Haliti, Veliu dhe Ademi, mbetën pa poste në kryesinë e BDI-së/video/
Rafiz Haliti, Fazli Veliu dhe Xhevat Ademi, sot nuk arritën të marrin asnjë post në strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim. Këta tre figura të BDI, tani e tutje nuk do jenë as pjesë e Kryesisë së re qendrore të partisë të përbërë nga 21 anëtarë. Në vend të tyre, janë zgjedhur Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit, Abdylhaqim Ademi, zëvendëskryeministër dhe Atila Rexhepi, drejtor i Spitalit të Tetovës. Ademi dhe Haliti, nuk kanë pranuar në shenjë revolte të jenë pjesë e Këshillit Qendror të partisë, kur kanë parë se emrat e tyre nuk figurojnë për postet e nënkryetarit dhe sekretarit të partisë. Për të amortizuar situatën, vendimit të tyre iu bashkëngjitën edhe Fazli Veliu, njeriu i afërt i Ali Ahmetit. Këshilli i përgjithshëm i BDI-së i dalë nga Kongresi i Dytë që u mbajt para një jave zgjodhi edhe 4 nënkryetarët e rinj dhe 2 sekretarët e partisë.
“Nënkryetarë të kryesisë së BDI-së, Gëzim Ostreni-Dibër, Teuta Arifi -Tetovë, Nevzat Bejta -Gostivar dhe Izet Mexhiti -Shkup. Sekretar i përgjithshëm i BDI-së Abdylaqim Ademi, Sekretar Organizativ i BDI-së Hazbi Lika. Anëtarë tjerë të kryesisë së BDI-së janë, Atilla Rexhepi, Talat Xhaferi, Safet Neziri, Shaban Memeti, Sadulla Duraku, Beqir Hasani, Hisen Xhemaili, Nazmi Beqiri dhe Hajrulla Misini.”, njoftoi Ermira Memeti–Devaja, zëdhënëse e BDI-së.
Sipas Ermira Mehmetit numri i nënkryetarëvë të partitë është rritur me kërkesë të krytarit të BDI-së, Ali Ahmeti me qëllij të rritjes së efikasitetit dhe të menaxhimit më të mirë të partisë.
“Propozimi apo vendimi për të rritur numrin e nënkryetarëve të partisë ishte propozim i kryetarit i cili u mirëprit, duke marrë parasyshë se përgatitemi për t'u ballafaquar me sfida të reja qëllimi është që duke rritur numrin e nënkryetarëve të rritet efektiviteti dhe natyrisht menaxhimi më i mirë në një parti të madhe politike”, shton Ermira Memeti–Devaja, zëdhënëse e BDI-së .
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të përgjithshëm të BDI-së janë zgjedhur edhe drejtuesit e sekretariateve. Atë për marrëdhënie me partitë politike do ta drejtoj Tahir Hani, sekretariatin për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ermira Memeti, për pushtetin lokal dhe decentralizimin, Musa Xhaferi, sekretariatin për zhvillim ekonomik, Fatmir Besimi, kurse për arsim dhe shkencë, Adnan Jashari. Strukturat e reja drejtuese të partisë janë votuar në mënyrë të hapur nga 90 anëtarë të Këshillit. Katër vota kanë qenë të përmbajtura dhe kurse tre kanë votuar kundër.
Bashkim Sulejmani


-


Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Peseri eshte perjashtuar Kumanova gje qe na bene te ndjehemi pasiv ne ket drejtim, duke pasur parasysh se keto ne gjithe postet i kan fituar ne korriz te banoreve te Kumanoves dhe Likoves e me ne fund te mos ket vend bile per nje anetar ne kryesin qendrore. Ju lumt.
BDI e shkupit e perfasojn njerez te duhur
Dërgoni komentin