Newsletter

Fillimi | Sport | Reali dhe Borusia në çerekfinale

Reali dhe Borusia në çerekfinale

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Reali i Madridit dhe Borusia e Dortmundit janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjet e kthimit kanë shënuar fitore kundër Mançester Junajtedit përkatësisht Shahtar Donjeckut…..

Madrilenët kanë fituar në “Old Trafford” kundër Junajtedit, me rezultat 2:1, me golat e shënuar nga Luka Modriq (66’) dhe Kristiano Ronaldo (69’), derisa golin e epërsisë fillestare për anglezët e shënoi Serxhio Ramos (autogol). Ndërkaq, Borusia Dortmund, e ka mposhtur Shahtarin me rezultat bindës  3:0.
Të mërkurën në program janë edhe dy ndeshje të tjera të 1/8 së finales së Ligës së kampionëve. Në Paris do të përballen:- PSG - Valencia (2:1), ndërsa në Torino do të luajnë:- Juventus - Celtic (3:0). Katër ndeshjet e mbetura të 1/8 së finales në program do të jenë javën e ardhshme dhe në to do të përballen:- Schalke - Galatasaray (1:1) dhe Barcelona - Milan (0:2). Një ditë më vonë pra më 13 mars do të përballen:- Malaga - Porto (0:1) dhe Bayern  M - Arsenal (3:1).

Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Sport

Ersen Sali kërkohet nga Bregallnica dhe Horizonti

Sulmuesi shkupjan Ersen Sali është në shënjestër të disa skuadrave nga futbolli vendor. Bregallnica dhe Horizont Turnova janë dy ekipe të kategorisë të parë, të
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Alsat-M