KLICKO DO KETË RIMEC ME ÇISORA
Boksieri ukrainas Vitalij Kliçko, i cili të shtunën e mbrojti titullin e kampionit për peshat e rënda në versionin VBC, ka thënë sot se do ketë rimeç me sfiduesin e tij Derek Çisora. “Nuk ndjej nevojën edhe për një meç, por ai djaloshi meriton të dënohet me nok-aut”, ka thënë kampioni aktual botëror në versionin VBC. Britaniku të shtunën para dhe pas luftës tregoi inferioritetit e tij, kur u orvat të kompensojë dështimin në ring. Së pari vëllain e Vitalij – Vladimirin e lagu me ujë dhe më pas në press konferencë u rrah me David Hej. Britaniku sot iu kërkoi falje për incidentin e shkaktuar me bashkëkombësin e tij Hej. Ndryshe Çisoras për shkak të këtyre probleme të shkaktuara në Munih, po i kanoset pezullimi përjetë nga boksi. Këtë e paralajmëroi sekretari i federatës britanike të boksit Robert Smit
alsat-m.tv/sports (S.A)





Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Dërgoni komentin