Newsletter

Fillimi | Sport | Shkëndija-Teteksi në finalen e Kupës (VIDEO)

Shkëndija-Teteksi në finalen e Kupës (VIDEO)

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Shkëndija dhe Teteksi do të përballen në finalen e Kupës së Maqedonisë, pasi që të mërkurën në ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales, ishin më të suksesshëm se Vardari, gjegjësisht Sileksi. Në duelin e cilësuar si finale para finales, Vardari në Shkup barazoi 1:1 me Shkëndijën, pas çka tetovarët avansojnë në finale për shkak të golit të shënuar në cilësi të mysafirit, pas barazimit pa gola në ndehsjen e parë në Tetovë. Në ndeshje interesante që u dominua nga Shkëndija, të dyja ekipet kishin raste shënimi, u dridhën shtylla dhe traverza në të dyja anët, para se në minutën e 81 Elmedin Rexhepi të sjellë ‘projektil’ të vërtetë nga mbi 25 metra,  për të ngulitur topin në rrjetën e Vardarit. Gol spektakular i ‘Lecit’, i vlefshëm finale për skuadrën tetovare. Vardari tentoi të rrikthehet dhe barazoi në minutën e 89-të me golin e Filip Petrovit, mirëpo kjo nuk ishte e mjaftueshme për të eliminuar Shkëndijën e ‘rilindur’, që me meritë avansoi në finale. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas ‘Komitët’ tenuan të futen në teren, mirëpo u penguan nga reagimi i shpejtë i forcave policore. Më pas reaguan forcat për siguri të cilët hynë në triubunën perendimore ku ishin tifozët e Vardarit dhe me përdorim të forcës i detyruan ata që të tërhiqen.

Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër Teteksi mundi 2:0 Sileksin dhe kualifikohet në finale me rezultat të përgjithshëm 3:0. Miki Jovanovski në minutën e 75-të realizoi për epërsi 1:0 të Teteksit, ndërsa Bobi Bozhinovski në kohën shtesë nga pika e bardhë vendosi rezultatin përfundimtar. Kështu finalja e madhe që do të zhvillohet më 22 maj në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, do të sjellë përplasje të ekipeve tetovare, Shkëndijës dhe Teteksit.

Faton Zylbehari

Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Sport

Lavilenie dhe Adam shpallen atlet të vitit

Federata Ndërkombëtare e Atletikës, ka shpallur atletët më të mirë botëror për vitin 2014.  Atleti francez Renaud Lavillenie si dhe atletja e Zelëndës së re,
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Alsat-M