Newsletter

Fillimi | Programi | Karadayi

Karadayi

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Seriali turk që ka thyer rekordin e shikueshmëri

Karadayı, është një serial dramatik turk prodhuar nga Ay Yapım, me regji te Uluç Bayraktar. Fitues i 18 Çmimeve Ndërkombëtare, nder te cilat Seriali me i mire dramatik. Ne rolet kryesore Kenan İmirzalıoğlu, Bergüzar Korel, Çetin Tekindor.

“Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar…”

Mahiri është një djalë i gatshëm edhe të vdesë për të atin. E konsideron jetën e të atit më të shenjtë se e tija dhe të gjitha përpjekjet e tij do të jenë për ta shpëtuar atë. Edhe kur i hyn kësaj rruge, pengesat para tij do të vijnë duke u shtuar dhe të gjithë zotërinjtë e Stambollit, me në krye Turgutin, do të betohen për ta zhdukur Mahirin. Por ngaqë Mahiri e merr forcën e tij nga drejtësia dhe nga dashuria për të atin, nuk është aspak e lehtë ta shembësh atë. Kur ata do të përpiqen ta shtypin Mahirin, ai do të lartësohet më shumë, aq sa do t’i zgjatë dorën edhe viktimave të tjera, që kanë vuajtur si ai. Në këtë rrugë, ku ai u fut si djaloshi i një lagjeje të vogël, rreth tij do të mblidhen shumë më tepër njerëz që do ta shohin atë si hero. Ndërsa Mahiri do të vazhdojë të fuqizohet, e vetmja dobësi e tij do të mbetet zemra e tij, dashuria e tij për Feridenë. Jeta e babait të tij varet nga buzët e gruas që ai dashuron.

Sezoni i dytë do të fillojë nga mesi i muajit Shtator, në terminin e njëjtë, nga e hëna në të premten,  orën  19:45, Karadayi,me premierë ekskluzive në Alsat-M

Nese nuk shfaqet videoja ne smartphone klikoni ketu ::
Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Programi

"Vajza e Gjeneralit" (The General's Daughter)

Një dramë misterioze, prodhim i vitit 1999, me premiere në Alsat.
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Alsat-M