilantët nga Maqedonia dhe Serbia mbrëmë u nisën nga Belgjika”. 
Gazmend Ajdini nga SHGM-së vlerëson se kjo është thyerje e kodit etik të gazetarëve të Maqedonisë.
“Është një shembull shumë i shëmtuar dhe i keq kur mundohet që njerëzit të komparohen me fa tin e kafshëve siç është rasti i konkret një komparim me filmin “Lesi kthehet në shtëpi”. Një fjalor i tillë është definitivisht fjalor urrejtje dënojmë ashpër thjesht edhe si preventivë që kjo më mos të përsëritet”, deklaroi Gazmend Ajdini – sekretar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.
Zëvendëskryeredaktorja e Tv Sitel, Ivona Talevska, tha për ALSAT se bëhet fjalë për një gabim të një prezantuesi të ri të lajmeve dhe se televizioni Sitel nuk ka dashur të krahasojë azilkërkuesit me qentë.
“Bëhet fjalë për një prezantues të ri të lajmeve i cili sapo ka filluar karrierën dhe nuk ka përvojë në ndërtimin e qëndrimit ose ndërtimin e politikës redaktuese. Bëhet fjalë për lëshim të vogël. Ajo është vetëm frazë, në asnjë rast Tv Sitel nuk kishte qëllim që shqiptarët, serbët, boshnjakët apo maqedonasit që duan të jenë azilantë në Belgjikë t’i krahasojë me qenë ose kafshë, ajo është frazë që përdoret”, tha Talevska.
Lëvizja qytetare “Zgjohu” vlerëson se me këtë, televizioni Sitel ka ofenduar azilkërkuesit e Likovës dhe Kumanovës të cilët po ktheheshin me autobus nga Belgjika në vendlindje. “Këshilli për Radiodifuzion duhet t’ia marrë liçencën këtij televizion pasi po nxit urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare si dhe po tensionon marrëdhëniet ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në vend”, thuhet në reagimin e “Zgjohu”.
Lëvizja “Zgjohu” fton shoqërinë civile shqiptare, biznesin shqiptar dhe të gjithë partitë politike dhe funksionarët shqiptarë që t’a bojkotojnë TV SITEL në rast se ky televizion nuk i kërkon falje qytetarëve të kthyer nga Belgjika dhe kombit shqiptar. Zëvendëskryeredaktorja e SITEL-it iu përgjigj edhe reagimit të Zgjohut.
“TV Sitel mund të kërkoj falje tek të gjithë ata që janë ndier të nënçmuar, mirëpo të nënçmuar janë ndjerë vetëm SHGM dhe “Zgjohu”, pasi askush deri tani nuk ka reaguar. Nëse ata janë përfaqësues legjitim vetëm të shqiptarëve në Maqedoni atëherë mund t’i kuptojë pse reagojnë kështu”, theksoi Talevska.
Talevska tha se Sitel ka ngritur padi ndaj SHGM-së se ndërhyn në politikën redaktuese të televizionit dhe shtyp fjalën e lirë, ndërsa kërkon nga institucionet hetim për punën e “Zgjohu”, që sipas saj bën ndarje të shoqërisë në Maqedoni dhe azilantët i paraqet vetëm si shqiptarë.

Shkëlzen Aqifi

Subscribe to comments feed Komente (9 dërguar):

Alisetar Ramadani më 12/03/2010 21:07:41
avatar
Zonjes Tasevska ia bëjmë me dije se këtë lajm të qëllimshëm nga ana e tv sitel për azil kërkusesit e kanë dënuar: forumi politik "Liria Kombëtare", forumi politik "Studentet.info" aktivistët e diasporës dhe shumë individë tjerë. Pra, nuk është vetëm "Zgjohu" që ka reaguar në mënyrë të drejtë por se asaj i janë bashkangjitur edhe forumet politike më lartë. Tjetër është se mediet nuk i kanë botuar reagimet e forumeve më lartë.
Thumbs Up Thumbs Down
arbnor më 12/03/2010 21:18:34
avatar
por ju si alsat-m perse nuk merni hakmarje ofendoni edhe ju dhe ather 1-1 se ndrishe nuk shkone ne ketu ne komunen e jegunovces program tjeter pervec tvsitel nuk kemi mundesi te shikojm tjeter tv cka te bejme te shikojm ne gj.shqipe vetm 4 ore ne dite pastaj hidhet ne program boshnjakisht,turqishte perse nuk kujdeseni ju per ne te vini ketu te vendosni perfercues qe edhe ne te shikojm program te gjuhes se nenes e jo latasin(bugarin)
Thumbs Up Thumbs Down
Andi më 12/03/2010 21:41:33
avatar
S+I+TEL alias "SRPSKA INFORMATIVNA TELEVIZiJA"
Mjafton Latasi dhe te kuptohet politika e keti mediumi qe kryekeput nga egzistimi eshte ne sherbim te fyerjes,ofendimit,nencmimit,degradimit dhe qka tjeter kunder shqiptareve.
pershendetje
Thumbs Up Thumbs Down
hasim më 12/03/2010 22:13:05
avatar
fjalori i sitellit te nderuar vllezer shqiptar eshte fjalori i vmro dpmnes te cilen gruevski ua servison se qaj sitell kur zune shqiptaret ti leshojne trojet etnike thoshte se kane te drejte shqiptaret per nje jete me te mire ne perndim e jo ne maqedoni mirepo deshti fati qe shqiptaret mos ti lane trojet etnike te zbrazura e mos ti shfrytzojne lesat maqedonas ju mbete endra e parealizuar
Thumbs Up Thumbs Down
o ti më 12/03/2010 22:22:04
avatar
mjaft me reagime duam PUN, ato reagime qitni ne shesh pak REAGOJ KY REAGOJ AJ REAGOJ AJO o shoq duhet dikush me mar masa se na kan bo si QEN me vet fjalen LESI qka po pret ma shum
Thumbs Up Thumbs Down
ezel gostivari më 13/03/2010 11:01:14
avatar
Deri kure do tetolerohen keto SERBOFILA .Kjo shtepi informatike SERBEduhet te mbyllet me reagime keto nuk kane frige se keto jane prodhim i Slobodanit.Ne duhet ti Çelim syte ma teper dhe eshte koha qe te bashkohena njehere e per gjithmone.T U N G te gjithe vellezerve te mi SH Q I P T A R kudo qe gjinden.
Thumbs Up Thumbs Down
Populli më 13/03/2010 12:16:06
avatar
Dikur na kanë ofenduar DIREKT në kohën e ish Jugosllavisë,e tash kanë ndryshuar rrethanat paks,ndikojnë lufta e 2001, Pavarsia e Kosovës, Shqipëria në NATO. Po na ofendojnë INDIREKT.
çka është ma e keqja,se ne paguajmë taks për këtë TV dhe TV tjera.
Thumbs Up Thumbs Down
dibrani më 13/03/2010 12:19:23
avatar
perse nuk bmushen autobusat me maqedon se te gjith ato kan pun punojn bur e gru.kurse shqiptaret pasoshin edhe ik.per me mbraz numrin shqiptar por kot e kan shqipet me allahun para do ta fitojn.roft shqiperia etnike farliminderit alsat
Thumbs Up Thumbs Down
tetovari më 15/03/2010 01:08:52
avatar
po ky esht ofendim i shqiptareve se azilkerkuesit jane shqiptare! nuk esht hera e par e as e fundit sna duan o vllezer! zoti na ndihmoft
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 9 | shfaqen: 1 - 9

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Ekspertët: Gruevski ikë nga përgjegjësia
Nga kritikat e ashpra dhe me notë një plus, deri në vlerësim solid me vërejtje të pakta. Këto janë vlerësimet e analistëve me të cilat ...
image
Libri i muzikës me përmbajtje skandaloze
Tjetër skandal me librat për fëmijët e klasave fillore. Në librin e muzikës për klasat e 7-a, nuk flitet për asnjë këngë apo autor shqiptar. ...
image
Maqedonia kërkon ekstradimin e Lirim Jakupit
Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë do të kërkojë ekstradimin e Lirim Jakupit-Nazistit, menjëherë pasi të marrë informatë zyrtare nga Interpoli për arrestimin e tij në ...
image
Kuvend:Zhbllokohet dialogu
Lidhja Social-Demokrate është rikthyer në mbledhjet koordinuese të Kryesisë së Kuvendit të Maqedonisë, duke zhbllokuar kështu dialogun në institucionin ligjvënës, që mbahej i bllokuar tashmë ...
image
Nxënësit e Sfillares refuzojnë mësimin në Kondovë
Nxënësit e shkollës së djegur të fshatit Sfillare të komunës së Sarajit, edhe sot kanë refuzuar të ulen në bankat shkollore të fshatit fqinjë - ...
image
Ademi:Per dy vite e rrëzuam, dy vite bashkëpunuam
Llogaridhënia e Gruevskit për katërvjeçarin e qeverisjes së tij, për partnerin e koalicionit qeveritar BDI-në, duhet ndarë në dy periudha. E para, e cila është ...
image
Përmbytja e poliklinikës, kompania kompenson dëmet
Ministri i shëndetësisë Bujar Osmani vizitoi sot poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup e cila ishte përmbytur nga shirat gjatë këtij vikendi pasi kompania e cila ...
image
Sahiti: Komision special të zbatojë regjistrimin
Për regjistrim sa më efikas, më real dhe të pranueshëm nga të gjithë, duhet që me Ligjin për regjistrim të popullsisë të parashihet formimi i ...
image
Analistët, jo referendum për çështjen e emrit
Në kohën kur janë shpeshtuar informacionet në mediat greke se çështja e emrit do të zgjidhet shpejtë, apo ndoshta edhe është zgjidhur, analistët vlerësojnë se ...
image
Milloshoski: Presim propozim për emrin nga Nimic
Dialogu maqedono-grek është i rëndësishëm dhe i dobishëm për përforcimin e besimit të ndërsjellë që paraqet komponentë të rëndësishme për arritjen e një zgjidhje të ...
image
DR: Lini skulpturat, rindërtoni shkollat e djegura
Demokracia e Re e Imer Selmanit edhe njëherë ka reaguar lidhur me dy objektet shkollore në Komunën e Sarajit që janë djegur kohë më parë ...
image
Ministria e Arsimit mbyll Akademinë italiane
Ministria e Arsimit ka mbyllur përkohësisht Akademinë italiane pas vërtetimit të mangësive dhe mos eliminimit të tyre në afatin e caktuar. Ky hap sipas Ministrit ...
image
Sindikatat do të protestojnë në ditë feste
Në vend që të festojnë ditën e pavarësisë, sindikalistët nga Konfederata e organizatave sindikale do të protestojnë në mënyrë paqësore para Kuvendit. Anëtarët e kësaj ...
image
Tre fitues të çmimit "Nëna Terezë"
Aktivitetet për shënimin e 100 vjetorit të lindjes së humanistes Nëna Terezë kanë vazhduar edhe sot me ndarjen e çmimit “ Nëna Terezë” që ndau ...
image
Përçarje në Federatën e Fermerëve
Federata e Fermerëve nuk kujdeset për problemet e bujqve, por sheh interesat e veta dhe si të përfiton më lehtë në kurriz të bujqve, thotë ...
Next