Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët AAK-ja, Bekë Berisha, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se e ka poshtëruar partnerin e koalicionit qeverisës, LDK-në. Sipas tij, Kurtit nuk i intereson Amerika e as Evropa, por vetëm vetja e tij që të hyjë në histori. Ai tha se nuk e kupton pezmin e Vetëvendosjes me opozitën, kur kryetari i LDK-së Isa Mustafa është ai që po e rrëzon Qeverinë Kurti.

“Kryeministri taksën e hoqi, partnerin e poshtëroi, të gjithë po tenton për t’i përbaltur, nuk po i intereson Amerika, as Evropa, as partneri i koalicionit, as Vetëvendosja. Ky njeri është i dashuruar në vetvete, i intereson vetëm vetja. Çka e qysh e zë një vend në histori e qysh po më duket sonte është duke e marrë atë vend, por nuk ka për t’iu duhur asgjë, duke u ngutur të hyjë në histori me diçka. Nëse ju ka ‘kallë bishti dhelprës’ nuk është kallë krejt Kosova, ne prapë vazhdojmë, nuk është bërë nami, qetësohuni, merreni me qetësi. Në fund të fundit, profesor i nderuar është kah ju shkarkon, ne vetëm jemi duke ju këqyr”, tha Berisha.

Shpërndaj me

Loading...