NAPOLI MË I MIRË SE CHELSEA
Me rezultat prej 3-1, Napoli e ka mposhtur Chelsean në takimin e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar të martën mbrëma në Stadio San Paolo. Në këtë përballje në fraksionin e dytë luajtën edhe dy futbollistët nga Maqedonia, Blerim Xhemaili dhe Goran Pandev….
Napoli – Çelzi 3:1 (1:1)
Laveci 38, 65, Kavani 45 – Mata 27
Vendasit bënë një paraqitje mahnitëse në gjysmën e parë duke dominuar tërësisht, mirëpo ishin mysafirët ata që shënuan të parët. Një gabim të Paolo Cannavaros, e shfrytëzoi Juan Mata për t’i kaluar Blutë në epërsi (27’). Mirëpo, fuqia e vendasve u dëshmua me anë të Ezequiel Lavezzit, i cili pranoi një top nga Edinson Cavani dhe me një gol të bukur e barazoi rezultatin (38’). Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+3), Gokhan Inler dërgoi një krosim të jashtëzakonshëm drejt Edinson Cavanit, i cili nuk fal. Ishte sërish dyshja, Edinson Cavani dhe Ezequiel Lavezzi, që ndërtuan golin e tretë. Uruguaiani e bëri të gjithë punën dhe ia pasoi topin argjentinasit, i cili nuk e pati të vështirë ta realizonte golin e dytë personal në këtë ndeshje (65’).
Xhemaili e Pandev në fushë
Nga minuta e 29 e fraksionit të dytë për skuadrën vendase luajti mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili, ndërsa në 6 minutat e fundit luajti edhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev.Ky rezultat e favorizon lehtësisht Napolin për të vazhduar tutje, megjithatë gjithçka është e hapur kur dihet emri i rivalit, i cili mund të përmbysë gjithçka në Stamford Bridge.
alsat-m.tv/sports (S.A)





Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Dërgoni komentin