Fillimi | Lajme | Video Lajm | Thaçi: Mospranimi i Marrëveshjes së PDSH-së rrezikon Maqedoninë /video/

Thaçi: Mospranimi i Marrëveshjes së PDSH-së rrezikon Maqedoninë /video/

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Nëse nuk pranohet Marrëveshja e re mes maqedonasve dhe shqiptarëve, të cilën e propozoi PDSH, nuk do të ketë Maqedoni dhe as komb maqedonas. Këtë mesazh e dërgoi mbrëmë lideri PDSH-së opozitare, Menduh Thaçi, në një intervistë për Televizionin ALSAT në Tiranë. Sipas tij, problemet midis maqedonasve dhe shqiptarëve në të ardhmen mund të zgjidhen edhe nëpërmjet konfliktit pas të cilit do të qëndronin shqiptarët e rinj të pakënaqur, nëse, sic thotë ai, vazhdon diskriminimi i shqiptarëve dhe nuk pranohet Marrëveshja e re politike të cilën e propozon partia e tij. Në të, ndër të tjera kërkohet që Parlamenti të ketë numër të barabartë të deputetëve nga të dy komunitetet më të mëdha, kurse Maqedonia të jetë shtet i popullit maqedonas dhe shqiptar. Lidhur me mosmarrëveshjet për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, kreu i PDSH-së konsideron se Gruevski duhet të japë garanci të fuqishme për disa çështje.
Thaçi në intervistë thotë se edhe politikat aktuale që deri më tani i kanë ndjekur politikanët e bllokut shqiptar nuk kanë dhënë efekt. Midis tyre e përfshinë edhe vetveten.

 

 

 

Subscribe to comments feed Komente (122 dërguar):

arjan më 02/12/2009 13:31:18
avatar
Ka te drejt zoti Menduh Thaci me kete deklarim.
Thumbs Up Thumbs Down
Kreatori Struge më 02/12/2009 13:32:11
avatar
Ooo te lumte o Menduh se vetem ti ja vendon dy kembet me nje kepuc Nikolles.
Thumbs Up Thumbs Down
DRITAN ASLLANI më 02/12/2009 13:37:14
avatar
Pershendetje z Mendu je ne rruge te drejte boll kemi duruar dhe na eshte mohuar e drejta qe te komandojme dhe te jetojme ne token tone duhet te ndertojme gjysmen e shtetit Shqipetar ne Maqedoni.
Thumbs Up Thumbs Down
esmin më 02/12/2009 13:37:58
avatar
Ju jeni partia me e forte ne Maqedoni. Rrofte Partia Demokratike Shqiptare.
Thumbs Up Thumbs Down
Armin më 02/12/2009 13:42:30
avatar
Sa trim i madh dhe sa i mençur je o Mendoh Vojvoda kur je ne opozitë dhe sa i butë e i përkushtuar për Maqedoninë në Unionin Europian kur je në pozitë.
Thumbs Up Thumbs Down
Politikan më 02/12/2009 13:51:46
avatar
Po cfare marreveshje o zoteri i nderuar, ende pa u implementu Marreveshja e Ohrit ne teresi ju kerkoni dhe bene marreveshje te re! Le te implementohet ne teresi MO, e mandej kerkojme te tjera.Mos haro se per kete marreveshje (MO) eshte derdhur gjak, e ju atyre qe kane derdhur gjak i keni quajtur terorista!
Thumbs Up Thumbs Down
lipi më 02/12/2009 13:54:29
avatar
Per Arminin. Per ti Armin me mire eshte te shkojsh ne Shtip ke dega e Bdi.
Thumbs Up Thumbs Down
muja më 02/12/2009 13:56:24
avatar
Vec perpara MENDUH BABA jemi ma te foort , lini ci thone keta te tjeret....
Thumbs Up Thumbs Down
MUJA më 02/12/2009 14:02:29
avatar
Ate mareveshjen zoteri e ka henger uki,le ta dritoje aj xhi i citi njerzit ne mal edhe xhi i la njerzit e vet udhnave ,se u muren vesh punet per cfar arsye e benen luften.RROFT PDSH -ja DHE MENDUH BABA.
Thumbs Up Thumbs Down
Smart më 02/12/2009 14:11:37
avatar
Vetem lavdata dhe fjale te mira per Z.Menduhin.Cdo her kur ka pas debat ka qen njeriu me i fort me deklarata me te forta dhe njeriu cka shum mir e njef historin si ate shqiptare si ate maqedone...Jam aktivist i nje partie tjeter mirepo i vetmi person cka ka forc dhe cka mundet tu kundervihet maqedonasve...Dhe ju lus mos e kritikoni po kohen e keme te gjith tbashkohemi dhe nje te behemi....Sna duhet politikan qe flet dhe reciton poezi.
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 next gjithsej: 122 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Video Lajm
Previous
image
Maqedonia, e 76-ta për nga cilësia e jetesës /video/
Maqedonia zë vendin e 76-të në hulumtimin ndërkombëtar për ‘Indeksin mbi cilësinë e jetesës’. Maqedonia është pas vendeve të rajonit, me përjashtim të Bosnje Hercegovinës ...
image
Moti i acartë shkaktoi probleme të mëdha nëpër botë /video/
Përgjatë autostradave franceze, sot për shkak të borës së madhe, kanë mbetur të bllokuara me qindra kamionë. Aeroportet ende mbeten të mbuluar nga shtresa e ...
image
Analistët: Tadiqi bën deklarata joreale /video/
Deklaratë promovuese dhe joreale. Kështu e interpretojnë një pjesë e analistëve të vendit, deklaratën e djeshme të presidentit serb Boris Tadiq, i cili pas takimit ...
image
Në Dubai u inaugurua ndërtesa më e lartë në botë /video/
  Në Dubai është inauguruar ndërtesa më e lartë në botë. Me 800 metra lartësi, Kulla e Dubait, ia ka kaluar ndërtesës në Tajpei të Tajvanit, ...
image
Viti i ri 2010 mbërriti së pari në Paqësorin e Jugut /video/
Në mesnatë, sipas orës lokale në Aukland të Zelandës së Re, që me orën e Maqedonisë i takon 13.00 e mesditës, fishekzjarret u lëshuan nga ...
image
Kaos gjatë ditës së sotme në kryeqytet /video/
Kolona njerëzish nëpër rrugë, e ndonjëherë i shihje edhe të shtyheshin. Kjo ishte atmosfera në qendër të Shkupit. Dikush kishte dalë për shkak të atmosferës ...
image
Ahmeti optimist për emrin, Selmani kërkon zgjidhje /video/
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti zhvilloi takimin e fundit me gazëtarët për këtë vit. Bilancin e të mirave dhe atyre të parealizuara, tha Ahmeti, i ...
image
Zjarri përfshiu Australinë perëndimore /video/
Në zjarrin e madh që përfshiu pjesën perëndimore të Australisë u dogjën rreth 40 shtëpi, ndërsa tre persona janë të lënduar, bënë të ditur autoritetet.  ...
image
Haliti – Ademi: Mbetemi në BDI /video/
Rafis Haliti dhe Xhevat Ademi do të vazhdojnë të veprojnë dhe kontribuojnë për realizimin e platformës programore të BDI-së. Nuk jemi pjesë e kryesisë qendrore ...
image
Gjysma e Ohrit është përmbytur nga uji /video/
Gjysma e Ohrit është vërshuar nga uji, pasi herët në mëngjes disa lumenj dolën nga shtrati për shkak të të reshurave të shumta të shiut. ...
image
Arrestime të shumta të opozitarëve në Iran /video/
Pas të dielës së përgjakshme, sot në Iran pati edhe arrestime masive. Sipas mediave vendore dhe ndërkombëtare, janë arrestuar bashkëpunëtorët më të afërt të liderit ...
image
Iran: Disa të vrarë dhe qindra të arrestuar /video/
Pjesëmarrësit në demonstrata janë vrarë dhe plagosur në disa nga përleshjet më të përgjakshme gjatë muajve të fundit, ndërmjet mbështetësve të opozitës iraniane dhe forcave ...
image
Haliti, Veliu dhe Ademi, mbetën pa poste në kryesinë e BDI-së/video/
Rafiz Haliti, Fazli Veliu dhe Xhevat Ademi, sot nuk arritën të marrin asnjë post në strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim. Këta tre figura të ...
image
Selmani rizgjedhet kryetar i DR-së /video/
Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në NATO dhe BE, andaj mazhoranca duhet të bëjë gjithçka të mundur që të zgjidh kontestin rreth emrit, ...
image
Papa shpëtoi i palënduar nga incidenti në Vatikan /video/
Vatikani njoftoi se Papa Benedikti i 16-të ka kaluar pa lëndime nga një incident, në të cilin një grua kërceu mbi barrikada në Bazilikën e ...
Next