- Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
- Thaçi: 'Ali Ahmeti, dëshmitar i mbrojtur'
- Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
- PDSH kërkon zgjedhje të parakohshme. RDK-ja pyet BDI-në: ‘Me popullin apo me Gruevskin'
- Askush në Chicago nuk komenton Gruevskin
- Gruevski: 'Ivanov nuk është dashur të shkojë në Çikago'
- Jankullovska: 'Terrorizmi rrezik real'
- RDK: 'BDI ikë nga përgjegjësia, fshihet pas ndërkombëtarëve'
- ‘SOLE’, vendi ku gërshetohet politika, arti e kultura
- Serbët në veri kanë festuar fitoren e Nikoliqit me të shtëna armësh
Sfillare, nxënësit bojkotojnë mësimin
Viti i ri shkollor 2010-11 mundë të jetë vit pushimi për rreth 500 nxënësit e shkollës së djegur të fshatit Sfillare. Kështu janë shprehur prindërit e tyre të cilët vazhdojnë me bojkotin e mësimit dhe thonë se derisa nuk fillojnë punimet ndërtimore rreth objektit nxënësit nuk do të ndjekin mësimin. Prindërit thonë se në shkollën amë të Kondovës janë liruar disa klasa por mësimi duhet të zhvillohet në tre ndërrime dhe nuk ka kushte minimale proces të rregullt mësimor. “Ne e kemi dhe mbështetjen e fuqishme prej fshatarëve dhe prej këshillit koordinues që arsimi të bojkotohet derisa nuk fillon ndërtimi i shkollës dhe mbarimi. Nëqoftëse nuk marrin masa, ne bojkotin do ta vazhdojmë nëqoftëse ka nevojë deri në fund të vitit. Nëqoftëse nuk bëhet ne do të marrim masa edhe më radikale, do të dalim ta bllokojmë ndonjë rrugë kryesore si për shembull rrugën kryesore Tetovë- Shkup” u shpreh Rauf Mustafa nga këshilli koordinues në fshatin Sfillare.”Po, kërkojnë se mjaft kanë pushu tre muaj, duan të shkojnë në shkollë se mbas ju mbetet mësimi. Fletore ju kemi ble, krejt ju kemi ble vetëm presin qe kur t’ju themi ne që ta vazhdojnë mësimin” shprehet një prind.“Kisha desht me ardhë dikush prej funksionarëve, kryetari i komunës Blerim Bexheti apo Todorovi ministri i arsimit. Le të vjen dhe le ta ndërtojnë shkollën, ta sheh si është situata në Sfillare, mos të vendosin luana në shesh 1 milionë euro nji luan ose nji tigër, le t’i jep 200 mijë euro për një shkollë” shprehet nje tjetër banor i Sfillares.
Drejtori i shkollës amë Enver Aliu nuk pranoi të sqarojë më hollësisht se çfarë është ndërmarrë lidhur me ndërtimin e objektit të shkollës së Sfillares. Ai jashtë kamerës shkurtimisht u përgjigj se po bëhen përpjekje për të lëvizur në drejtim pozitiv.
Ndërkohë ditë më parë kryetari i komunës Blerim Bexheti për Alsat deklaroi se janë duke punuar dhe duke i kryer të gjiha obligimet dhe aktivitetet që duhet bërë për rindërtimin e objekteve të djeguar në komunën e Sarajit. Melihate Rustemi
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



(Nje fjal e Urt thot,, nje Vend me mir te udh"hiqet 10 vjet me nje kryetar te keq se sa pa Kryetar,, po ne Komunen e Sarajt,, me Blerim Bexhetin ndodh e Kunderta,, ma mirr pa Kryetar se sa me Z, Blerimin,, i cili nuk Funksionon,, 10%