Newsletter

Fillimi | Sport | Lajme nga futbolli ndërkombëtar

Lajme nga futbolli ndërkombëtar

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Roberto Mançini nuk është më trajner i Mançester Sitit, pasi drejtuesit e klubit anglez përjashtuan për shkak të rezultateve të dobëta. Ndërkohë francezët e Monakos pretendojnë të ndërtojnë skuadër të ëndërrave, duke tentuar blerjen e Falkaos, Tvezit dhe Zhao Moutinjos. Borusia Dortmund pas largimit të Getcez, do të kërkojë nënshkrimin e Kristian Eriksenit nga Ajaksi.

Siti largon Mançinin!

Roberto Mançini nuk është më trajner i Mançester Sitit, pasi të hënën në mbrëmje u largua nga pankina e nënkampionit të Anglisë. Drejtuesit e klubit ishin të pakënaqur me rezultatet e ekipit, ndërsa ndikim të madh kishte disfata e Sitit në finalen e FA Kupës ndaj Uiganit dhe Siti mbeti pas asnjë trofe në këtë sezon. mançini në Siti kaloi 3 vite e gjysëm, ndërsa si pasardhës të mundshëm të tij shihet kileani 59 vjeçar, Manuel Pelegrini, I cili ditë më parë dematnoi largimin e tij nga Malaga.

Monako kërkon Tevezin

Vetëm disa ditë pasi parlajmëruan ardhjen e Falkaos, drejtuesit e Monakos tani përgatisin edhe një ‘bombë tjetër të merkatos’ – angazhimin e Karlos Tevezit. Argjentinasi ka marrëveshje deri në vitin 2014 me Sitin, por është mjaft i intereuar që të vazhdojë të luajë në Francë. Para se gjithash, Tevez mund të përfitojë 10 milion në sezon duke mos paguar fare tatim. Presidenti i Monakos, Dimitri Ribovljev ende nuk ka nisur kontaktet zyrtare me Sitin, pasi më 22 maj do të jetë mbledhje e Bordit Drejtues të Monakos. Përpos Tevezit, Monako është i interesuar edhe për Zhao Moutinjos nga Porto.

Borusia D. gjen zëvendësimin e Getces

Në momentin që është mësuar se Mario Getze do të luajë për Bajern Munihun, drejtuesit e Borusia Dortmundit kërkojnë zëvëndësimin e tij. Zgjidhja e parë është Kristian Eriksen, i cili në mediat hoalndeze ka vërtetuar se janë filluar bisedimet dhe se skuadra gjermane është një mjedis i ri në të cilin mund të përparojë në karrierën e tij futbollistike. Erikseni ka shënuar 10 gola në këtë sezon për Ajaksin, ndërsa konkurent i vetëm i Dortmundit do të jetë Liverpulli, i cili që më parë është interesuar që Eriksenin të sjell në “Anfilld Roud”.

Roben kalon te Siti?


Sipas mediave britanike, Bordi i Mançester Sitit bëhet gati të vihet në lëvizje për të siguruar shërbimet e holandezit, Arjen Roben. Mesfushori i Bajern Mynih pritet të largohet nga Bavaria gjatë verës, pasi nuk bën pjesë në planet e Guardiolës për sezonin e ardhshëm pavarsisht performancës së shkëlqyer që ka bërë këtë sezon me bavarezët. Holandezi 29 vjeçar, që kushton rreth 15 milion euro, është viktima e parë e mbërritjes së Pep Guardiolës në klubin Bajern, pasi trajneri spanjoll nuk e sheh atë si pjesë të planeve të tij afatgjata dhe për këtë arsye ka shtyrë klubin të blejë Mario Gëtze. Loja individuale e mesfushorit dhe dëmtimet e tij të njëpasnjëshme janë dy problemet kryesore që sipas Guardiolës e bëjnë atë të papërshtatshëm  për idenë e tij rreth futbollit, ndaj holandezi do të jetë ndër sakrificat e para.

M. TH.

Shtoni në: Add to Facebook Facebook| Add to Twitter Twitter| |
image
Te fundit - Sport

“RIO 2016”- KOM ndau 11 bursa olimpike

Në përputhshmëri me programën olimpike për “RIO 2016”, Komiteti Olimpi i Maqedonisë, në bashkëpunim me Federatat amë sportive në vend, por edhe me Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ka siguruar 11 bursa për sportistët më të mirë të rinjë të vendit. Pesë nga këta do të marin nga 800 dollarë, ndërsa gjashtë prej tyre do të marrin nga 600 dollarë amerikan.
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Alsat-M